Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka tha sonte se kemi një shtet të kapur nga krimi. Noka tha se makina e Saimir Tahirit nuk ka qenë e shitur. Ajo makinë ka qenë më imunitet diplomatik, Makina u bë me akt shitje pas denoncimit të Zaganit. Ai shtoi se këtë gjë PD-ja e denoncuar shumë herë deri më tani. Është rasti që shqiptarët të kuptojnë se PD nuk ka thënë asgjë të pa vërtetë deri tani.
Noka: Makina e Saimir Tahirit nuk ka qenë e shitur, ajo makinë ka qenë më imunitet diplomatik, Makina u bë më akt shitje pas denoncimit të Zaganit. Prokuroria italiane në hetimin e saj thotë që makina me targa AA003GB është futur dhe ka dalë disa herë në Itali për trafik droge. Habilajt flasin se shefi i tyre o që ata të bëjnë 20 milionë euro në muaj se shefi i tyre në Tiranë, Tahiri i do për fushatë.
Rama kërkon që të lajë duart si Pons Pilati, por nuk mund të lajë duart se është i zhytur vetë deri në fund.
Kemi një shtet të kapur nga krimi. Këtë gjë ne e kemi thënë dhe stërthënë deri më tani. Është rasti që shqiptarët të kuptojnë se PD nuk ka thënë asgjë të pa vërtetë deri tani.
Ky pushtet është me paratë që ka marrë nga ajo bandë. Dhe nuk është pushtet që ka ardhur si pasojë e blerjes së votave me paratë e drogës.