Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Maqedoni, zgjedhjet lokale pritet të kthehen në referendum

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Maqedoni, zgjedhjet lokale pritet të kthehen në referendum

Dhjetë muaj pas zgjedhjeve parlamentare, qytetarët e Maqedonisë të dielën sërish dalin në votime. Këtë radhë për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe këshilltarët në 80 komuna dhe në kryeqytetin e vendit Shkup.

Udhëheqësit e partive politike edhe këtë herë qytetarëve ua kanë imponuar domethënien “historike” dhe “vendimtare” të zgjedhjeve. Ndaj në vend të problemeve lokale, më shumë ata janë përqendruar në çështjet kombëtare dhe ardhmërinë e shtetit: kontestin e emrit me Greqinë, integrimin e vendit në BE dhe NATO dhe të drejtat e bashkësisë shqiptare.

Partia në pushtet Lidhja socialdemokrate LSDM fushatën po e zhvillon në emër të ndryshimeve të filluara në zgjedhjet parlamentare me moton “Jetë për të gjithë”. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetar i Socialdemokratëve në fushatë bën thirrje për mposhtjen përfundimtare të gruevizmit-duke nënkuptuar  liderin djathtist të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, i cili 10 vite me radhë ka qenë në krye të qeverisë. Gruevski dhe partia e tij në të gjitha zgjedhjet në Maqedoni nga viti 2006 ka fituar, ndërsa kuadrot e VMRO-DPMNE-së gjatë 4 viteve të kaluara kanë drejtuar 56 nga gjithjsej 81 komunave në Maqedoni. LSDM ka udhëhequr vetëm në 4 komuna.

VMRO-DPMNE fushatën është duke e përqëndruar në thirrjen drejtuar qytetarëve për t’i dhënë fund “errësirës”, të cilën po e nxit LSDM-ja dhe njëherësh paralajmëron një “epokë të re”.

Kyçi për qeveri të re

Porositë dramatike si të njërës po ashtu edhe palës tjetër, nuk janë të rastësishme. Për socialdemokratët këto zgjedhje janë test i parë i rejtingut pas formimit shumë të vështirë të qeverisë së bashku me dy parti politike shqiptare. “Për LSDM, muaji i mjaltit për tolerancën e pakusht të elektoratit, përfundon me ndryshimet në nivelin lokal, dhe ata pas kësaj patjetër duhet të përballen me zvogëlimin e tolerancës dhe rritjen e pritshmërisë së elektoratit”, thotë për DW analisti politik nga Shkupi, Petar Arsovski. Rezultati i zgjedhjeve lokale do të mund ta përcaktonte drejtimin nga do të lëvizte në të ardhmen qeveria e krymenistrirt Zoran Zaev, si në periudhën e shkurtër poashtu edhe në atë të mesme. Nëse partia e tij fiton në zgjedhjet lokale, kjo Zaevit do t’i mundësonte hapjen e rrugës që në muajt e ardhshëm të fokusohet në reformat rrënjësore në sferën e sigurisë dhe gjyqësisë, të cilat kërkohen nga BE-ja.

Gjithashtu kjo do t’i mundësonte kryeministrit edhe një përkushtim më energjik në zgjidhjen e çështjes rreth emrit me Greqinë, problem ky që mbetet pengesë kryesore për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO. Sipas disa informatave jozyrtare, kjo do t’i mundësonte LSDM-së që në maj ose shtator të vitit të ardhshëm të organizojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, në të cilat Zaev do të tentonte edhe më shumë të ulë apo dobësojë ndikimin e VMRO-DPMNE-së në parlament dhe njëkohësisht për vete të sigurojë një shumicë më komode.

Humbja eventuale e socialdemokratëve në këto zgjedhje lokale do të jetë një goditje e rëndë për agjendën reformuese të qeverisë së re dhe hyrje në një politikë të re jo të qëndrueshme të vendit. Njëkohësisht ky është edhe rasti i fundit për Gruevskin ta mbajë timonin e partisë së tij dhe të bllokojë thirrjet gjithnjë më të zëshme për reforma brenda partisë VMRO-DPMNE.

“VMRO-DPMNE pas zgjedhjeve duhet patjetër të përballet me ndryshimet brenda partisë dhe ristrukturimit të saj, si dhe me largimin e një mase të mirë votuesish, të cilët deri më tani kanë qenë të lidhur me partinë vetëm për shkak të motiveve klienteliste”, thotë Arsovski.

