Jeta do të ishte shumë më pak problematike nëse do të kishim një fletë me këshilla që na tregojnë se çfarë duhet të bëjmë në situata të vështira.
Ti nuk mund të detyrosh dikë të të dojë
Njerëzit nuk janë të detyruar të të kthejnë domosdoshmërish dashurinë. Ju do ta kishit të vështirë të dashuronit dikë që ka rënë kokë e këmbë brenda me ju, nëse ai person nuk ju pëlqen. Ne duhet t’i trajtojmë ndjenjat dhe zgjedhjet e të tjerëve me respekt. Ju vetëm mund të përmirësoni veten dhe të bëheni më të mirë. Pastaj personi, dashurinë e të cilit po përpiqeni të fitoni, do të vendosë nëse jeni të denjë për ndjenjat e tyre.
Nëse ju duan, ju do ta ndjeni dashurinë e tyre
Ju gjithnjë e vini re nëse dikush ju veçon nga të tjerët, shpenzon më shumë kohë me ju, ju respekton dhe kujdeset për ndjenjat tuaja – pavarësisht se çfarë ndodh. Por nëse partneri juaj nuk ka kohë për ju, ka një arsye të fortë për të matur situatën dhe të mos përpiqesh ti justifikosh ata.
Për të dashur dikë tjetër duhet të duam së pari veten
Të duash veten nuk është egoizëm e as të vendosësh kurorën në kokën tënde: është respekti për dëshirat dhe ndjenjat e tua. Kjo do të thotë që kurrë nuk do të mund ta tradhtoni veten për hir të kënaqësive të dyshimta ose për t’i shërbyer dikujt që është indiferent ndaj jush. Të duash veten do të thotë të veproni me dinjitet në çdo situatë. Nëse dini se si ta doni veten, do t’i trajtoni edhe njerëzit e tjerë me dashuri dhe respekt dhe nuk do ta detyroni partnerin tuaj të bëjë diçka kundër vullnetit të tij.
Mos u kthe me dikë që është larguar më parë nga ju
Ky është një gabim i zakonshëm. Sado mizore mund të tingëllojë, askush nuk është i detyruar të të dojë përgjithmonë, pavarësisht nëse i keni dhënë 3 fëmijë apo keni ndërtuar një pallat të mbushur me diamante për të. Dhe nëse ndodh që ndjenjat ikin, mendoni se më të mirën e mundshme: t’i jepni fund historisë së vjetër dhe të filloni një të re apo të impononi veten për të qenë barrë e dikujt? (TIRANA TODAY)