Mbyllen dhe ndeshjet e grupit C, të cilat më shumë u luajtën për statistikë pasi ishin përcaktuar ekipet që do të kalonin më tëj. Gjermania shënon një fitore të thellë 5-1 përballë Azerbajxhanit. Fuqia e azerëve e treguar në pjesën e parë duke mbajtur një barazim 1-1 nuk u reflektua në të dytën, pasi ‘panzerat’ e shkatërruan duke i realizuar një ‘manita’. Gola mjaft të bukur ka rezervuar kjo ndeshje duke filluar me atë të minutës së 9’ me Groezka, e për tu mbyllur me një perlë të lojtarit të Liverpool Emre Can.
Irlanda e veriut është mundur me rezultat minimal nga Norvegjia, por ata e kishin siguruar kalimin në play-off dhe interesi nuk ishte i madh për këtë sfidë. Edhe Çekia bën shoë përballë San Marinos, duke i shënuar 5 gola.
Goli i E.Can: