Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Fuqia e muzikës dhe artit sipas Franc Kafkës

8 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Fuqia e muzikës dhe artit sipas Franc Kafkës

Në verën e vitit 1922, Franc Kafka, kaloi disa kohë në shoqërinë e mikut të tij të ri, Gustav Janush, me të cilin zhvillonte biseda (të mbledhura nga Janush në librin e vete “Bisedat me Kafkën”) mbi tema më të ndryshme. Gjatë një shëtitjeje, të dy nisën të flasin mbi muzikën, të cilën 27-vjeçari Gustav dëshironte ta studionte me zell, pavarësisht ndalimit nga ana e babait të tij.

Kafka i thotë mikut të ri: Muzika është zëri i shpirtit, zëri i drejtpërdrejtë i botës subjektive. Në një bisedë të mëvonshme, kur Gustav do t’i lexonte mentorit të tij një artikull me titull “Muzika e heshtjes”, Kafka shpreh teorinë e tij, se si muzika është një lloj magjie për shpirtin: Çdo gjë që është e gjallë qarkullon në një rrjedhë. Çdo gjë që jeton, lëshon një tingull. Por ne perceptojmë vetëm një pjesë. Ne nuk e ndiejmë qarkullimin e gjakut, rritjen dhe kalbjen e indeve në trupit tonë, tingullin e proceseve tona kimike.

Por qelizat tona delikate organike, fibrat e trurit, nervat dhe lëkura janë të “ngjyrosura” me këto tinguj të padëgjueshëm. Ato vibrojnë në përgjigje ndaj mjedisit të tyre. Ky është themeli i fuqisë së muzikës. Ne mund t’i çlirojmë këto dridhje të thella emocionale. Për ta bërë këtë, përdorim instrumente muzikore, në të cilat faktori vendimtar është potenciali i zërit të tyre të brendshëm.

Çka do të thotë se vendimtare nuk është forca e zërit, apo ngjyra e tonit, por karakteri i saj i  fshehur, intensiteti me të cilin fuqia e tij muzikore ndikon mbi nervat. Muzika duhet…të shkaktojë tek ndërgjegjja njerëzore vibracionet, që përndryshe nuk mund të dëgjohen dhe as perceptohen…duke sjellë heshtjen e jetës… dhe zbuluar tingullin e tij fshehtë të heshtjes.

Në një diskutim tjetër, ai merr në konsideratë ngjashmëritë dhe dallimet mes muzikës dhe poezisë: Muzika krijon kënaqësitë e reja, më delikate, më të ndërlikuara, dhe për këtë arsye më të rrezikshme… Por poezia synon të sqarojë natyrën e egër të kënaqësive, dhe t’i analizojë ato, për t’i pastruar dhe për këtë arsye për t’i humanizuar ato. Muzika është një shumëzues i jetës së shqisave; nga ana tjetër tek poezia, disiplina është leva kryesore.

Dhe sërish Kafka: Muzika për mua, është shumë e ngjashme me detin… Jam e tronditur, i habitur, i hipnotizuar, por edhe i frikësuar, kaq tmerrësisht i frikësuar nga qenia e saj e pafundme. Unë jam në fakt një marinar i dobët.

Kur Gustav ankohet për pengimin nga babai për të ndjekur pasionin për muzikën, dhe e pyet nëse pasja e një koke me vete, i jep atij të drejtën për të mos iu bindur të atit, dhe ndjekur pasionin e tij, Kafka e shtrin çështjen në një meditim të gjerë, mbi atë se pse artistët ndjekin rrugën e artit: Përdorimi i kokës tënde, është shpesh mënyra më e lehtë për ta humbur atë… Natyrisht, nuk them asgjë kundër studimeve të tua muzikore.

Përkundrazi!…Të vetmet pasione të forta dhe të thella, janë ato që e tejkalojnë provën e arsyes… Në thelbin e çdo arti qëndron pasioni. Kjo është arsyeja pse ti lufton dhe vuan për muzikën tënde… Por në art rruga është gjithmonë kjo. Duhet ta hedhësh poshtë vetë jetën tënde, për ta merituar atë.

Në një tjetër bisedë, ai i rikthehet kësaj teme, duke i krahason sakrificat për artin, me ato të përkushtimit fetar: Lutja dhe arti, janë akte të pasionuara të vullnetit. Ato duan të tejkalojnë dhe forcojnë mundësitë normale të vullnetit. Arti, ashtu si lutja është një dorë e shtrirë në errësirë, në kërkim të ndonjë prekje hyjnore, që ta shndërrojë atë në një dorë që ofron dhunti.

Të lutesh, do të thotë të brendësosh ylberin e mrekullueshëm që shtrihet mbi atë që është bërë më herët dhe procesin e vdekjes, për t’u konsumuar plotësisht në të, në mënyrë që të çojë shkëlqimin e saj të pafundmë në djepin e vogël e të brishtë të ekzistencës së saj.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: artiFranc kafkaFuqiamuzika

TË LIDHURA

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Spiropali pritet nga presidenti grek: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE
Ekonomi

Spiropali pritet nga presidenti grek: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE

12:22 | 16/12/2025
Spiropali me zëvendëskryeministren e Moldavisë: Zgjerimi i BE, politika më efikase për siguri
Kultura

Spiropali me zëvendëskryeministren e Moldavisë: Zgjerimi i BE, politika më efikase për siguri

09:47 | 11/12/2025
Next Post
Ja se si ngjyrat ndikojnë realisht mbi trurin dhe trupin tonë

Ja se si ngjyrat ndikojnë realisht mbi trurin dhe trupin tonë

Shtypi i ditës, 5 tetor 2017

Shtypi i ditës, 5 tetor 2017

Çfarë ka ndodhur më 5 tetor?

Çfarë ka ndodhur më 5 tetor?







JU REKOMANDOJMË

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025




TË FUNDIT

Mekanizëm i ri nominimesh, cilët banorë shkuan në televotimin e parë të e Big Brother VIP 5
Showbizz

Mekanizëm i ri nominimesh, cilët banorë shkuan në televotimin e parë të e Big Brother VIP 5

by mirseda
00:44 | 24/12/2025
0

Një mekanizëm i ri nominimesh është shfaqur në edicionin e pestë të Big Brother VIP. Katër banorët...

Surprizat nuk kanë fund, kush është banorja e radhës që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP 5

Surprizat nuk kanë fund, kush është banorja e radhës që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP 5

00:06 | 24/12/2025
Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

23:57 | 23/12/2025
Për herë të dytë në Big Brother/ Kush është banorja më e re që bëhet pjesë e shtëpisë

Për herë të dytë në Big Brother/ Kush është banorja më e re që bëhet pjesë e shtëpisë

23:18 | 23/12/2025
Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova mirëpresin bebin nr. 4!

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova mirëpresin bebin nr. 4!

22:48 | 23/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com