Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Tendencat moderne të modës dhe historitë e tyre interesante

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Tendencat moderne të modës dhe historitë e tyre interesante

A keni vënë re se kopsat në një këmishë, ndodhen në anë të kundërta për burrat dhe gratë?A e dini se si Lufta e Dytë Botërore ndryshoi zakonin e depilimit tek gratë? A e keni menduar ndonjëherë se pse burrat ndaluan së mbajturi këpucët me taka të larta? Pse flokët e gjatë janë një element tejet i rëndësishëm për femrat? Lexoni më poshtë disa nga historitë më interesante, mbi tendencat e sotme moderne të veshjes.

Pse femrat i depilojnë këmbët e tyre

Gratë nuk i kanë depiluar gjithmonë këmbët e tyre. Në fakt, gjatë sundimit të Mbretëreshës Elizabeta I në Angli, e cila ishte në pararojë të modës së kohës së saj, gratë nuk pritej të depilonin qimet që kishin në trup. Në vend të kësaj, politika e modës së asaj kohe diktonte që gratë duhet t’i hiqnin vetullat dhe qimet nga balli i tyre, për t’i bërë fytyrat e tyre të dukeshin më të gjata.

Por qimet e këmbëve? Nuk kishin nevojë të depiloheshin. Por kur ndryshoi kjo prirje? Pikërisht gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në ato vite, Shtetet e Bashkuara përjetuan mungesa të mëdha të çorapeve, pasi qeveria e riorientoi përdorimin e najlonit, nga prodhimi i çorapeve në atë të parashutave për pilotët e ushtrisë. Për gratë, mungesa e najlonit nënkuptonte një ekspozim të këmbëve të tyre në publik. Që të konsideroheshin të pranueshme nga shoqëria, ato filluan të depilohen. Pas luftës, ndërsa fundet u bënë më të shkurtra, tendenca e depilimit u përhap tej mase.

 Pse tipikisht vajzat e vogla vishen në rozë dhe djemtë në blu

Qëkur lind çdo fëmijë vishet me rrobat tipike për gjininë që ka, kryesisht blu për djemtë dhe rozë për vajzat. Por s’ka qenë përherë kështu. Për shekuj me radhë, fëmijët më të vegjël se 6-vjeç mbanin të gjithë veshje të bardha. Vetëm në fillimin e viteve 1900, ngjyrat filluan të përdoreshin si tregues gjinorë. Megjithatë, ngjyrat nuk kishin të njëjtin kuptim që kanë sot.

Për shembull, një artikull i qershorit 1918 në një revistë popullore të modës shkruante:”Rregulli përgjithësisht i pranuar është ngjyra rozë për djemtë dhe bluja për vajzat. Arsyeja është se trëndafili, duke qenë një ngjyrë më e vendosur dhe më e fortë, është më i përshtatshëm për  djalin, ndërsa bluja, e cila është më delikate dhe e hollë, është më e bukur për vajzën”.  Gjithsesi këto tendenca nuk ishin të shumë-përhapura. Rreth vitit 1985, gjithçka ndryshoi me ekot që kryheshin gjatë shtatzanisë, gjë që u mundësoi prindërve të njihnin paraprakisht seksin e fëmijës. Në këtë mënyrë, ata filluan t’i blinin rrobat për “vajzën” apo “djalin”, para se ai apo ajo të vinte në jetë

Pse kopsat në veshjet e grave dhe burrave, ndodhen në anë të kundërta

Lidhur me këtë çështje ka një arsye interesante historike. Melanie M. Moore, e cila krijoi markën e bluzës së grave “Elizabeth & Clarke”, shpjegon: “Kur kopsat u shpikën në shekullin XIII-të, ato ishin si shumica e teknologjive të reja, shumë të shtrenjta. Gratë e pasura në atë kohë nuk visheshin vetë, por nga shërbëtoret e tyre. Meqenëse shumica e njerëzve ishin djathtashë, kjo e bëri më të lehtë për dikë që t’iu qëndronte jush dhe të mbërthente fustanin”.  Sa për këmishët e meshkujve, historiania e modës Chloe Chapin gjurmon stilin e modës në ushtri. “Qasja në një armë…diktoi praktikisht çdo gjë”- thotë ajo, duke vënë në dukje se një armë zjarri e futur brenda një këmishe, do të ishte më e lehtë për t’u nxjerrë me shpejtësi me dorën që përdoret me shpesh”.

Pse burrat hoqën dorë nga këpucët me taka të larta

Për shumë breza, këpucët me taka të larta kanë sinjalizuar bukurinë femërore. Por, para kësaj, takat e lartë qenë një element kryesor në gardërobën e meshkujve. Elizabeth Semmelhack nga  Muzeu “Bata Shoe” në Toronto thotë:“Taka e lartë është përdorur nga meshkujt për shekuj me rradhë në të gjithë Lindjen e Afërme. Kur ushtari qëndronte në këmbë, takat e ndihmonin të siguronte ekulibrin e duhur, dhe të mund të qëllonte me shigjetë në një mënyrë më efikase”. Rreth shekullit XV-të, kur u shtua shkëmbimi kulturor persiano-evropian, aristokratët evropianë filluan përdorimin e këpucëve me taka të lartë, si një simbol i pasurisë së tyre. Sipas Semmelhack, elitat kanë përdorur gjithmonë veshje jo praktike për të shfaqur statusin e tyre të privilegjuar. Me ardhjen e epokës së Iluminizmit, që me sa duket solli me vete edhe një vlerësim të veshjeve praktiike, edhe burrat filluan të heqin dorë nga takat e larta aspak të rehatshme.

