Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Çudia! Nën hetim për shkelje, inspektori riemërohet nga drejtori i shkarkuar…

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Çudia! Nën hetim për shkelje, inspektori riemërohet nga drejtori i shkarkuar…

Kristaq Thimjo ishte larguar nga detyra si Inspektor i Mjedisit dhe Pyjeve në Gjirokastër, pasi akuzohej se i kishte shkaktuar institucionit një dëm ekonomik prej 6 milonë lekësh të vjetra. Por së fundmi, Thimjo rezulton të jetë kthyer në detyrë, edhe pse gjyqi ndaj tij nuk ka përfunduar.

Si të mos mjaftonte kjo, rikthimi në detyrë i Kristaq Thimjos ka ardhur me firmën e Ergys Agasit, drejtor i Inspektoriatit Kombëtar të Mjedisit, më datë 14 Shtator, një ditë pasi Agasi është liruar vetë nga posti.

Më datë 10.04.2017, Drejtoria Rajonale e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, Gjirokastër ka shkarkuar nga puna kryeinspektorin Kristaq Thimjo dhe e ka paditur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me akuzën se ka shkaktuar një dëm ekonomik institucionit me vlerën prej 652.644 lekësh.

Në redaksinë e emisionit “STOP” kanë ardhur informacion se kryeinspektori Thimjo është rikthyer në punë, ndaj gazetari i drejtohet I.SH.M.P-së në Gjirokastër.

Financieri i I.SH.M.P – Nuk e di, drejtori është … për momentin s’jam tha, jam sëmurë.

Gazetari –  Tashi, një herë na doli kam një problem, një herë sëmurë?!

Financieri i I.SH.M.P – Mos më shqetësoni! Jam i sëmurë, tha …

Gazetari – Na ndihmon dot me ndonjë numër, ndonjë kontakt?

Financieri i I.SH.M.P – Nuk të ndihmoj dot me asnjë gjë për momentin. Jam duke punuar.

Gazetari – Ku ta gjejmë zotin Kristaq?

Financieri i I.SH.M.P – Nuk vjen sot, është sëmurë, është me raport.

Gazetari – Ka marrë raport?

Financieri i I.SH.M.P – Po!

Gazetari – Ku e ka dorëzuar raportin?

Financieri i I.SH.M.P – Është … në këto momente po merr raportin.

Pavarësisht kësaj, gazetari mundi ta siguronte vetë numrin e kontaktit të kryeinspektorit të I.SH.M.P, Kristaq Thimjos, por ai refuzoi komunikimin, me pretendimin që është sëmurë.

Gazetari – Gazetari i emisionit “Stop” ju shqetëson, Genci Angjellari.

Drejtori Kristaq Thimjo – Po!

Gazetari – Si kaluat? Jam këtu tek zyra juaj, por ju nuk jeni. Doja t’ju takoja, t’ju pyesja për diçka.

Drejtori Kristaq Thimjo – Shiko! Unë kam një muaj e gjysmë me raport. Jo me raport, jam i sëmurë edhe…

Gazetari – Po ne të pamë qëparë, ishe këtu. Na thanë edhe këta çunat, që sapo ike.

Drejtori Kristaq Thimjo – Jo, jo! Nuk kam qenë aty. Mund të vij atje dhe iki … s’ka mos ka ndonjë problem të iki, jam sëmurë?

Gazetari – Të shkuara, të shkuara! Nuk të marr shumë kohë, thjesht do të pyesja.

Drejtori Kristaq Thimjo – Doni raportin?  Po doni, t’ju jap raportin, ju jap raportin.

Gazetari – Ok! Po ku mund ta marrim raportin? Të takojmë vetë?

Drejtori Kristaq Thimjo – Raportin do ta marrësh tek zyrat… eee në Tiranë, e kam nisur në Tiranë tek Spitali Qendror.

Gazetari – Z. Thimjo 2 minuta kohë, nuk të shqetësoj dhe nuk të marr …

Drejtori Kristaq Thimjo – Nuk shqetësohem, jam shqetësuar boll. Faleminderit!

Gazetari – Z.Thimjo, alo!

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër vendosi pranimin pjesërisht të padisë, duke detyruar të paditurin Thimjo t’i paguajë paditësit shumën prej 3 mijë lekësh të reja, që i korrespondon vlerës së sendit “USB”, të cilën kishte harruar ta dorëzonte kur është shkarkuar.

