Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Harta globale e divorceve, Shqipëria arrin kuotën më të lartë

9 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Harta globale e divorceve, Shqipëria arrin kuotën më të lartë

Divorci është një proces i gjatë, i lodhshëm, i kushtueshëm dhe shpeshherë me pasoja të rënda shoqërore. Por, gjithnjë e më shumë martesa po shkojnë drejt divorcit në Shqipëri duke bërë që Shqipëria të hyjë në zonën e kuqe të vendeve që kanë normë të lartë të tyre, sipas një harte globale…

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, në 100 martesa në Shqipëri 31 shkonin në  ndarje, me një rritje të ndjeshme në krahasim me vitin e mëparshëm, kur ky tregues ishte rreth 22. Në këtë mënyrë, Shqipëria ka hyrë në zonën e kuqe, në grupin e vendeve të cilët kanë një normë divorci 30-39 për 100 martesa. 

Në të njëjtin nivel me ne, për sa i përket divorceve janë Italia, Greqia dhe Turqia. Vendet e rajonit janë pjesë e grupit të vendeve me normë më të ulët të divorceve për 100 martesa.

Vendet me më shumë divorce

Sipas hartës së publikuar nga Wikipedia, rekord për numrin më të lartë të divorceve me mbi 60 divorce për 100 martesa e mban Spanja dhe Portugalia dhe vendet e  Beneluksit. Të lartë numrin e divorceve e kanë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe Zvicra, si dhe Rusia, ku norma e divorceve varion nga 50-59 divorce në 100 martesa.

Ndër arsyet kryesore për rritjen e divorceve në Spanjë, ishte kriza ekonomike. Rritja shumë e madhe e divorceve bëri që qeveria spanjolle të shkurtonte në kohë procedurën për divorce, ku një vit, kohëzgjatja e procedurës u shkurtua brenda ditës.

Vendet me më pak divorce

Pjesë e grupit të vendeve me normë të ulët divorcesh, sipas të dhënave në hartë, me normë 0-9 divorce, janë Kili dhe Kolumbia, disa vende të Afrikës dhe Azisë.

Po pse po rriten divorcet në Shqipëri?

Arsyet kryesore, që japin ekspertët ligjorë dhe ata të fushës psikologjike, lidhen fort me shoqërinë shqiptare ndër vite: dhuna, varfëria, emigracioni, mblesëritë. Por, duket se të tjera arsye po bëhen të dukshme, si rritja e pozicionit të femrës në shoqëri, diferencat në arsim dhe në prioritet, apo edhe bixhozi etj. Divorci është një proces i gjatë, i lodhshëm, i kushtueshëm dhe shpeshherë me pasoja të rënda shoqërore.

Psikologët vlerësojnë se divorci është një proces i cili ka një ndikim afatgjatë në jetën e ish-partnerëve, duke i cenuar ekonomikisht. Kjo shkakton rënie të standardit të jetesës së mëparshme dhe në rastin e individëve në karrierë, ndikim në produktivitet. Stresi është ndër pasojat e divorcit, që shpeshherë është i gjatë dhe financiarisht i vështirë, shkruan Monitor.al 

Psikologët pranë Gjykatës së Tiranës tregojnë se dy nga katër nëna të divorcuara nuk marrin pagesën e plotë të mbështetjes së fëmijës. Disa të tjera detyrohen të braktisin punën që kanë pasur më parë, në kushtet e kërkimit të një pune të përshtatshme edhe me oraret e fëmijëve (ekonomikisht nuk përballohet prania e një dadoje apo kopshti/shkolle private). Gjatë procesit të kërkimit të punës, shpesh hasin paragjykime apo vështirësi.

Tags: arrindivorceveHarta globalekuotënlartëshqiperia

TË LIDHURA

Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat
Aktualitet

Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat

21:35 | 06/04/2026
Berisha: Nga 4, në 15 vendet që mund të bllokojnë integrimin e Shqipërisë
Politikë

Berisha: Nga 4, në 15 vendet që mund të bllokojnë integrimin e Shqipërisë

20:32 | 06/04/2026
Samiti i diasporës, publikohet agjenda
Aktualitet

Samiti i diasporës, publikohet agjenda

20:03 | 06/04/2026
Next Post
Parandaloni rritjen e nivelit të sheqerit në gjak duke ndjekur këto këshilla

Parandaloni rritjen e nivelit të sheqerit në gjak duke ndjekur këto këshilla

Fundjava sportive/ Chelsea, Milan dhe Skënderbeu, ja supersfidat

Fundjava sportive/ Chelsea, Milan dhe Skënderbeu, ja supersfidat

Integrimi/Sattler: Shqipëria duhet t’i mendojë mirë 4 vitet në vazhdim

Integrimi/Sattler: Shqipëria duhet t’i mendojë mirë 4 vitet në vazhdim







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat
Aktualitet

Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat

by mirseda
21:35 | 06/04/2026
0

Në tunelin e Llogarasë pritet që brenda këtij muaji të nis dhe aplikimi i tarifave, ndërsa deri...

“Presidenti Trump nuk po bën shaka”, Hegseth: Irani duhet të bëjë zgjedhjen e mençur

“Presidenti Trump nuk po bën shaka”, Hegseth: Irani duhet të bëjë zgjedhjen e mençur

21:32 | 06/04/2026
Trump: Trafiku i lirë i naftës duhet të jetë pjesë e çdo marrëveshjeje të mundshme me Iranin

Trump: Trafiku i lirë i naftës duhet të jetë pjesë e çdo marrëveshjeje të mundshme me Iranin

21:18 | 06/04/2026
WSJ: Trump shmangu “gabimin e Koresë së Veriut” me Iranin

“Jam shumë i zhgënjyer nga NATO”, Trump: Marrëveshje apo “ferr” për Iranin?

20:37 | 06/04/2026
Berisha: Nga 4, në 15 vendet që mund të bllokojnë integrimin e Shqipërisë

Berisha: Nga 4, në 15 vendet që mund të bllokojnë integrimin e Shqipërisë

20:32 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com