Pse gratë lyejnë thonjtë e tyre

Nëse keni menduar ndonjëherë se manikyri, është një send i përdorur vetëm kohët e fundit, gaboheni. A e dini se manikyri më i vjetër në botë, i prodhuar me një përzierje ari daton që në vitin 3200 P.E.S, pra më shumë se 5217 vjet më parë? Babilonasit e lashtë që ishin shpikësit e tij, njiheshin për kujdesin që tregonin për thonjtë e tyre. Edhe elitat mbretërore kineze të dinastisë Ming, qenë gjithashtu të pasionuara pas thonjve të dekoruar, duke përdorur përzierjen e të bardhës së vezëve, xhelatinës dhe gomës për të ngjyrosur thonjtë e tyre në ngjyrë të kuqe apo të zezë.

Në Angli, Elizabeta I, një ikonë e modës në kohën e vet, admirohej gjerësisht për thonjtë e saj të kuruar dhe duart e bukura. Suzanne Shapiro, studiuese në Institutin e Modës në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork, thotë se thonjtë e gjatë janë jopraktike për punët e rënda, kështu që ato kanë tentuar të sinjalizojnë një status social elitar.

Pse flokët e gjatë, u shndërruan në një element të rëndësishëm për gratë

Ndërsa tendencat e stilimit të flokëve, kanë ndryshuar përgjatë periudhave të ndryshme, një gjë ka mbetur mjaft e qëndrueshme në të gjitha kulturat dhe mijëvjeçarët:pritshmëria që gratë t’i kenë flokët e gjata. Ne e konstatojmë këtë nga përshkrimi i një gruaje me flokë të gjata në letrën e Shën Palit drejtuar Korintasve, në të cilën ai shkruante:”Nëse një grua i ka flokët e gjata, ato janë është lavdia e saj!”.

Kurt Stenn, autor i librit “Flokët:Një histori njerëzore”, thotë se gratë kanë patur thuajse gjithmonë flokë më të gjatë se burrat. Por pse? Sipas Stenn, ish-profesor i patologjisë dhe dermatologjisë në Universitetin e Jeilit në SHBA, flokët janë një element shumë komunikues. Ato dërgojnë mesazhe rreth seksualitetit, besimeve fetare dhe fuqisë.  Në veçanti, ai beson se flokët e gjata mund të komunikojnë shëndetin dhe pasurinë. “Që të mbash flokë të gjata, duhet të jesh i shëndetshëm”- thotë Stenn. “Duhet të hash mirë, të mos vuash nga asnjë sëmundje, apo ndonjë lloj infeksioni, të pushosh si duhet dhe të stërvitesh mirë”. Ai shton se “për të pasur flokë të gjata, duhet të keni kujdes për nevojat tuaja në jetë, çka nënkupton se zotëroni mjetet e duhura financiare për ta bërë këtë”. 

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: historitëinteresantemodernemodësTendencat

TË LIDHURA

“Rikthimi i Covid-19: Simptomat e njëjta, përhapje më e shpejtë”
Bota

“Rikthimi i Covid-19: Simptomat e njëjta, përhapje më e shpejtë”

16:07 | 30/05/2025
Shkencëtarët paralajmërojnë: Toka mund të hidhet jashtë orbitës nga një yll
Kuriozitete

Shkencëtarët paralajmërojnë: Toka mund të hidhet jashtë orbitës nga një yll

09:17 | 30/05/2025
Dëshironi më pak stres në punë? Shkoni me biçikletë në zyre
Kuriozitete

Dëshironi më pak stres në punë? Shkoni me biçikletë në zyre

22:21 | 29/05/2025
Next Post
Kalendari historik/Çfarë ka ndodhur më 7 Tetor

Kalendari historik/Çfarë ka ndodhur më 7 Tetor

Shtypi i ditës, 7 tetor 2017

Shtypi i ditës, 7 tetor 2017

Shtypi nga bota, 7 tetor 2017

Shtypi nga bota, 7 tetor 2017

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025




TË FUNDIT

Gjykata Supreme i lejon Trumpit të revokojë statusin ligjor për 500 mijë emigrantë
Bota

Gjykata Supreme i lejon Trumpit të revokojë statusin ligjor për 500 mijë emigrantë

by mirseda
17:33 | 30/05/2025
0

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara vendosi të premten që administrata e ish-Presidentit Donald Trump mund të...

Moskonstituimi i Kuvendit po rrezikon përfitimet nga Plani i Rritjes

Moskonstituimi i Kuvendit po rrezikon përfitimet nga Plani i Rritjes

17:30 | 30/05/2025
Kultivoi 136 bimë narkotike në Rranxë, përfundon në pranga 48-vjeçari

Kultivoi 136 bimë narkotike në Rranxë, përfundon në pranga 48-vjeçari

16:47 | 30/05/2025
Nisin regjistrimet në çerdhet dhe kopshtet e Tiranës, afatet dhe hapat që duhet të ndiqni

Nisin regjistrimet në çerdhet dhe kopshtet e Tiranës, afatet dhe hapat që duhet të ndiqni

16:45 | 30/05/2025
Festa e 1 Qershorit, Spiropali vizitë fëmijëve shtruar në repartin e Pediatrisë në QSUT

Festa e 1 Qershorit, Spiropali vizitë fëmijëve shtruar në repartin e Pediatrisë në QSUT

16:12 | 30/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com