Milano do të mbajë mend deri në derbin e radhës emrin e Mauro Icardit, i cili shënon hat-trik dhe vulos fitoren e derbit nga zikaltërit. Një derbi mjaft i bukur me një ritëm të jashtëzakonshëm, me pesë gola të shënuar dhe shumë raste të shpërdoruara. Padyshim derbit të Milanos po i kthehet lavdia e viteve më parë.
Ndeshja fillon mjaft mirë djemtë e Spalletit që kontrollojnë lojën dhe tentojnë të dalin në sulm. Pas disa tentativash për Icardin, që rezultojnë jo të mira pasi mbrojtja kuqezi ishte e pakalueshme dhe kishte mbuluar mirë çdo sulmues. Një kombinim mjaft i bukur mes Valeros dhe Candrevas, nxjerr këtë të fundit para zonës së Donnarummës me një hapësirë të vigël ku italiani godet me të djathtën dhe topi prek traversën. Milan përpiqet të reagojë me Suso e Silvan, por dyshja Skrinar-Miranda janë një mur i vërtetë në këtë pjesë të parë. Në minutën e 28’ një top i fituar mjeshtërisht nga Valero, kalon në këmbët e Dambrosio i cili nis menjëherë Candrevan në krah. Ky i fundit sheh shkëputjen e Icardit dhe hedh një top të ulët në zonë, ku argjentinasit i mjafton një devijim i lehtë për ta dërguar në rrjetë. Inter në avantazh dhe Milanpërpiqet të organizohet, por pa sukses pasi janë sërish zikaltërit që rrezikojnë më shumë për të shënuar me Perisic, por Mussachio e bllokon atë goditje që mund të dyfishonte rezultatin.
Pjesa e dytë nis mjaft mirë për kuqezinjtë e Montellas të cilët rrisin shumë presionin dhe hedhja në fushë e Cutrone i lejon të sulmojë më shumë. Krijojnë disa raste me Bonaventurën dhe suson por Handanovic duket në ditë mjaft të mirë. Një zbritje e mirë e Borinit që pason për Suso, ky i fundit fiton pak terren edhe pse nga një distancë e konsiderueshme godet me të majtën dhe topi shkon në anën tjetër të portës ku portieri nuk mund të bënte asgjë. Barazohet gjithçka dhe Milan hidhet sërish në sulm në euforinë e goli. Pot 8 minuta pasi shënojnë Icardi vjedh një top në mesi e fushës dhe pason për kroatin Perisic, i cili depërton në zonë dhe pason sërish për Icardini i cili me një goditje në ajër dërgon topin në rrjetë. Një improvizim prej bomberi të vërtetë ai i Icardit tek goli i dytë. Kuqezinjtë nuk i humbin shpresat dhe vazhdojnë sulmojnë duke krijuar shumë por pa konkretizim. Montella hedh në fushë edhe Lokatelin duke krijuar një dyndje në sulm për të mos pranuar humbjen. Në minutën e 81’ është borini që kroson në zonë dhe topi kalon gjithë pasqyrën e portës, Bonalventuar vjen dhe godet direkt drejt portës, Handanovic e pret në moment të parë por më pas rreshket bashkë me topin në portë. Spalleti hedh në fushë Eder për të rritur fuqinë në sulm, ky i fundit sapo inkuadrohet në lojë humb një rast mjaft të pastër duke fituar një goditje këndi. Krosimi i kësaj goditje këndi sjell edhe një faull në zonë nga Rodrigues nga Gagliardinit dhe Inter fiton 11-metërsh. Icardi merr përsipër ekzekutimin dhe nuk gabon, por shënon dhe golin e tretë personal dhe të fitores.
https://www.youtube.com/watch?v=6vb6doVgb-s&ab_channel=PremiumSintesi2