Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kalendari historik/Çfarë ka ndodhur më 7 Tetor

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendari historik/Çfarë ka ndodhur më 7 Tetor

7 Tetor 2001 – Shtetet e Bashkuara nisin pushtimin e Afganistanit

Një ditë pas paralajmërimit të fortë të presidentit amerikan, George Bush, ndaj regjimit taleban në Afganistan, orët e para të mëngjesit të 7 Tetorit 2001, nisin sulmet ushtarake kundër Afganistanit nga forcat e Shteteve të Bashkuara dhe një koalicioni ndërkombëtar që përfshinte Britaninë e Madhe, Kanadanë, Australinë, Gjermaninë dhe Francën.

Sulmi qe një hakmarrje ushtarake për sulmet e 11 Shtatorit 2001 nga Al-Kaeda në disa objektiva të SHBA-së, të cilat shkaktuan afro 3 mijë të vdekur. Operacioni i quajtur “Enduring Freedom-Afganistan”, erdhi pas disa javësh përpjekje diplomatike, për të bindur qeverinë talebane t’i dorëzonte autoriteteve amerikane udhëheqësin e Al-Kaedës, Osama bin Laden.

7 Tetor 1952 – Lind presidenti aktual rus Vladimir Putin

Vladimir Vladimirovich Putin, lindi në Leningrad, sot Shën Petersburgu. Nëna e tij, Maria, ishte një punëtore në një fabrikë, ndërsa babai i tij ishte detar në Marinën Sovjetike, ku shërbeu në flotën nëndetëseve në fillim të viteve 1930, dhe më vonë në vijën e parë të frontit në batalionin e shkatërrimit të NKVD (më vonë KGB-ja) gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku dhe u plagos rëndë në vitin 1942.

Dy vëllezërit më të mëdhenj, Viktori dhe Alberti, lindën në mesin e viteve 1930; Albert vdiq brenda disa muajsh, ndërsa Viktori u prek nga difteria gjatë rrethimit të Leningradit në Luftën e Dytë Botërore. Gjyshi i Vladimir Putinit, Spiridon Ivanovich Putin (1879-1965), ishte kuzhinieri personal i Vladimir Leninit dhe bashkëshortes së tij, Nadezhda Krupskaya, dhe në disa raste gatoi edhe për Josif Stalinin.

Gjyshja e Putinit, u vra nga pushtuesit gjermanë në rajonin Tver në vitin 1941, ndërsa xhaxhallarët e nënës së tij u zhdukën në frontin e luftës. Duke ndjekur traditën e babait, Putin u bë shpejt pjesë e shërbimit sekret sovjetik, KGB. Vitet e e fundit të Luftës së Ftohtë ai mbante gradën e oficerit të KGB-së, dhe shërbente në Berlinin Lindor.

Putin u bë i njohur në skenën kombëtare dhe ndërkombëtare në vitin 1999, kur u zgjodh kryeministër nga presidenti i asaj kohe Boris Jelcin, ndërsa një vit më vonë zgjidhet kryetar i shtetit. Prej vitit 2000, ai ka kombinuar disa mandate si kryeministër dhe president, duke qenë de fakto udhëheqësi i vetëm dhe i gjithëpushtetshëm i federates ruse. 

7 Tetor 1849 – Vdes shkrimtari i shquar amerikan Edgar Allan Poe

Poe u gjet më 3 tetor në rrugët e Baltimorës në një gjendje tepër të rëndë shëndetësore. Ai u dërgua në Spitalin e Kolegjit të Uashingtonit, ku vdiq të dielën e 7 Tetorit 1849, në orën 5 të mëngjesit. Poe nuk qe dhe aq i kthjellët për të shpjeguar gjendjen e tij të tmerrshme, dhe çuditërisht mbante veshur rroba që nuk ishin të tijat.

Thuhej se thërriste në mënyrë të përsëritur emrin “Reynolds” natën para vdekjes së tij, megjithëse mbeti e paqartë se kujt i referohej. Disa burime thonë se fjalët e fundit të Poe ishin:”Zoti ndihmoftë shpirtin tim të ngratë!”. Të gjitha të dhënat mjekësore, duke përfshirë edhe çertifikatën e tij të vdekjes, kanë humbur. Gazetat e kohës, raportuan se vdekja e Poe ishte shkaktuar nga një “inflamacion cerebral”, një eufemizëm i zakonshëm për vdekjen nga shkaqe të lidhura me alkoolizmin. Një bashkëkohës i Poes në atë kohë, theksoi:”Kjo vdekje ishte thuajse një vetëvrasje, një vetëvrasje e përgatitur prej një kohe të gjatë!”.

 7 Tetor 1985 – Terroristët palestinezë rrëmbejnë një anije italiane

Katër terroristë palestinezë, rrëmbejnë anijen italiane “Achille Lauro”, sapo kjo e fundit la portin e Aleksandrisë në Egjipt. Burrat e armatosur, i përkisnin Frontit Popullor për Çlirimit të Palestinës, krahu terrorist i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP), të udhëhequr nga Abu Abas. Në fillim, terroristët kërkuan që Izraeli të lirojë shokët e tyre të burgosur, dhe t’i lejonte hyrjen në një port sirian.

