Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Historitë më të pabesueshme që formësuan botën tonë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Historitë më të pabesueshme që formësuan botën tonë

Zakonisht mendojmë se e dimë mirë se çfarë ka ndodhur gjatë luftërave në histori, por në prapaskenë, ka pasur shumë histori për të cilat mund të mos keni dëgjuar kurrë. Më poshtë po rendisim vetëm disa nga historitë më të pabesueshme të luftërave, që në një mënyrë a tjetrën e kanë formësuar botën tonë.

Nazistët kishin një bazë sekrete në Arktik, për të ndërtuar armën bërthamore

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Adolf Hitleri mendonte se armët e zakonshme nuk ishin të mjaftueshme, për të korrur një fitore përfundimtare ndaj armiqve të Rajhut. Prandaj ai urdhëroi ndërtimin e një baze ushtarake sekrete, në mesin e akullit dhe dëborës në Arktik, për të zhvilluar armën bërthamore. Megjithatë, pas disa kohësh një komando prej 11 norvegjezësh e zbuluan bazën, dhe e hodhën atë në erë.

Vëllai anti-nazist i Hermann Goering

Hermann Goering, ishte një nga personazhet më famëkeqe të Luftës së Dytë Botërore. Ai qe një udhëheqës i lartë i Partisë Naziste, ndërsa shfaqte hapur pikëpamjet e tij antisemite. Por vëllai i tij mbajti një qëndrim krejtësisht të kundërt. Albert Goering ishte më i ri se Hermann, dhe nuk e fshihte faktin se binte dakord me të, Hitlerin dhe Partinë Naziste. Ai madje ia kushtoi jetën e tij shpëtimit të hebrenjve, duke folur kundër Partisë Naziste dhe madje ndikoi disi edhe tek vëllai i tij në raport me çështjen hebre.

Ushtari më i ri që fitoi medaljen e nderit në luftë

Ndërsa armiqtë po i afroheshin Gjermanisë muajt e fundit të Luftës së Dytë Botërore, në vend filloi rekrutimi i adoleshentëve në radhët e ushtrisë. Djem 15-16 vjeçarë u dërguan frontin e luftës, dhe shumë prej tyre vdiqën. Por një djalë u dëshmua thelbësor në një betejë 8-ditore për të rifituar kontrollin e qytetin Labuan në rajonin e Silezisë. Gjashtëmbëdhjetëvjeçari Will Hubner ishte personi më i ri të cilit iu dha Kryqi i Hekurt, për rolin e tij në atë betejë. Medalja iu dhurua personalisht nga vetë Hitleri, dhe ajo ishte një nga rastet e fundit ku Fyhreri u pa në publik.

Rrezet vdekjeprurëse të Nikola Teslës

Gjatë gjithë jetës së tij, shkencëtari i mirënjohur Nikola Tesla, frymëzoi zhvillimin e teknologjisë revolucionare. Në një rast ai frymëzoi japonezët (por jo për një qëllim dhe aq pozitiv). Në vitin 1934, Tesla deklaroi se kishte krijuar “rrezen e vdekjes”, që mund të shfaroste mijëra njerëz me një goditje të vetme. Natyrisht, Japonia e donte me ngulm këtë armë, prandaj perandori ngarkoi shkencëtarët vendas të përsërisnin shpikjen e Teslës. Sigurisht, ata e bënë këtë. Por kishte një problem. Që arma të funksiononte, shënjestrat e tyre duhej të qëndronin palëvizur për 5-10 minuta.

Shpërthimi hekurudhor në Soham

Në vitin 1944, Benjamin Gimbert dhe James Nightall po ngisnin një tren mallrash të mbushur përplot me eksplozivë. Në një moment ata e kuptuan se një nga vagonat kishte marrë flakë, ndaj u përpoqën të shkëputnin vagonin nga treni, por pa sukses – dhe ai shpërtheu.

Shpërthimi vrau punonjësit e hekurudhës, shkatërroi stacionin hekurudhor në Soham, por edhe një pjesë të linjës. Mrekullisht të dy burrat mbetën të palënduar nga shpërthimi, dhe arritën të  rindërtonin shumë shpejt linjën e dëmtuar. Autoritetet britanike i dhanë të dyve Kryqin e Xhorxhit.

