Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Mikhail Gorbaçov: Ju tregoj si mund të shmanget Lufta e Tretë Botërore Nukleare

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Mikhail Gorbaçov: Ju tregoj si mund të shmanget Lufta e Tretë Botërore Nukleare

Ish-lideri i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçov, thekson se Lufta e Tretë Botërore mund të shmanget vetëm përmes dy superfuqive si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia. Në një analizë për “Washington Post”, Gorbaçov shpjegon se mënyra e vetme që bota të mos shkatërrohet nga një luftë nukleare, është takimi i një niveli të lartë midis SHBA-ve dhe Rusisë. Ai sugjeron që në këtë takim palët të përqendrohen në reduktimin e armëve bërthamore dhe forcimin e stabilitetit strategjik. Nëse bie sistemi i kontrollit të armëve bërthamore, që sipas tij, ka gjasa të ndodhë, pasojat do të ishin katastrofike.  Për këtë arsye, Gorbaçov thekson se dy fuqitë më të mëdha bërthamore duhet të marrin përsipër përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre.

Analiza e plotë:

Ky dhjetor, do të shënojë 30-vjetorin e nënshkrimit të traktatit midis Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara, për eliminimin e raketave bërthamore me rreze të mesme dhe të shkurtër. Ajo marrëveshje, shënoi fillimin e procesit të reduktimit radikal të arsenaleve bërthamore, e cila u pasua nga traktatet strategjike për zvogëlimin e armëve të viteve 1991 dhe 2010, dhe marrëveshjet që zvogëlojnë numrin e armëve bërthamore taktike.

Shkalla e rëndësisë së procesit të nisur në vitin 1987, dëshmohet nga fakti se si Rusia dhe Shtetet e Bashkuara raportuan në Konferencën e Shqyrtimit të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve në vitin 2015, se 80 për qind e armëve bërthamore të grumbulluara gjatë Luftës së Ftohtë, ishin ç’aktivizuar dhe më pas shkatërruar.

Një fakt tjetër i rëndësishëm, është se pavarësisht nga përkeqësimi serioz i marrëdhënieve dypalëshe kohët e fundit, të dyja palët janë duke respektuar marrëveshjet strategjike të armëve. Megjithatë, Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF), ndodhet është në rrezik. Ai është provuar të jetë lidhja më e ndjeshme në sistemin e kufizimit, dhe zvogëlimit të armëve të shkatërrimit në masë. Ka pasur apele nga të dyja anët për rrëzimin e marrëveshjes.

Pra, çfarë po ndodh, cili është problemi, dhe çfarë duhet të bëhet? Të dyja palët kanë ngritur çështje të pajtueshme, duke akuzuar njëra-tjetrën për shkeljen apo anashkalimin e dispozitave kyçe të traktatit. Të mos qenit në brendinë e situatës, dhe mungesa e një informacioni më të plotë, e bën të vështirë të vlerësohen këto akuza. Por një gjë është e qartë: problemi ka një aspekt politik, po ashtu edhe teknik. U takon udhëheqësve politikë që të marrin masa.

Prandaj unë po u bëj thirrje presidentëve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Marrëdhëniet midis dy kombeve ndodhen në një krizë të rëndë. Duhet të kërkohet një rrugëdalje, dhe ekziston një mjet i mirë-testuar për arritjen e saj:një dialog i bazuar në respektin e ndërsjellë. S’do të jetë e lehtë të tejkalohet ngërçi mbi shumë çështjeve nga të dyja anët.

Por dialogu nuk qe i lehtë as tre dekada më parë. Edhe ai kishte kritikët dhe sabotuesit e vet, të cilët u përpoqën ta dështonin atë. Në analizën fundore, ishte vullneti politik i udhëheqësve të dy kombeve, ai që u dëshmua vendimtar. Dhe kjo është ajo që nevojitet edhe tani. Kjo është ajo që qytetarët dhe njerëzit tanë në të dyja vendet, presin nga presidentët e Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Unë i bëj thirrje Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, të përgatisin dhe mbajnë një samit të nivelit të lartë për të diskutuar të gjithë gamën e çështjeve.

Është larg nga të qenit e zakonshme, që presidentët e fuqive të mëdha bërthamore të takohen vetëm në “kuadër” të samiteve ndërkombëtare. Shpresoj që procesi i përgatitjes së këtij samiti të ketë nisur tashmë. Unë besoj se samiti duhet të përqendrohet mbi problemet e reduktimit të armëve bërthamore dhe forcimin e stabilitetit strategjik.

Nëse bie sistemi i kontrollit të armëve bërthamore, siç rrezikon të ndodhë nëse nuk përtërihet Traktati i INF-it, pasojat, të drejtpërdrejta dhe të tërthorta, do të jenë katastrofike. Sa më shpejt që armët bërthamore të vendosen në kufij, aq më të rrezikshme janë ato: Ka më pak kohë për të marrë një vendim, dhe një rrezik më të madh për gabime katastrofike.

