Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Analiza/ Nuk mund të barazojmë rastin e Kosovës me të Katalonjës

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Analiza/ Nuk mund të barazojmë rastin e Kosovës me të Katalonjës

Rasti i Katalonjës, rajon ky i cili ka mbajtur referendumin me synimin e pavarësimit nga Spanja, si dhe rasti i Kosovës, e cila ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 2008 dhe është njohur deri më tash nga 114 vende, janë raste të ndryshme dhe ato nuk mund të vlerësohen në mënyrë të barabartë, thonë njohësit e të drejtës ndërkombëtare dhe të asaj evropiane.

Por, Afrim Hoti, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë se pavarësisht se e drejta ndërkombëtare dhe mekanizmat ndërkombëtarë janë të aplikueshëm në të gjithë botën dhe ato vlejnë për secilin vend në botë, si në rastin e Katalonjës, si në rastin e Kosovës, megjithatë, rasti nga rasti dallon. Tendencat për ta baraspeshuar rastin e Katalonjës dhe atë të Kosovës, sipas tij, janë të gabueshme, tendencioze dhe joprofesionale.

Profesor Hoti thotë se ekziston një listë argumentesh që e bën të dallueshëm rastin e Kosovës nga rasti i Katalonjës, duke u nisur nga fakti që Spanja, për dallim nga ish-Jugosllavia, vazhdon të ekzistojë si tërësi shtetërore dhe shtet sovran. Mbi këtë bazë, tendencat e njësive të saj për tu shkëputur, nuk e marrin dritën jeshile, shkruan rel.

“Sikur Spanja të kalonte nëpër një proces të shpërbërjes (sikurse ish-Jugosllavia), atëherë mendoj se çështja e pavarësisë së Katalonjës sot nuk do të diskutohej fare. E dyta, konsiston në dallimin që në Kosovë është ushtruar gjenocid dhe kemi pasur shkelje masive të të drejtave të njeriut dhe bazuar në të drejtën ndërkombëtare, shteti që shkel të drejtat e shtetasve të vet, duke i vrarë ata, madje duke ushtruar edhe gjenocid, në mënyrë automatike e humbë të drejtën për t’i qeverisur. Ky ka qenë rasti i Kosovës, gjë që nuk është në rastin me Katalonjës”, thotë Hoti.

Në rastin e Kosovës, sipas profesor Hotit, ka ekzistuar një administratë ndërkombëtare funksionale, si mision i Kombeve të Bashkuara, që konsiderohet si një fazë transitore ndërmjet kalimit nga një sistem në një tjetër, gjë që nuk është në rastin e Katalonjës.

Tags: analizabarazojmëKatalonjësKosovësmundrastin

TË LIDHURA

Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”
Aktualitet

Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”

21:35 | 17/10/2025
“Liri për krerët e UÇK-së!”/ Mbyllet tubimi në Sheshin Skënderbej
Aktualitet

“Liri për krerët e UÇK-së!”/ Mbyllet tubimi në Sheshin Skënderbej

19:03 | 17/10/2025
Haklaj u bën thirrje Begajt dhe Osmanit të nderojnë me urdhër të lartë 4 krerët e UÇK-së në Hagë.
Aktualitet

Haklaj u bën thirrje Begajt dhe Osmanit të nderojnë me urdhër të lartë 4 krerët e UÇK-së në Hagë.

18:10 | 17/10/2025
Next Post
Inter pëson 3 gola në 7 javë, historia thotë që zikaltërit janë rikthyer

Inter pëson 3 gola në 7 javë, historia thotë që zikaltërit janë rikthyer

Paloka e Spaho të vendosur: Nuk ka shtyrje të zgjedhjeve në PD

Mobilizohen kritikët e Bashës, ja platforma politike e Lëvizjes për Ringritjen e PD-së

Zvicra ‘ndan’ edhe vëllezërit Ajeti

Zvicra ‘ndan’ edhe vëllezërit Ajeti







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”
Politikë

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”

by mirseda
22:04 | 17/10/2025
0

TIRANË- Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj e ka nisur fushatën elektorale me një...

Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”

Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”

22:02 | 17/10/2025
Kriza në raportin me Lelën, Leo e thyen heshtjen

Kriza në raportin me Lelën, Leo e thyen heshtjen

21:38 | 17/10/2025
Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”

Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”

21:35 | 17/10/2025
Trump pret Zelenskyn: Do i japim fund luftës në Ukrainë, edhe Putin do paqe

Trump pret Zelenskyn: Do i japim fund luftës në Ukrainë, edhe Putin do paqe

21:08 | 17/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com