Vota e shqiptarëve vendimtare

Hulumtimet parazgjedhore tregojnë për një garë tejet të ngushtë, e cila do të përcaktohet nga votat e shqiptarëve. Kjo para së gjithash vlen për zgjedhjet në qytetin e Shkupit dhe për komunat më të mëdha të saj. Anketa e fundit e agjencionit Brima tregon se mbi 50% e shqiptarëve në Shkup përkrahin kandidatin e socialdemokratëve për kryetar komune. Kjo nuk është ndonjë befasi e madhe nëse dihet fakti se VMRO-DPMNE gjatë viteve të fundit ka udhëhequr një fushatë të rreptë anti-shqiptare dhe nacionaliste duke kritikuar paralajmrimet e qeverisë për miratimin e ligjit të ri, me të cilin gjuha shqipe do të bëhej gjuhë zyrtare në tërë territorin e Maqedonisë. Por, befasia më e madhe ka ndodhur kur në mes të fushatës janë paraqitur postera dhe pllakate të kandidatëve të VMRO-DPMNE-së dhe të vetë Gruevskit në gjuhën shqipe. Për disa ky ka qenë tentim i të pashpresit për të shpëtuar nga humbja në zgjedhje ndërsa për disa të tjerë hap i shkëlqyeshëm taktik.

Rezultatet e këqija të gardës së vjetër

Rezultatet e para nga zgjedhjet lokale do të dihen më 15 tetor në mbrëmje. Nga ana tjetër, rezultatet nga qeverisja e deri tanishme në komuna është i palakmueshëm. Sipas anketës së Institutit Republikan Ndërkombëtar IRI, 50% e qytetarëve janë deri diku ose shumë të pakënaqur me punën e kryetarëve të komunave, ndërsa 46% janë të pakënaqur me punën e administratës lokale. Dhe derisa politikanët bëjnë garë me politika të niveleve të larta, shumë komuna të Maqedonisë kanë problem me furnizim me ujë, energji, me infrastrukturën rrugore, me ndotjen e ambientit. Ndaj kandidatët për kryetarë të komunave dhe këshillave komunal pothuajse në të gjitha qytetet gjatë fushatës kanë premtuar “hapësira të reja të gjelbra” dhe zvogëlimin e ndotjes së mjedisit”. Duke pasur parasysh se çka është realizuar në komunat në periudhën prej 2013 deri 2016 është pikëpyetje se qytetarët a do t’u besojnë premtimeve të reja “të ëmbla”. Sipas hulumtimit të ekipit të gazetarëve të BIRN-Maqedoni, në mandatin e kaluar kryetarët e komunave në Maqedoni nuk i kanë realizuar as gjysmën e premtimeve të tyre kur bëhet fjalë për objektet kapitale, kështu që nga planifikimi i 762,6 milionë eurove për investime kapitale, janë realizuar vetëm 356,4 milionë euro, ose 46,7% nga planifikimi.

Karakteristikë e këtyre zgjedhjeve në Maqedoni është edhe dallimi i madh sa i përket barazisë gjinore. Vetëm 15 gra janë në mesin e kandidatëve për kryetarë komunash, që paraqet 5,7% nga numri i përgjithshëm prej 260 kandidatëve. Numri më i madh i kryetarëve të komunave do të dihet pas mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve, të cilat do të duhet të mbahen më 29 tetor.

Tags: kthehenlokalemaqedonipritetreferendumZgjedhjet

TË LIDHURA

Vrasja në Nikël: Zbulohet lidhja mes viktimës dhe autorit, përplasje disa ditë para krimit
Aktualitet

Vrasja në Nikël: Zbulohet lidhja mes viktimës dhe autorit, përplasje disa ditë para krimit

20:48 | 10/04/2026
FOTO/ Trupi i pajetë u gjet në kodrat e Niklës, ky është Artur Çangu, u vra me armë zjarri
Aktualitet

FOTO/ Trupi i pajetë u gjet në kodrat e Niklës, ky është Artur Çangu, u vra me armë zjarri

20:43 | 10/04/2026
Korça kremton të Premten e Zezë
Aktualitet

Korça kremton të Premten e Zezë

20:07 | 10/04/2026
Next Post
Një mënyrë e thjeshtë për të fituar besimin e bashkëbiseduesit

Një mënyrë e thjeshtë për të fituar besimin e bashkëbiseduesit

Alarmohet Xhafaj: Po na godasin bandat dhe nuk po arrestojmë dot autorët (VIDEO)

Alarmohet Xhafaj: Po na godasin bandat dhe nuk po arrestojmë dot autorët (VIDEO)

ECFR: Në Shqipëri lulëzon droga dhe pastrimi i parave. Klanet mafioze po lajnë hesapet me njëri-tjetrin. Rama i ka përkeqësuar gjërat   

ECFR: Në Shqipëri lulëzon droga dhe pastrimi i parave. Klanet mafioze po lajnë hesapet me njëri-tjetrin. Rama i ka përkeqësuar gjërat  







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel
Bota

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

by mirseda
22:10 | 10/04/2026
0

Ka vdekur në moshën 79-vjeçare, ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës....

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

22:04 | 10/04/2026
Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

21:20 | 10/04/2026
Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

21:13 | 10/04/2026
Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

21:06 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com