Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Shulku jep detajet për organizimin e turit të moshave në Shqipëri

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Shulku jep detajet për organizimin e turit të moshave në Shqipëri

FSHF-s i është besuar sërish nga Uefa organizimi i tre tureve të eliminatoreve në Europian për U-19, ku bën pjesë edhe kombëtarja jonë e drejtuar nga Erion Bogdani. Sekretari i përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku në konferencën e sotme për shtyp ka shpallur programin e organizimit të tre ndeshjeve që do të organizohen në harkun e 3 ditëve.

Duke filluar  me turneun e kombëtareve U-19, pastaj me U-17 dhe në mbyllje me aktivitetin e femrave për moshën U-19. Përpara mediave, Sekretari i Përgjithshëm Shulku theksoi se “muaji tetor është jo vetëm muaji i ndeshjeve të ekipit kombëtar A me Spanjën dhe Italinë. Nga data 4, deri në datën10-tetor do të zhvillohen në Shqipëri, përkatësisht në Kamzë dhe në Tiranë, gjashtë ndeshjet eleminatore për Europianin e moshës U-19, ndeshje të cilat UEFA ka vendosur kohë më parë që të luhen në Shqipëri.

Nisur edhe nga standarti i suksesshëm i turneve të mëparshëm, UEFA sërish i besoi Shqipërisë që të jetë vend organizator për grupin e 12-të ku marrin pjesë skuadrat kombëtare U-19 të Shqipërisë, Ukrainës, Malit të Zi dhe të Norvegjisë. Nga ana e FSHF-së janë marrë të gjitha masat. Ndeshjet do të zhvillohen një herë në 3 ditë, përkatësisht në datat: 4, 7 dhe 10 tetor. Takimet do të luhen në dy stadiume, në atë të Kamzës, dhe në “Selman Stërmasi”, sipas një kalendari tashmë prezent për të katër skuadrat dhe të fiksuar e miratuar muaj më parë.

Ekipet kombëtare të të 4 vendeve pjesëmarrëse në grupin 12, do të akomodohen në Durrës. Skuadra përfaqësuese shqiptare U-19 ka nisur prej ditësh grumbullimin e saj në hotel “Tropikal” për të përgatitur edhe tre ndeshjet. Po kështu edhe me turnetë e tjerë”,- vijoi Shulku.

Sipas Shulkut, pas përfundimit të ndeshjeve zyrtare eleminatore me Spanjën dhe Italinë, por edhe të ekipit kombëtar U-21, sërish nën organizimin e Shqipërisë, do të zhvillohet një tjetër turne me moshat e U-17, në Elbasan dhe në Tiranë.

Spanja, Kroacia, Lihtenshteini dhe Shqipëria do të jenë katër skuadrat që për moshën U-17 do të luajnë në tre ditë respektive në datat 19, 22 dhe 25 tetor. Vlen të përmendet fakti që në të tre këto 3 turnetë HYRJA për të gjithë do të jetë FALAS. “Ftojmë të gjithë sportdashësit e futbolldashësit që të ndjekin skuadrat kombëtare, në këto gara kualifikuese.

E mbyllim në fund muajin tetor me një tjetër organizim turneu që është ai i ekipit kombëtar U-19. Këto ndeshje do të zhvillohen në datat 25, 28 dhe 31 tetor në stadiumet e qyteteve të Durrësit dhe të Kamzës”,- përfundoi sekretari i përgjithshëm i FSHF-së që në fund iu përgjigj edhe interesit të gazetarëve të pyetjeve të ndryshme.

Më poshtë do të përcjellimin edhe kalendarin e 3 ditëve të turneut të UEFA-s për U-19:

Dita e parë – 4 tetor

UKRAINË   –   SHQIPËRI           

(“Selman Stërmasi”, ora 14.00)

NORVEGJI  –   MALI I ZI

(Stadiumi i Kamzës, ora 12.00)

Dita e dytë – 7 tetor

MALI I ZI    –    SHQIPËRI           

(“Selman Stërmasi”, ora 12.00)

UKRAINË   –    NORVEGJI

(Stadiumi i Kamzës, ora 14.00)

Dita e tretë – 10 tetor

SHQIPËRI   –   NORVEGJI 

(“Selman Stërmasi”, ora 14.00)

MALI I ZI    –    UKRAINË

(Stadiumi i Kamzës, ora 14.00)

 

Tags: detajetmoshaveorganiziminshqiperiShulkuturit

TË LIDHURA

Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet
Sport

Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

22:02 | 14/01/2026
Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat
Sport

Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat

18:38 | 14/01/2026
Chiesa gati të ulë dhe pagën për t’u ribashkuar me Juventusin
Sport

Chiesa gati të ulë dhe pagën për t’u ribashkuar me Juventusin

15:09 | 14/01/2026
Next Post
Ekonomia rritet me 4.06%, ndikon ndërtimi. Sektori Call Center fillon rënien

Ekonomia rritet me 4.06%, ndikon ndërtimi. Sektori Call Center fillon rënien

Spanja zbardh listën e lojtarëve që do të përballen me Shqipërinë

Spanja zbardh listën e lojtarëve që do të përballen me Shqipërinë

Vasili: Shpresoj ti përmbahen pikave të marrëveshjes

Vasili i përgjigjet Ramës: Lajmërojeni shkollëpakun se i ka pasur vetë tatimet dhe doganat!







JU REKOMANDOJMË

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026




TË FUNDIT

Stine pas largimit nga BBVA 5: Vendim për familjen dhe veten
Showbizz

Stine pas largimit nga BBVA 5: Vendim për familjen dhe veten

by mirseda
22:55 | 14/01/2026
0

Stine ka dhënë së fundmi një intervistë në “Big Brother Radio” me Elona Duron, ku ka folur...

Fundi i luftës në Ukrainë/ Witkoff dhe Kushner parashikojnë brenda muajit një takim me Putin

Fundi i luftës në Ukrainë/ Witkoff dhe Kushner parashikojnë brenda muajit një takim me Putin

22:18 | 14/01/2026
Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

22:02 | 14/01/2026
Zelensky do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për sektorin e energjisë në Ukrainë

Zelensky do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për sektorin e energjisë në Ukrainë

21:58 | 14/01/2026
Vendet perëndimore këshillojnë largimin e qytetarëve nga Irani për shkak të tensioneve

Vendet perëndimore këshillojnë largimin e qytetarëve nga Irani për shkak të tensioneve

21:15 | 14/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com