Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rama: Ballkani, një sanduiç, mes BE-së, Turqisë dhe Rusisë

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Rama: Ballkani, një sanduiç, mes BE-së, Turqisë dhe Rusisë

Kryeministri Edi Rama thekson se rajoni i Ballkanit gjendet midis interesave të Bashkimit Evropian, atyre turke dhe ndikimit të madh rus. Duke folur në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica”, kryeministri shqiptar vuri në dukje se shqiptarët janë ndër popujt më pro evropianë. Por, interesat e Turqisë dhe Rusisë në Ballkan kanë krijuar luhatje në këtë qëndrim.  Për këtë arsye, Ballkani gjendet në gjendje sanduiçi, midis interesave turke, BE-së dhe atyre të Rusisë.  

Ndërkohë dje ai kreu vizitën e parë në Evropë pas rizgjedhjes, në Romë, për t’u takuar me Paolo Gentilonin, për të cilën theksoi: “Me çdo qeveri italiane, nga Prodi tek Berlusconi dhe Matteo Tenzi, prej vitesh tashmë, simbioza me Italinë është e thellë. Kam ambicien të them se ndihmojmë njëri-tjetrin”.

Zoti kryeministër, ju e përsërisni gjithmonë se “Shqipëria është vendi më europianist në Europë”, objektivi për të hyrë në BE mbetet themelor për ju. Por mendoni se BE-ja, e hutuar dhe e pasigurt gjatë këtyre viteve të fundit, do ta gjejë ndonjëherë forcën që të zgjerohet duke pranuar edhe Shqipërinë?

Të gjitha sondazhet vazhdojnë të konfirmojnë se populli shqiptar është më europianisti mes popujve evropianë. Ne shqiptarët i kemi ende të freskëta kujtimet e luftërave, luftërave të Ballkanit që kanë përfunduar para pak vitesh. E kemi ende të gjallë kujtimin e regjimit komunist. E kuptojmë deri në fund vlerën e BE-së, një aleancë e lindur për të sjellë paqe mes vendeve që kanë luftuar me shekuj mes njëri-tjetrit, një aleancë që ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm, edhe pse sot strukturat e saj duhet të modernizohen.  Por të vësh në diskutim mënyrën sesi funksionon BE-ja, është e dobishme; të vësh në diskutim objektivat e saj strategjikë do të thotë të mos njohësh historinë, të dish se asgjë nuk është një herë e përgjithmonë. Besoj se BE-ja do të dijë të bëjë dallimin mes krizave që kanë të bëjnë me rritjen e saj dhe braktisjes së idealeve dhe parimeve të saj strategjike. Projekti i BE-së është absolutisht i vlefshëm si horizont paqeje për të gjithë ne.

Pse Ballkani vazhdon të jetë në objektivin e Rusisë, Turqisë, fuqive autokratike që duket se luajnë këtu një pjesë të rivaliteteve të tyre gjeopolitike?

Ka një dallim të rëndësishëm, në perceptimin tonë, mes Turqisë dhe Rusisë. Ne shqiptarët e shohim Turqinë si një shtet të rajonit, që po përpiqet të luajë rolin e tij, pa u munduar t’u imponojë asgjë vendeve të Ballkanit. Është një vend i lidhur me perspektivën euroatlantike. Rusia ka lidhje me Serbinë, me botën sllave, por e përdor këtë lidhje sikur të ishte një gur shahu në fushën e interesave të saj gjeostrategjikë; luan në Ballkan për të garantuar diçka tjetër, në nivel global, në marrëdhëniet me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.

Moska luajti rol në përpjekjen për të eliminuar Kryeministrin e Malit të Zi, disa muaj më parë. Mendoni se Rusia është kaq e fiksuar nga roli i saj në rajon, sa të arrijë të bëjë lëvizje të tilla?

Nuk do e fusja sjelljen e tyre në fushën e “fiksimeve”. Është siç thashë, manovra që do të sabotonte hyrjen e Malit të Zi në NATO ishte pjesë e kësaj loje gjeostrategjike që përpiqet t’i ndryshojë rrjedhën vendeve tona. Ne nuk e duam këtë. Për Moskën ishte e rëndësishme të thyente unitetin e vendeve të Ballkanit që në bregdetin Adriatik janë tashmë të gjithë anëtarë të NATO-s.

Nuk mendoni se SHBA-ja po heq dorë nga një rol i fortë në rajon?

Roli i saj është thelbësor. Pas 40 vitesh komunizmi totalitar shqiptar dhe fiksimi  anti-imperialist e anti-amerikan, populli shqiptar zhvilloi një aspiratë të thellë për vlerat liberale amerikane dhe evropiane dhe roli i ekuilibrit të Shteteve të Bashkuara në zonën tonë është i domosdoshëm.

Ju e keni thënë disa herë se pas luftërave ballkanike në vitet ’90-të, vendet e rajonit po shndërrohen nga “armiq në fqinj”. Ç’do të thotë kjo? Çfarë marrëdhënie keni me Serbinë?

Katër vite më parë, unë vizitova Beogradin si kryeministri i parë shqiptar që prej 1946-ës; Presidenti Vucic ishte i pari që vizitoi Shqipërinë pas 60 vitesh. Po ngremë në këmbë një plan ambicioz për të hequr tarifat doganore, lehtësuar tregtinë dhe hap pas hapi, kjo do të na ndihmojë të tejkalojmë dallimet mes nesh, të zgjidhim çështjet tona. Kosova është një pikë e mosmarrëveshjes, por arrijmë ta menaxhojmë. Mund të bashkëpunojmë.

Meqë u përmend Kosova: çfarë mendoni për ndarjen e Katalonjës?

Nuk më pëlqen kur dikush nga jashtë flet për punët e një vendi tjetër. Por sigurisht preferoj proceset politike që bashkojnë, që afrojnë.

Shumë flasin për Lazaratin, fshatin ku kultivohej marjuana: ekzistojnë akoma këto oaze të krimit në Shqipëri?

Me ndihmën e qeverisë italiane, të Guardia di Finanza, kemi kontrolluar javë pas jave situatën në Lazarat dhe në zonat ku organizatat kriminale vepronin. Po presim raportin e fundit të Guardia di Finanza, por po ju them se këto fusha të paligjshmërisë totale janë shkatërruar.

Tags: BallkanibebeogradiBrukseligjeopolitikegjeostrategjikeinteresatmali i ziramarusiaTurqia

TË LIDHURA

Kandidatët e PS ankimuan në KQZ rezultatet, Rama u dërgon mesazh: Të mos i hyhet asaj rruge…
Aktualitet

Kandidatët e PS ankimuan në KQZ rezultatet, Rama u dërgon mesazh: Të mos i hyhet asaj rruge…

22:35 | 19/05/2025
U rendit si kandidatja grua më e votuar, Tabaku: Mirënjohje demokratëve
Aktualitet

U rendit si kandidatja grua më e votuar, Tabaku: Mirënjohje demokratëve

21:50 | 19/05/2025
Jorida Tabaku gruaja më e votuar ndër deputetët e kuvendit pas zgjedhjeve të 11 majit
Aktualitet

Jorida Tabaku gruaja më e votuar ndër deputetët e kuvendit pas zgjedhjeve të 11 majit

21:16 | 19/05/2025
Next Post
Ahmeti: BDI fiton të paktën 16 komuna shqiptare

Ahmeti: BDI fiton të paktën 16 komuna shqiptare

A ndikon zbokthi në rënien e flokëve?

A ndikon zbokthi në rënien e flokëve?

Merr fund Lotaria Amerikane?

Ndërprerja e aplikimeve të Lotarisë, reagon Ambasada Amerikane

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Kandidatët e PS ankimuan në KQZ rezultatet, Rama u dërgon mesazh: Të mos i hyhet asaj rruge…
Aktualitet

Kandidatët e PS ankimuan në KQZ rezultatet, Rama u dërgon mesazh: Të mos i hyhet asaj rruge…

by mirseda
22:35 | 19/05/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj disa kandidatëve të Partisë Socialiste që...

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Tradhëti mes mikesh? Kjo mund të zbulojë të vërtetën pas vrasjes së Valeria Márquez”

Tradhëti mes mikesh? Kjo mund të zbulojë të vërtetën pas vrasjes së Valeria Márquez”

22:23 | 19/05/2025
“Artist pa titull”, komentet e Frederikut për Erandin shkaktojnë debat në Ferma VIP

“Artist pa titull”, komentet e Frederikut për Erandin shkaktojnë debat në Ferma VIP

22:17 | 19/05/2025
Debati në Fermë/ Riku mërzitet nga “këshillat” e Kastros

Debati në Fermë/ Riku mërzitet nga “këshillat” e Kastros

21:52 | 19/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com