Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Shpërthen Idrizi: Federatën do ta çoj në prokurori

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Shpërthen Idrizi: Federatën do ta çoj në prokurori

Histori burracakësh, e cilëson Sinan Idrizi “hakmarrjen” që mund të bëjë FSHF ndaj Flamurtarit. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, administratori Idrizi tha se të gjithë duhet të durojnë deri në mars, pasi një erë e re pritet që të fryjë në futbollin shqiptar.

Idrizi i cilëson tendencioze vendimet dhe qëndrimet e gjyqtarëve ndaj Flamurtarit. Idrizi i referohet në këtë reagim çështjes së penalltisë në Shkodër. “Nëse kjo është hakmarrje, atëherë është një hakmarrje burracakësh. Por unë vazhdoj që t’i qëndroj asaj që është gabim njerëzor nga arbitri. Kur luhet me Flamurtarin nuk dallojnë dot qartë vijat, ngjyrat. Janë problemet e tyre, janë probleme mendore. Pastaj, nëse është hakmarrje është ordinere dhe lojë burracakësh.

Por deri në mars do presim, nuk kemi çfarë të bëjmë tani. Të jenë të durueshëm të gjithë, ekipi, tifozët, lojtarët. Këta zotërinjtë nuk kanë jetën tonë në dorën e tyre. Tigrat prej letre nuk trembin njeri te ne. Nuk kanë kë frikësojnë. Po ishte se trembin njeri të gjejnë një tjetër, por nuk besoj se trembin njeri në Vlorë.

Penalltia e Vllaznise

Kjo është histori burracakësh. Javë për javë 3-4-5 penallti kundër Flamurtarit. Unë u bëj thirrje tifozëve vlonjatë që, deri në mars, të jenë të durueshëm. Pastaj do të fryjë një erë e re në kampionatin shqiptar në muajin mars”, tha fillimisht Idrizi.

BETEJA LIGJORE – Administratori Sinan Idrizi thotë se javën që vjen do të çojë në prokurori FSHF-në. Idrizi bën me dije se për këtë çështje mbrëmë ka zhvilluar një takim edhe me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj. “Unë me FSHF do të kem një betejë ligjore. Maksimumi javën tjetër hapet gjyqi ndaj FSHF. Sot (dje) në darkë do të takoj ministrin e Financave. Do ta informoj ministrin se Flamurtari nuk paguan më tatime.

Imazh i ngjashëm

Kjo do të jetë edhe një protestë civile ndaj atyre që mendojnë se jetën e futbollistëve vlonjatë e kanë në dorën e tyre. Rasti i fundit. Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve nuk njohu 27 mijë euro që ne i kishim detyrim për Gjokën t’i derdhnim në degën e Tatimeve, por thotë që paguheni në llogarinë e Gjokës këtë shumë.

Atëherë unë nuk paguaj më. Unë do t’i denoncoj në prokurori të gjithë, nga zotëria në fjalë që ka iniciuar procesin e deri te grupi i Rozafës dhe sekserët ordinerë. Këtë çështje duhet ta zgjidhë shteti shqiptar. Nuk mund të bësh luftë kundër informalitetit, kundër kioskave të Shqipërisë dhe, nga ana tjetër, FSHF të jetë nxitësja dhe përkrahësja më e madhe e informalitetit në futboll. Unë nuk e paguaj shumën e Gjokës.

Rezultate imazhesh për sinan idrizi

Nëse shteti shqiptar nuk na bashkohet në luftën kundër informalitetit, atëherë nuk kemi çfarë të themi më. Nuk ka shanse që të ketë Gjoka 50 mijë euro kontratë me mua bruto, të ketë marrë 30 mijë euro, të kem paguar 27 mijë euro unë tatime dhe ti të gjesh një batakçi sekser ordiner që fshihet pas kamerave televizive dhe komenton Flamurtarin, atëherë nuk kemi më çfarë të bëjmë. Këtij grupi ordinerësh duhet t’i japim fund. Pasi nëse vijojmë prapë në Vlorë me histeri skafistësh, atëherë nuk kemi më gjë në vijë”, tha administratori.

VLERËSIMI- Sinan Idrizi vlerëson paraqitjen e ekipit në këto ndeshje të para të kampionatit. “Ekipi po reagon shkëlqyer, po luan mirë në fushë. Mua kjo më pëlqen, të tjerat janë histori më vete.

Image may contain: one or more people, stadium and outdoor

Futbollistët po respektojnë fanellën dhe mua kjo më intereson. Siç e kam thënë, respektimi i fanellës është një ndër objektivat kryesorë për mua. Këtë gjë deri më tani lojtarët po e bëjnë dhe po tregohen profesionistë”, përfundoi Idrizi.

Tags: Federatënidriziprokurorishperthen

TË LIDHURA

Shkëlqen Pajaziti, shënon supergol në Kroaci
Sport

Shkëlqen Pajaziti, shënon supergol në Kroaci

19:53 | 07/04/2026
Iran kërcënon për Botërorin, “nuk luajmë në United States”, Italia nuk përfiton
Sport

Iran kërcënon për Botërorin, “nuk luajmë në United States”, Italia nuk përfiton

18:00 | 07/04/2026
Revolucion tek United, 8 lojtarë largohen në verë, Maguire rinovon
Sport

Revolucion tek United, 8 lojtarë largohen në verë, Maguire rinovon

12:33 | 07/04/2026
Next Post
Ahmetaj: Ulim papunësinë me 4%, tërheqim investimet e huaja

Ahmetaj: Brenda 100 ditësh mbi 110 mijë dokumente do ofrohen online

Rrëfimi ndryshe i Panuccit për “gruan e jetës”, De Biasin dhe Kombëtaren (Video)

Rrëfimi ndryshe i Panuccit për “gruan e jetës”, De Biasin dhe Kombëtaren (Video)

UNESCO/ Menaxhoi kulturën franceze, tani pretendon të drejtojë atë botërore

UNESCO/ Menaxhoi kulturën franceze, tani pretendon të drejtojë atë botërore







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme
Bota

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme

by mirseda
22:39 | 07/04/2026
0

Papa Leoni tha këtë të martë, 7 prill, tha se kërcënimet ndaj popullsisë së Iranit janë “të...

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani paralajmëron SHBA-në në OKB: Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për krime lufte

Irani paralajmëron SHBA-në në OKB: Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për krime lufte

21:45 | 07/04/2026
Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

21:43 | 07/04/2026
Alarm në Lindjen e Mesme: Gjermania dhe Holanda u kërkojnë qytetarëve të largohen nga Emiratet Arabe

Alarm në Lindjen e Mesme: Gjermania dhe Holanda u kërkojnë qytetarëve të largohen nga Emiratet Arabe

21:32 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com