Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Rama: Fronti i ri opozitar i strukur në çadër të vjetër

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Rama: Fronti i ri opozitar i strukur në çadër të vjetër

Kryeministri Edi Rama ka komentuar rreth deklaratave të dy liderëve opozitat së do të bashkohen së bashku për të luftuar qeverinë e tij të kapur nga krimi dhe droga. Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan “asgjë e re nga fronti i vjetër, përveç faktit që sot nuk janë më ca në çadër e ca me çadrën, po janë të gjithë brenda në çadër, me po ato maska që as skuqen as zverdhen kur i marrin shqiptarët për budallenj; me po atë paaftësi për të marrë përgjegjësi mbi vete, për katandisjen e institucionit të opozitës në një sharëtore publike; me po atë hipokrizi të skajshme të tërë këtyre viteve, si në pushtet e si në opozitë, ku vazhdojnë me po atë këngë të vjetër, të cilën e dëgjojnë vetëm shurdhët me veshët në rregull!”

Koalicioni madh opozitar u deklarua dje në media nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili i bëri thirrje të gjitha partive opozitare por jo vetëm. Kësaj thirrje iu përgjigj pozitivisht menjëherë po, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, e cila shkoj që mbrëmë në selinë pbu bashkë me kryetarin e grupit parlamentar të LSI-së, petrit Vasili.

Zhvillimet e fundit politike në vend, ku implikimi i emrit të ish-ministrit Saimir Tahirit nga Moisi Habilaj e Sabaudin Çelaj, dy trafikantët e drogës të arrestuar në Itali, kanë nxitur sulmin frontal të partive opozitare në vend.

 

Postimi i plotë i Ramës

ASGJË E RE NGA FRONTI 

Asgjë e re nga fronti i vjetër, përveç faktit që sot nuk janë më ca në çadër e ca me çadrën, po janë të gjithë brenda në çadër, me po ato maska që as skuqen as zverdhen kur i marrin shqiptarët për budallenj; me po atë paaftësi për të marrë përgjegjësi mbi vete, për katandisjen e institucionit të opozitës në një sharëtore publike; me po atë hipokrizi të skajshme të tërë këtyre viteve, si në pushtet e si në opozitë, ku vazhdojnë me po atë këngë të vjetër, të cilën e dëgjojnë vetëm shurdhët me veshët në rregull!

Ata s’duan as shtet serioz, as drejtësi të drejtë, as luftë me krimin e me plagët e trashëguara prej pushtetit të tyre të vjetër. Duan vetëm pushtet për vete, në një shtet si ai që na lanë copa e çika katër vjet më parë, me një drejtësi që komandohet prej pushtetit të tyre dhe një ekonomi që rritet vetëm në oborrin e tyre të pushtetit.

Ne jemi ndryshe dhe po luftojmë përditë që të bëjmë shtet, punë, mirëqenie për Shqipërinë që duam. Nuk jemi aspak të pagabueshëm. Nuk jemi aspak të paprekur nga sëmundjet e një çerekshekulli pa shtet, pa rregulla e norma dhe pa ndëshkueshmëri. Nuk jemi aspak një familje e përsosur, pa probleme e pa drurë të shtrembër në mesin tonë.

Por, ndryshe nga këta të Frontit të Çadrës së Vjetër, ne marrim përgjegjēsi për Shqipërinë dhe mbajmë përgjegjësi për çdo gjë që nuk e bëjmë mirë apo që del në dritën e realitetit si problem i yni.

