Kryeministri Rama nisi nga Fieri diskutimin për buxhetin e vitit 2018, mes deklaratave që lidhen me buxhetin dhe vijueshmërinë e ekzekutivit kryeministri gjeti momentin ti përgjigjet dhe deklaratave të ambasadorit amerikan Donald Lu.
Rama: Shumë mirë që e tha edhe ambasadori amerikan ne punojmë intensivisht. Ndodhi në Elbasan një ngjarje që mori goxha jehonë, e cila shërbeu si katalizator për të rritur intensitetin e propagandës mbi këtë çështje. Shumë shpejt rezultate konkrete për atë çështje, do të shiheni një zinxhir për të goditur elementet kriminele dhe të inkriminuarit brenda policisë së shtetit. Këto nuk kanë lindur këto 4 vite. Do të mbyllim kapitullin e kanabisit, sikur e kemi marrë përsipër. Në fund të muajit tetor do të presim raportin zyrtar.
Ambasadori Amerikan në vendit tonë, Donald Lu i cili është vënë në qendër të vëmendjes mediatike së fundmi për deklaratat e tij për 4 klanet dhe 20 familjet kriminale.