Dhe çfarë do të ndodhë me Traktatin e Mospërhapjes Bërthamore, nëse rifillon gara e armëve bërthamore? Kam frikë se do të pushojë së ekzistuari. Ndërkohë nëse Traktati i INF-it ruhet, do të dërgojë një sinjal të fuqishëm për botën, se dy fuqitë më të mëdha bërthamore janë të vetëdijshme për përgjegjësinë e tyre, dhe se i marrin seriozisht detyrimet e tyre.

Gjithkush do të marrë frymë i lehtësuar, dhe marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara më në fund do të normalizoheshin. Unë jam i bindur se përgatitja e një deklarate të përbashkët presidenciale, mbi angazhimin e dy shteteve ndaj Traktatit të INF-së, është një objektiv realist.

Njëkohësisht, mund të zgjidhen gjithashtu edhe çështjet teknike; për këtë qëllim, komisioni i përbashkët i kontrollit sipas Traktatit të INF mund të rifillojë punën e tij. Unë jam i bindur se me një shtysë nga ana e dy presidentëve, gjeneralët dhe diplomatët do të jenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje.

Ne jetojmë në një botë të trazuar. Është veçanërisht shqetësuese që marrëdhëniet ndërmjet fuqive të mëdha bërthamore, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, janë bërë një burim serioz tensionesh, dhe pengje për politikën e brendshme. Është koha t’i rikthehemi raporteve të shëndosha. Jam i sigurt që edhe kundërshtarët më të paepur të normalizimit të marrëdhënieve SHBA-Rusi, nuk do të guxojnë t’i kundërshtojnë dy presidentët.

Këta kritikë nuk kanë argumente nga anën e tyre, sepse vetë fakti që Traktati i INF-së ka qenë në fuqi për 30 vjet, dëshmon se ai u shërben interesave të sigurisë së të dyja vendeve tona dhe mbarë botës. Në çdo nismë, është e rëndësishme të hidhet hapi i parë. Në vitin 1987, hapi i parë në këtë proces të vështirë, por thelbësisht të rëndësishëm për çlirimin e botës nga armët bërthamore, ishte Traktati i INF-së. Sot, ne përballemi me sfidën e dyfishtë të parandalimit të rënies së sistemit të marrëveshjeve bërthamore, dhe përmbysjes së spirales rënëse në marrëdhëniet SHBA-Rusi. Është koha që të hidhet hapi i parë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: botëroreLufta e TretëMikhail GorbaçovmundNuklearetë shmangettregoj

TË LIDHURA

Të shtëna me armë zjarri në një universitet në SHBA, 2 të vdekur
Bota

Të shtëna me armë zjarri në një universitet në SHBA, 2 të vdekur

09:31 | 13/02/2026
U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total
Aktualitet

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Next Post
Ndahet Ujësjellësi i Tiranës, si ndryshojnë tarifat për Kamzën dhe Vorën

Ndahet Ujësjellësi i Tiranës, si ndryshojnë tarifat për Kamzën dhe Vorën

Zgjohet Lulzim Basha: Rama po fuqizohet me paratë e drogës. Duhet ta ndalim

Përjashtimi i Nokës, Basha: Rama përdori fjalor prej rrugaçi!

Rama: Ballkani, një sanduiç, mes BE-së, Turqisë dhe Rusisë

Rama: Ballkani, një sanduiç, mes BE-së, Turqisë dhe Rusisë







JU REKOMANDOJMË

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Qeveria miraton indeksimin e pagave/ Ja kategoritë që përfitojnë

Qeveria miraton indeksimin e pagave/ Ja kategoritë që përfitojnë

16:55 | 06/02/2026
Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026




TË FUNDIT

Kallëzimet për zgjedhjet e 11 majit 2025, Aulon Kalaja në SPAK
Aktualitet

Kallëzimet për zgjedhjet e 11 majit 2025, Aulon Kalaja në SPAK

by mirseda
12:48 | 13/02/2026
0

Ish-kandidati i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja është paraqitur në SPAK. Mësohet se Kalaja do të japë shpjegime...

“Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë”, Sula-Ramës

“Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë”, Sula-Ramës

12:02 | 13/02/2026
“Qendra e re e Drejtësisë, financimi më i madh për administratën në Shqipëri” Rama: Sistemi  mbrapa

Rama në krah me Dashnor Sulën: As mua s’më ka kursyer ku, ta shohim tani se si do ta bëjë punën …

11:40 | 13/02/2026
Mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore, PD ulet sërish në tryezë me PS.

Mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore, PD ulet sërish në tryezë me PS.

11:18 | 13/02/2026
Objektivat për vitin 2026/ Rama mbledh ministrat në Kryeministri, çfarë pritet të diskutohet

Objektivat për vitin 2026/ Rama mbledh ministrat në Kryeministri, çfarë pritet të diskutohet

11:15 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com