Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Turqia “i tërheq veshin” Shqipërisë: Lënë të lirë personat e akuzuar për terrorizëm

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Turqia “i tërheq veshin” Shqipërisë: Lënë të lirë personat e akuzuar për terrorizëm

Ambasada turke në Tiranë ka reaguar përmes një deklarate për lirimin e shtetasit turk një ditë më parë nga Gjykata e Durrësit. 

Duket se kjo sjellje e gjykatës po shkakton një përplasje diplomatike mes Ankarasë dhe Tiranës zyrtare. Ambasada turke thotë se është shumë e zhgënjyer nga dy vendimet, sipas saj skandaloze, të Gjykatës së Durrësit.

Ambasada turke e cilëson këtë rast një shembull shumë të keq të luftës kundër terrorizmit, teksa argumenton përse shtetasi Muhammet Yasir Aydoğmuş duhet të qëndronte në burg dhe më pas të ekstradohej në Turqi. Ambasada shton gjithashtu se shtetasi turk përbën edhe një kërcënim për sigurinë kombëtare të Shqipërisë, pasi ai është një person që akuzohet për terrorizëm. Gjyqtarët që morën vendimin për lirimin e shtetasit turk janë Eda Kaja dhe Petraq Curri.

Ky i fundit është i njohur për publikun edhe si gjyqtari që liroi bosin e drogës të kërkuar nga Italia, Alket Hatija. Siç raportoi Lapasi.al një ditë më parë, për lirimin e shtetasit turk nga Gjykata e Durrësit kishte ndërhyrë edhe Parlamenti Europian përmes një letre të dërguar me uergjencë nga Monica Macoevi, transmeton lapsi. Ajo kërkonte lirimin e Muhammet Yasir Aydoğmuş me argumentin se atij i rrezikohej jeta në Turqi.

Më poshtë deklarata e plotë e Ambasadës Turke në Tiranë.

Së pari, më 8 tetor të dielën, Muhammet Yasir Aydoğmuş dhe familja e tij u arrestuan për shkak të përdorimit të pasaportave të falsifikuara turke në Durrës. Ata u përpoqën të kalonin Italinë duke përdorur dokumente të falsifikuara të udhëtimit, që është një krim i dënushem deri në 5 vjet burg sipas nenit 189 të ligjit penal shqiptar. Megjithatë, më 11 tetor 2017, Gjykata e Durrësit vendosi të lironte Muhammet Yasir Aydoğmuş në këmbim të një shume shumë qesharake parash. Padyshim që këto pasaporta ishin produkte të krimit të organizuar transnacional. Pra, vendimi i parë tregoi se përdorimi i pasaportave të falsifikuara që prodhohen nga rrjetet e organizuara kriminale nuk kanë sanksione në praktikë dhe të huajt që përdorin pasaportat false janë të lira dhe të mirëpritura në Shqipëri.

Së dyti, është e rëndësishme që Muhammet Yasir Aydoğmuş akuzohet se është anëtar i një organizate terroriste të armatosur në Turqi, përkatësisht FETÖ. Të gjithë publiku shqiptar dëshmitar i asaj që ndodhi në Turqi më 15 korrik 2016. Kjo organizatë e armatosur vrau 250 qytetarë turq dhe plagosi mijëra. Ekziston një urdhër arresti i gjyqtarit turk kundër tij. Pra, bazuar në Konventën Evropiane për Ekstradimin, kërkuam nga autoritetet shqiptare që ta arrestonin atë provizor për 40 ditë. Ne kemi ofruar të gjitha dokumentet e nevojshme.

Megjithatë, përsëri, një gjyqtar tjetër në Durrës mohoi kërkesën tonë për ekstradim me një vendim skandaloz dje (13 tetor). Ne besojmë se kjo është në kundërshtim me Konventën në fjalë, ku Shqipëria dhe Turqia janë pjesë e saj dhe e cila është gjithashtu pjesë e bashkëpunimit tonë dypalësh gjyqësor.

 Dhe është gjithashtu një shembull shumë i keq për luftën kundër terrorizmit.

I dyshuari për terrorizëm Muhammet Yasir Aydoğmuş dhe avokati i tij u përpoqën të politizojnë rastin dhe gjyqtari i Durrësit ra lehtë në këtë kurth. Tani një i dyshuar për terrorizëm, duke përdorur pasaporta të falsifikuara të cilat ai ka marrë nga kriminelët e organizuar është i lirë në Shqipëri. Ne besojmë se kjo situatë është gjithashtu kundër sigurisë kombëtare të Shqipërisë. Nëse dyshohet për terrorizëm, duke përdorur pasaporta të falsifikuara u jepet liria për të udhëtuar në territoret shqiptare, kjo do të thotë se kjo kërcënon sigurinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ai hap rrugën për më shumë të dyshuar për terrorizëm dhe inkurajon të dyshuarit për terrorizëm që të veprojnë dhe të bashkëpunojnë me rrjetet kriminale.

Tags: e akuzuari tërheqLënëMuhammet Yasir AydoğmuşpersonatShqipërisëtë lirëTerrorizemTurqiaveshin

TË LIDHURA

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim
Aktualitet

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026
Prag Pashke, katolikët përkujtojnë Udhën e Krishtit në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë
Aktualitet

Prag Pashke, katolikët përkujtojnë Udhën e Krishtit në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë

21:08 | 03/04/2026
Bordi i Transparencës ul akcizën 20%, hyjnë në fuqi çmimet e reja të karburantit.
Aktualitet

Bordi i Transparencës ul akcizën 20%, hyjnë në fuqi çmimet e reja të karburantit.

20:41 | 03/04/2026
Next Post
Tirana 4 fitore radhas/ Ze Maria: Funksionon çdo repart si duhet

Tirana 4 fitore radhas/ Ze Maria: Funksionon çdo repart si duhet

Heynckes i gjen ‘ilaçin’ bavarezëve (Video)

Heynckes i gjen ‘ilaçin’ bavarezëve (Video)

(Foto+video) Angli, bandat shqiptare ngrenë fabrikë kanabisi, arrestohen 9 persona

(Foto+video) Angli, bandat shqiptare ngrenë fabrikë kanabisi, arrestohen 9 persona







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.
Bota

Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

by mirseda
22:12 | 03/04/2026
0

Në Romë, në ambientet e Colosseut u mbajt ceremonia e “Udhës së Kryqit” të së Premtes së...

Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

21:43 | 03/04/2026
Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

21:21 | 03/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026
Prag Pashke, katolikët përkujtojnë Udhën e Krishtit në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë

Prag Pashke, katolikët përkujtojnë Udhën e Krishtit në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë

21:08 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com