Trajneri i Spanjës Julen Lopetegui me anë të një postimi në Twitter u ka bërë thirrje tifozëve që ta mbështesin kombëtaren e tyre në ndeshje me Shqipërinë, më 6 tetor në 20:45. Kjo deklaratë vjen pas tensioneve që ka pasur ditët e fundit në Spanjë rreth referendumit të katalonjës. Kjo çështje ka prekur edhe kombëtaren pas disa deklaratave të bëra nga qendërmbrojtësi Gerard Pique.
Në stërvitjen e djeshme ka pasur mjaft tension, ku dhjetëra tifozë kanë sulmuar Gerard Pique dhe i kanë kërkuar atij që të largohet nga përfaqësuesja.
“Të përqendruar në ndeshjen e rëndësishme ndaj Shqipërisë. Ne kemi nevojë për përkrahjen e Alicantes dhe tifozëve të saj të jashtëzakonshëm për të hedhur një hap me rëndësi drejt Kupës së Botës”, shkroi Lopetegui në Twitter.