Sot, kur e tërë opozita me kuç e me maç, u zhyt si front në çorbën e dy kriminelëve të arrestuar në Itali, është dita të kujtojmë se në 20 vitet e fundit, ka patur plot raste kur politikanë, deputetë e familjarë të tyre janë përfshirë në akuza publike. Disa herë akuzat kanë dalë të vërteta, disa herë jo. Por, ndryshe nga paraardhësi im, nuk mund të jem unë ai që përcakton fajin apo pafajësinë. Kjo është detyrë e sistemit të drejtësisë dhe është drejtësia që duhet të zbardhë deri në fund të vërtetën. Paraardhësi im në qeveri e çoi Shqipërinë buzë greminës vetëm e vetëm për të mbrojtur djalin dhe vajzën e tij. Lideri i sotëm i opozitës përdori një raport mjekësor për të djegur afatet e gjykimit për një akuzë të ngritur nga prokuroria për korrupsion. Por ne nuk jemi të gjithë njësoj. Ne jemi ata që punuam dhe luftuam për Vetingun dhe reformën në drejtësi (Ju kujtohet mirë besoj që të gjithë këta të frontit i kishim kundër e na bënë qepaze në sytē e Amerikës e të Europës!). Ne sot jemi plotësisht të angazhuar që Vetingu të bëhet deri në fund dhe drejtësia e re më në fund të vendoset. Për të gjithë, pa asnjë dallim.

Ndërkohë na vjen shumë mirë që të mbledhurit në front, nuk e përmendin më kanabisin si problem aktual. Dhe ndryshe nga ata që duan të përdorin muhabetet e kriminelëve, në luftën e tyre të dëshpëruar për pushtet, ne do të vijojmë luftën e nisur tanimë kundër rrjeteve kriminale dhe aseteve të perfituara nga krimi.

Në këtë luftë jemi bashkë me shqiptarët e arsyeshëm dhe me partnerët tanë strategjikë, prandaj do ta fitojmë siç fituam luftën e gjatë, të vështirë, me plot baltë e jo pak probleme brenda vetë Policisë së Shtetit, për çrrënjosjen e kanabisit nga toka jonë e për heqjen e kësaj njolle të vjeter turpi nga fytyra e Shqipërisë që duam.

Për aq kohë sa jemi në vijën e parë të luftës, kemi marrë parasysh edhe plagët, por edhe baltën, që sjell kjo betejë aspak e lehtë. Por ama ne nuk dorëzohemi dhe do të vazhdojmë të luftojmë krimin dhe kriminelët deri në fund, për Shqipërinë që duam.

Tags: Frontii rii strukurnë çadëropozitarramatë vjetër

TË LIDHURA

Zjarr në Devoll, një stallë shkrumbohet plotësisht nga flakët
Aktualitet

Zjarr në Devoll, një stallë shkrumbohet plotësisht nga flakët

20:05 | 11/08/2025
U kap me k*kainë në makinë, arrestohet në Itali 25-vjeçari shqiptar
Aktualitet

U kap me k*kainë në makinë, arrestohet në Itali 25-vjeçari shqiptar

19:38 | 11/08/2025
Zëvendëskryeministrja Balluku dhe Kumbaro në aksin rrugor Berat–Ballaban, ja kur përfundon
Aktualitet

Zëvendëskryeministrja Balluku dhe Kumbaro në aksin rrugor Berat–Ballaban, ja kur përfundon

18:49 | 11/08/2025
Next Post
Fellaini “tradhton” Manchester United, për klubin e milionave (Video)

Fellaini “tradhton” Manchester United, për klubin e milionave (Video)

Lëvizje në stafin teknik tek Partizani

Lëvizje në stafin teknik tek Partizani

Integrimi/Ambasadori britanik: Sekuestroni pasuritë e krimit

Integrimi/Ambasadori britanik: Sekuestroni pasuritë e krimit

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025
Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

19:40 | 05/08/2025




TË FUNDIT

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

by mirseda
22:41 | 11/08/2025
0

Një studim i fundit zbuloi se gratë përjetojnë dy herë më shumë stres nga bashkëshortët sesa nga...

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi

22:30 | 11/08/2025
Luis Enrique prek zemrat e të gjithëve: Finalja e Championsit më kujtoi vajzën time që nuk jeton më

Luis Enrique prek zemrat e të gjithëve: Finalja e Championsit më kujtoi vajzën time që nuk jeton më

22:20 | 11/08/2025
Zyrtare, Tirana përforcohet në sulm, afrohet lojtari

Zyrtare, Tirana përforcohet në sulm, afrohet lojtari

21:35 | 11/08/2025
U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

21:30 | 11/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com