Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Diskursi politik i Prishtinës dhe Tiranës zyrtare ndaj Luginës së Preshevës

8 vjet ago
in Të Gjitha
Diskursi politik i Prishtinës dhe Tiranës zyrtare ndaj Luginës së Preshevës

 

Tirana dhe Prishtina zyrtare, ku politika dhe diplomacia duhet të jenë bashkë, të koordinuara me klasën politike, të kësaj Krahine të banuar me shumicë shqiptare. Është momenti i fundit që politikanët nga e tërë hapësira etnike shqiptare pa dallim, të reagojmë ndërsa për çdo ditë e më shumë diskriminim po vazhdon.

Banorët shqiptarë në këtë krahinë mbikëqyren dhe monitorohen vazhdimisht nga ndërkombëtarët ku përqendrimi i forcave të kombinuara është i stërngarkuar nga ato serbe si në Cepotin, majë e Sitilisë të Novoselës mbi Vranjë dhe Karadak të Preshevës. Edhe një arsye më shumë që të mos ngrihen tensionet më të larta së cilës edhe ashtu akoma nuk iu janë shëruar plagët e luftës.

Ne mendojmë se diskursi politik që kanë ndjekur Tirana dhe Prishtina duhet të marrë parasysh aspektet se shumë pak kujtohet Referendumi i mbajtur 1 e 2 marsit 1992, lufta e UÇPMB-ës përmendet gjithnjë e më pak, kurse marrëveshja e Konçulit sikur s’ka ndodhur, larg asaj të kërkohet që të plotësohet apo rikonfigurohet edhe njëherë nën prezencën ndërkombëtare, amnistia dhe çështjet që kanë të bëjnë me pushtetin lokal nuk kanë dhënë rezultate të duhura, funksionimi i policisë multietnike nuk po shkon si duhet, shqiptarët në këtë krahinë nuk kanë ende të zgjidhur shkollimin ku ne kemi kërkuar themelimin e një universiteti publik në gjuhën shqipe, nuk ka investime në infrastrukturë, ende shqiptarët nuk kanë përkujdesje themelore shëndetësore, kjo krahinë me mbi 100 mijë banorë nuk ka një spital regjional, Republika e Serbisë, ende edhe pas gati dy dekadave nuk kanë asnjë një ofertë serioze për kthimin e të zhvendosurve në trojet e tyre.

Madje sillen sikur nuk kanë pasur fare luftë të armatosur dhe zhvendosje të mbi 35 mijë banorëve që kanë lëshuar trojet e tyre nga pushteti agresiv i Serbisë, përdorimi i flamurit kombëtar shqiptar dhe përdorimi i gjuhës shqipe nuk është rregulluar me ligj, përfaqësimi proporcional mungon jo vetëm në nivelin qendror por edhe në atë lokal, nuk ka liri të lëvizjes së lirë në disa zona që janë shndërruara si poligone të ushtrisë së kombinuar serbe. 

Që nga përfundimi i luftës kërkojmë që dy qeveritë dhe po ashtu dy parlamentet e Shqipërisë dhe i Kosovës të ndërtojnë një diskurs krejt të njëjtë. Ajo që thotë Tirana zyrtare do të duhej të jetë qëndrim zyrtar edhe i Prishtinës zyrtare e jo sikur tani Prishtina gozhdës e Tirana patkoit.

Kurse nga liderët e partive politike dhe shoqatat e dalë nga lufta e UÇPMB-së, kryetarët e tri Komunave e mbi të gjitha kërkojmë nga Këshilltarët Komunal shqiptarë të tri Kuvendeve  Komunale të thirren në ndërtimin e kësaj fryme të një qëndrimi. Shpëtimi i vetëm për këtë krahinë të trazuar është prezenca afatgjatë ushtarake dhe civile ndërkombëtare dhe largimi i forcave të kombinuara serbe. Të gjithë së bashku të jemi një zë, në ndihmesë të Krahinës shqiptare, të kërkojmë një prezencë ndërkombëtare, ky rajon të shpallet si një zonë e vërtet e demilitarizuar e jo e diskriminuar.

Tags: DiskursiLuginës së PreshevëspolitikPrishtinëstiraneszyrtare

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Tre kompani paraqesin ofertat për “Rrugën e Arbrit”, ja kur merret vendimi

Tre kompani paraqesin ofertat për “Rrugën e Arbrit”, ja kur merret vendimi

Seancat në Kuvendin e Kosovës dhe lojërat e partive politike

Opozita mban seancën e jashtëzakonshme, Haradinaj dhe ministrat largohen nga seanca

Kukësi-Skënderbeu/ Fitojnë më të mirët

Kukësi-Skënderbeu/ Fitojnë më të mirët

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Rama: Të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative brenda të hënës
Politikë

Rama: Të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative brenda të hënës

by mirseda
11:47 | 11/07/2025
0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive për performancën e pushtetit vendor në...

Siguronte lëndë narkotike dhe e shiste në qytet, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

Siguronte lëndë narkotike dhe e shiste në qytet, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

11:26 | 11/07/2025
Tani u kujtuat për aksionet? Rama u përgjigjet kritikëve, mesazh kryebashkiakëve: Askush nuk fiton me ndërtimet pa leje

Tani u kujtuat për aksionet? Rama u përgjigjet kritikëve, mesazh kryebashkiakëve: Askush nuk fiton me ndërtimet pa leje

10:38 | 11/07/2025
Takimi në Durrës, Rama kritikon kryebashkiakun e Vlorës për ndërtimet pa leje

Takimi në Durrës, Rama kritikon kryebashkiakun e Vlorës për ndërtimet pa leje

10:33 | 11/07/2025
Rama i përgjigjet prokurores Gjeli: Presioni ndaj meje tejkalon çdo kritikë politike

Rama i përgjigjet prokurores Gjeli: Presioni ndaj meje tejkalon çdo kritikë politike

10:22 | 11/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com