Por kur Siria e mohoi kërkesën, terroristët e humbën toruan, dhe zgjodhën rastësisht të vrisnin 69-vjeçarin Leon Klinghoffer. Amerikani i paralizuar në karrige me rrota, u qëllua për vdekje në kokë, dhe trupi i tij u hodh në det. Ky akt dëmtoi kauzën e terroristëve. Indinjata ndërkombërare e detyroi shefin e OÇP-së, Jaser Arafat të ndërpresë lidhjet me terroristët dhe t’i kërkojë Abas t’i japë fund pengmarrjes. 

Elita e marinsave amerikanë, Navy Seal, u përgatit të ndërhynte, por kur këta të fundit mbërritën, terroristët kishin zbarkuar në Egjipt dhe më pas kishin marrë një avion për të shkuar në Libi. Dy avionë luftarakë amerikanë i lokalizuan, duke i detyruar të ulen në Itali. Abas dhe terroristët e tjerë u nxorrën në gjyq, dhe u dënuan në burg

 7 Tetor 1571- Zhvillohet beteja e Lepantos

Beteja u zhvillua midis flotës së Lidhjes së Shenjtë, një koalicion i Spanjës (duke përfshirë territoret e saj të Napolit, Siçilisë dhe Sardenjës), Republikës së Venedikut, Papatit, Republikës së Gjenovës, Dukatit të Savojës dhe të tjerëve dhe flotën kryesore të ushtrisë osmane, me fitoren e të parëve. Beteja 5-orëshe, u zhvillua në skajin verior të Gjirit të Patras në Greqinë perëndimore. Kjo fitore i dha Lidhjes së Shenjtë një kontroll të përkohshëm mbi Deti Mesdheu, garantoi mbrojtjen e Romës nga pushtimi osman, dhe i pengoi osmanët të përparonin më tej në Evropë.

7 Tetor 1940 – Trupat gjermane hyjnë në Rumani. Adolf Hitleri vendosi të pushtojë Rumaninë, si pjesë e strategjisë së tij për krijimin e një fronti të pandërprerë lindor, për të kërcënuar Bashkimin Sovjetik. 7 Tetor 1943 – Japonezët ekzekutojnë gati 100 të burgosur amerikanë të luftës në Wake Island. Komandanti i garnizonit japonez në ishull, pretendoi se të burgosurit po përpiqeshin të lidheshin me radio me forcat amerikane.

7 Tetor 1870 – Ministri francez i Punëve të Brendshme, Leon Gambetta, arratiset nga Parisi i rrethuar nëpërmjet një balone, duke shkuar në selinë e qeverisë së përkohshme franceze në Tours.

7 Tetor 1944 – Shpërthen një kryengritje e të burgosurve në kampin nazist të përqëndrimit në Birkenau.

7 Tetor 1976 – Hua Guofeng, kryeministër i Republikës Popullore të Kinës, zëvendëson të ndjerin Mao Ce Dunt si kryetar i Partisë Komuniste të Kinës. 

Tags: "pushton"7 TetorAfganistanhistorikkalendarindodhurSHBA

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Shtypi i ditës, 7 tetor 2017

Shtypi i ditës, 7 tetor 2017

Shtypi nga bota, 7 tetor 2017

Shtypi nga bota, 7 tetor 2017

Asambleja e PS-së, kryeministri shpall sot qeverinë e re “Rama 2”

Mblidhet Asambleja e PS-së, Rama zgjedh zëvendësministrat







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026




TË FUNDIT

OKB: Rritja e çmimeve rrezikon krizë urie për 5 mln njerëz në vendet arabe
Bota

OKB: Rritja e çmimeve rrezikon krizë urie për 5 mln njerëz në vendet arabe

by mirseda
20:38 | 02/04/2026
0

Një rritje prej 20% e çmimeve globale të ushqimeve mund të shkaktojë krizë urie për 5 milionë...

Nuk pranoi ndarjen, shqiptari i vë flakën shtëpisë së ish-partneres, lëndohen të dy

Nuk pranoi ndarjen, shqiptari i vë flakën shtëpisë së ish-partneres, lëndohen të dy

20:34 | 02/04/2026
Debate në parlament për njoftimin e Ambasadës Amerikane

Debate në parlament për njoftimin e Ambasadës Amerikane

20:28 | 02/04/2026
Parandalohet tragjedia në Himarë: 35-vjeçari kërcënon prindërit me thikë

E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i pajetë dhe i qëlluar me armë në trup

20:10 | 02/04/2026
Senati amerikan: S’lejojmë tërheqjen e SHBA nga NATO

Senati amerikan: S’lejojmë tërheqjen e SHBA nga NATO

19:34 | 02/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com