Prishtina dhe Beogradi po punojnë për caktimin e përmbajtjes së “fazës së re të dialogut”.
Kështu deklaroi përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Sipas saj, data për fazën e re të dialogut Beograd-Prishtinë është lënë për në dhjetor, ndërsa shtoi se “kërcimi cilësor” në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy palëve do të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm.
Gjithashtu, gjatë një deklarate të përbashkët për shtyp me kryeministren e Serbisë, Mogherini tha se është arritur marrëveshja që dialogu të ngrihet në nivel të presidentëve mes Serbisë dhe Kosovës.