Bashkëluftëtari mizor i Zhan D’Ark

Zhan D’Arka, është e njohur si nga gratë me sypatrembura të luftërave në histori. Ajo u shqua në Luftën Njëqindvjeçare midis Francës dhe Anglisë, dhe është një nga luftëtaret më të respektuara në histori. Megjithatë, shumë njerëz e harrojnë “vëllain e saj të armëve”, Zhill dë Rais. Zhan e konsideronte Raisin “si bashkëluftëtarin e saj më të egër” – dhe patjetër që ishte i tillë, por jo ndaj pushtuesve anglezë. Ndërsa luftonte përkrah Zhan D’Ark, Rais sakrifikoi duke therur në një altar rreth 140 fëmijë, në mënyrë që të ringjallte një demon.

Kinezët kudo me flamur me vete, për të mos u ngatërruar me japonezët

Nuk është sekret fakti që japonezët luajtën një rol të madh në Luftën e Dytë Botërore, dhe se për këtë arsye amerikanët i kishin neveri emigrantët japonezë në SHBA. Gjatë kësaj kohe, shumë kinezo-amerikanë, druheshin se do të ngatërroheshin për japonezë.Jete e tyre e përditshme u bë e vështirë, dhe ata u përpoqën të dallojnë veten nga fqinjët e tyre antipatikë. Por për shkak të rrethanave, s’kishin ndërmend të hiqnin dorë nga plazhi. Prandaj, shumë amerikanë me origjinë kineze, e vendosnin flamurit e Kinës afër çadrës që kishin ngulur në rërë, në mënyrë që të mos ngatërroheshin nga autoritetet amerikane.

Partia Naziste e Krishtlindjeve

Teksa Lufta e Dytë Botërore kishte mbërritur kulmin në vitin 1941, Adolf Hitleri vendosi të rithemelojë partinë e tij naziste, duke shpallur krijimin e Partisë së Krishtlindjeve. Meqë ideologjia naziste e denonconte Krishtlindjen si një festival, kjo e fundit u riquajt Julfest. Partia u përqendrua tek solstici dimëror dhe imponoi disa nga traditat më të rrepta gjermane plot me Svastika, perëndinë gjermane Odin, dhe rishkrimin e këngëve të Krishtlindjeve.

Hitleri ndaloi prodhimin e armëve biologjike

Gjatë viteve 1940, shkencëtarët gjermanë bënë përparime të mëdha në shkencën e armatimeve; mes të tjerash ata arritën të mësonin të prodhonin armë biologjike. Shkencëtarët më të njohur diskutuan se si të përdorin sëmundjet e rënda njerëzore, si kolera, tifoja dhe antraksi, si armë kundër Amerikës.

Por befas Hitleri e ndaloi këtë proces. Fyhreri ndaloi të gjithë përdorimin e armëve biologjike, dhe i urdhëroi shkencëtarët të pezullonin kërkimet e tyre. Asnjë historian nuk është edhe sot i sigurt, se përse udhëheqësi nazist veproi kështu, ndonëse shumëkush thotë se kjo ndodhi pasi ai besonte se shkenca ishte një komplot hebre.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: historiluftate pabesueshme

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Kukësi nuk i ndahet Skënderbeut, Kamza surpriza e kampionatit

Kukësi nuk i ndahet Skënderbeut, Kamza surpriza e kampionatit

Si lindën homoseksualët në qytetin e shkatërruar nga stuhia

Si lindën homoseksualët në qytetin e shkatërruar nga stuhia

Basha bën përgjegjës Ramën për skllavërimin e shqiptareve në Britani

Basha bën përgjegjës Ramën për skllavërimin e shqiptareve në Britani







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025




TË FUNDIT

Ish-truproja: Nanon e arrestuan padrejtësisht, Berisha e Meta i shkatërruan karrierën
Aktualitet

Ish-truproja: Nanon e arrestuan padrejtësisht, Berisha e Meta i shkatërruan karrierën

by mirseda
22:43 | 31/10/2025
0

Ish-truproja i Fatos Nanos, i ftuar në News24 ka treguar detaje nga jeta e ish-kryeministrit. Viktor Agolli...

Nëntori nis me temperatura të larta, fundjavë deri në 26°C

Nëntori nis me temperatura të larta, fundjavë deri në 26°C

22:11 | 31/10/2025
Balluku: 80% e trasesë së rrugës Elbasan-Qafë Thanë është hapur

Balluku: 80% e trasesë së rrugës Elbasan-Qafë Thanë është hapur

21:31 | 31/10/2025
FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon

FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon

21:28 | 31/10/2025
Trump akuzon Biden: “Kriminel, dështak dhe i shëmtuar! Duhet të ishte në burg.”

Trump akuzon Biden: “Kriminel, dështak dhe i shëmtuar! Duhet të ishte në burg.”

21:26 | 31/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com