Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Skandali me radarët/ Luan Rama: Trafikantët në punë, shteti fle gjumë

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Denoncim, Luan Rama: Zhvendosja e KZAZ-së pengon zgjedhjet në Dropull

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka reaguar lidhur me mosfunksionimin e radarëve, shqetësim ky i ngritur edhe nga Haki Çako.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Luan Rama shkruan se shtetei fle gjumë, ndërkohë që trafikantët punojnë.

Rama dënon mosreagimin e Prokurorisë lidhur me këtë cështje, ndërsa e quan pa sens deklratën e ministrit Xhafaj, teksa shkruan se hetimet i nis Prokuroria dhe jo ministri.

Më tej, nënkryetari i LSI shprehet se nuk ka bashkëveprim mes ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes, ndërsa shton se ministri i Brendshëm Xhafaj “mund ta zgjojë Prokurorinë, duke e denoncuar çështjen zyrtarisht në organin e akuzës!”

POSTIMI I LUAN RAMËS:

Radarët të fikur,

trafikantët në punë,

shteti fle gjumë!…

Megjithëse po bëhet një muaj që prej denoncimit publik të faktit se sistemi i radarëve të vëzhgimit të hapësirës tonë detare nuk funksionon, ç’ka ka çuar, sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Haki Çako në dështimin e operacioneve të Policisë së Shtetit për bllokimin e trafikimit të drogës përmes detit, ende nuk ka një reagim zyrtar e të përgjegjshëm nga Prokuroria në lidhje me këtë çështje!

Radarët të fikur, trafikantë në punë, shteti fle gjumë!

E në përpjekje për ta “prishur” këtë trinitet kriminal, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u shpreh para disa ditësh: “garantoj se do të nisë një proces investigimi për këtë çështje!”

Pa e vënë në dyshim as vullnetin dhe as vendosmërinë e zotit ministër, deklarata e tij ka një nonsens, sepse nuk mund ta nisë ai hetimin e kësaj çështjeje, pasi nuk ka asnjë tagër ligjor! Përveç kësaj, për sa kohë dimë që pas shqetësimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pati një reagim nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes që hidhte poshtë pretendimet e tij, presupozohet që edhe vetë Policia e Shtetit të jetë subjekt nën hetim po aq sa QNOD-ja dhe vetë Ministria e Mbrojtjes.

Organi i vetëm që mund të investigojë e të hetojë sipas ligjit është Prokuroria, jo Ministria e Brendëshme, aq më tepër po të kemi parasyshë që QNOD-ja ku është Sistemi i Integruar i Vëzhgimit të Hapësirës Detare është nën autoritetin e Ministrisë së Mbrojtjes!

Një gjë është e qartë: ka mungesë të bashkëveprimit ndëroperacional midis dy ministrive, gjë që ka çuar në krijimin e kushteve të favorshme për ushtrimin e veprimtarisë kriminale të trafikut të lëndëve narkotike!

Këtu duhet të investohet Prokuroria!

Në fakt duhej të ishte investuar që në çastin kur u bë publik shqetësimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit! Por, meqenëse nuk ka asnjë lajm nga Prokuroria se ka nisur qoftë edhe kryesisht hetimin e këtij skandali me pasoja kriminale, Ministri i Brendshëm mund ta zgjojë Prokurorinë, duke e denoncuar çështjen zyrtarisht në organin e akuzës!

Tags: "radarët"luan ramashteti fle gjumetrafikantet ne pune

TË LIDHURA

Ambasada britanike në Tiranë: Imuniteti parlamentar nuk duhet të pengojë llogaridhënien para ligjit
Aktualitet

Ambasada britanike në Tiranë: Imuniteti parlamentar nuk duhet të pengojë llogaridhënien para ligjit

09:45 | 12/03/2026
Kuvendi “blindohet”, opozita protestë para Parlamentit
Politikë

Kuvendi “blindohet”, opozita protestë para Parlamentit

09:09 | 12/03/2026
I vendosi tritol automjetit në Bulqizë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari
Aktualitet

I vendosi tritol automjetit në Bulqizë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

09:01 | 12/03/2026
Next Post
Apple mendon për ju, iOS 11 rregullon bezdinë tonë më të madhe me internetin

Apple mendon për ju, iOS 11 rregullon bezdinë tonë më të madhe me internetin

Përplasja e “të fortëve” me policinë në Elbasan, Çako mbledhje urgjente. Ja urdhri!

Përplasja e “të fortëve” me policinë në Elbasan, Çako mbledhje urgjente. Ja urdhri!

Arsimi i lartë: Kjo është data e fillimit të vitit të ri akademik

Arsimi i lartë: Kjo është data e fillimit të vitit të ri akademik







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Ambasada britanike në Tiranë: Imuniteti parlamentar nuk duhet të pengojë llogaridhënien para ligjit
Aktualitet

Ambasada britanike në Tiranë: Imuniteti parlamentar nuk duhet të pengojë llogaridhënien para ligjit

by mirseda
09:45 | 12/03/2026
0

Kuvendi pritet të vendosë sot lidhur me çështjen e Belinda Ballukut, ndërsa ka reaguar edhe Ambasada Britanike...

Kuvendi “blindohet”, opozita protestë para Parlamentit

Kuvendi “blindohet”, opozita protestë para Parlamentit

09:09 | 12/03/2026
I vendosi tritol automjetit në Bulqizë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

I vendosi tritol automjetit në Bulqizë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

09:01 | 12/03/2026
Mjegull e dendur në rrugën nacionale Burrel-Skuraj, vështirësi për drejtuesit e mjeteve

Mjegull e dendur në rrugën nacionale Burrel-Skuraj, vështirësi për drejtuesit e mjeteve

08:58 | 12/03/2026
Lufta në Lindjen e Mesme, nafta mbi 100$ për fuçi

Lufta në Lindjen e Mesme, nafta mbi 100$ për fuçi

08:47 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com