Gazetari i është drejtuar Gjykatës së Apelit, Gjirokastër, për të pyetur se si po shkon çështja e Kristaq Thimjos.

Kancelarja – Ka bërë njëherë kërkesë për avokat. Është normale që të përfaqësohet me avokat.

Është kryer akt – ekspertimi, ndoshta nuk kanë qënë shumë të qartë. Kështu që…

Gazetari – Ok! Po e ndjekim hap pas hapi.

Kancelarja – Edhe si kohë nuk ka ndonjë vonesë kushedi se çfarë.

Gazetari i emisionit “STOP” mundi të siguronte dy dokumente kontradiktore me njëra – tjetrën. Më datë 13.09.2017 Ergys Agasi është liruar nga detyra e kryeinspektorit të Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, në Nivel Qendror.

Por në dokumentin tjetër thuhet se një ditë më pas, më datë 14.09.2017, ai ka rikthyer në punë Kristaq Thimjon, në detyrën e kryeinspektorit pranë I.SH.M.P-së Dega Rajonale Gjirokastër, edhe pse çështja e tij vazhdon të jetë e hapur në gjykatë.

Tags: çudiadrejtorihetimi shkarkuarinspektoriNënriemërohetshkelje

TË LIDHURA

Vrasje në Itali: Nëna dhe partnerja akuzohen për copëtimin e 35-vjeçarit pas një grindjeje për darkën
Aktualitet

Vrasje në Itali: Nëna dhe partnerja akuzohen për copëtimin e 35-vjeçarit pas një grindjeje për darkën

20:00 | 01/08/2025
Gjashtë muaj në “arrest shtëpie”, lihet i lirë kryetari i Bashkisë Tropojë Rexh Byberi
Politikë

Gjashtë muaj në “arrest shtëpie”, lihet i lirë kryetari i Bashkisë Tropojë Rexh Byberi

10:16 | 01/08/2025
Makina përmbyset në anë të rrugës në Korçë-Ersekë! Dy personat që ishin në mjet dërgohen në spital
Aktualitet

Makina përmbyset në anë të rrugës në Korçë-Ersekë! Dy personat që ishin në mjet dërgohen në spital

10:14 | 01/08/2025
Next Post
Spalleti: VAR? Kush është kundër ka qenë i favorizuar

Spalleti: VAR? Kush është kundër ka qenë i favorizuar

Kryemadhi: Po ikin të gjithë nga Shqipëria, do mbeten vetëm pleqtë dhe politikanët

Kryemadhi: Po ikin të gjithë nga Shqipëria, do mbeten vetëm pleqtë dhe politikanët

Gjermania dhe Anglia sigurojnë Botërorin, rritet konkurrenca për vendet e dyta

Gjermania dhe Anglia sigurojnë Botërorin, rritet konkurrenca për vendet e dyta

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Çdo gjë gati për fillimin e Sunny Hill Festival 2025 në Kosovë
Kosovo

Çdo gjë gati për fillimin e Sunny Hill Festival 2025 në Kosovë

by mirseda
23:00 | 01/08/2025
0

Sunny Hill Festival është ngjarja më e madhe muzikore dhe kulturore që zhvillohet nga sot deri më...

“Ne jemi të gatshëm të presim”, Putin fajëson Ukrainën për mungesën e përparimit në bisedimet për armëpushim

“Ne jemi të gatshëm të presim”, Putin fajëson Ukrainën për mungesën e përparimit në bisedimet për armëpushim

22:31 | 01/08/2025
Erdogan në Stamboll: Komuniteti ndërkombëtar duhet të vendosë armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Erdogan në Stamboll: Komuniteti ndërkombëtar duhet të vendosë armëpushim të menjëhershëm në Gaza

22:02 | 01/08/2025
Luftë pa fund, dëshira e Voltemejd për Bajernin përplaset me murin e Shtutgartit

Luftë pa fund, dëshira e Voltemejd për Bajernin përplaset me murin e Shtutgartit

22:00 | 01/08/2025
Palestinezët thonë se Izraeli qëlloi te pika e ndihmave që u vizitua nga zyrtari amerikan

Palestinezët thonë se Izraeli qëlloi te pika e ndihmave që u vizitua nga zyrtari amerikan

20:09 | 01/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com