Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Misioni i FMN-së rikthehet në Tiranë

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Misioni i FMN-së rikthehet në Tiranë

Një mision i FMN-së ka mbërritur këto ditë në Tiranë dhe pritet të jetë pjesë e tryezave të diskutimit me autoritetet shqiptare për programin e ri qeverisës, buxhetin e 2018-ës dhe paketën fiskale që do të shoqërojë atë. Por do të diskutohet edhe mbi mundësinë e bashkëpunimit përmes një programi të ri.

Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, aprovoi në fund të muajit shkurt mbylljen me sukses të programit trevjeçar me Shqipërinë. Aprovimi me sukses i mbylljes së programit, por edhe rishikimi i nëntë dhe i dhjetë së bashku me mbylljen e programit, bëri të mundur disbursimin e transhit të fundit prej 73.2 milion euro po brenda kuadrit të marrëveshjes. Në total në kuadër të marrëveshjes, nga ana financiare janë disbursuar 377.3 milion euro në buxhetin e shtetit.

“Ne kalojmë në një marrëdhënie të re me Fondin Monetar Ndërkombëtar që është monitorimi përgjatë periudhës post-marrëveshje, që do të thotë që ne vazhdojmë të punojmë shumë ngushtë me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ashtu siç kemi punuar gjatë gjithë periudhës 3- vjeçare deri në fund të vitit 2017, për të marrë një vendim pastaj të ri që është tagër i qeverisë Rama 2 për të pasur një programtë ri, çfarëdo lloj programi do të jetë ai”, deklaroi ministri i Financave, Arben Ahmetaj, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Shefen e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, Anita Tuladhar në fund të muajit shkurt të këtij viti, pas mbylljes së programit 3-vjeçar.

Ndërsa shefja e Misionit të FMN-së, Tuladhar deklaroi se kishte rënë dakrd me autoritetet shqiptare për prioritetet e politikave në kuadër të Monitorimit pas Programit. “Programi ekonomik

vazhdon të ecë sipas planit dhe i ka arritur objektivat bazë të korrigjimit të çekuilibrave të mëdhenj makroekonomikë dhe të fuqizimit të rritjes ekonomike. Janë përmbushur shumica e

objektivave të synuar sasiorë. Pavarësisht nga disa vonesa, është arritur një progres përgjithësisht i mirë në vënien në zbatim të reformave strukturore. Programi e ka vendosur ekonominë shqiptare në rrugën drejt financave publike solide, stabilitetit financar dhe rimëkëmbjes ekonomike. Me mbylljen e programit, do të jetë thelbësore që Shqipëria të angazhohet për vazhdimin e reformave ekonomike”, thuhej në fjalën e saj.

FMN rekomandonte edhe disa prioritete, ndër të cilat, të vijohet zgjerimi i të ardhurave për të fuqizuar financat publike dhe për të siguruar qëndrueshmërinë në kohë të borxhit, të ulet niveli i kredive nën standard për të fuqizuar stabilitetin financiar dhe për të mbështetur rimëkëmbjen e huadhënies dhe të çohen përpara reformat strukturore për të përmirësuar klimën e biznesit.

Programi 36-mujor në formë EFF-je për Shqipërinë është miratuar më 28 shkurt 2014 dhe përfundoi në shkurt të vitit 2017.

Tags: FMN-sëmisionirikthehettirane

TË LIDHURA

Balla paralajmëron opozitën për ‘Territorialen’: Nuk bëj ultimatume, por nëse s’merrni pjesë …
Politikë

Balla paralajmëron opozitën për ‘Territorialen’: Nuk bëj ultimatume, por nëse s’merrni pjesë …

12:54 | 02/02/2026
Debate në seancën gjyqësore, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda
Aktualitet

Debate në seancën gjyqësore, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda

12:33 | 02/02/2026
Ambasadori i Spanjës mbërrin në SPAK, takim me Klodjan Brahon
Aktualitet

Ambasadori i Spanjës mbërrin në SPAK, takim me Klodjan Brahon

11:26 | 02/02/2026
Next Post
Rikthimi i vizave? Fleckenstein: S’ka diskutime, shqiptarët …

Rikthimi i vizave? Fleckenstein: S’ka diskutime, shqiptarët ...

Skandal! Ja kompania e blerjeve online që mashtron shqiptarët me shifra marramendëse

Skandal! Ja kompania e blerjeve online që mashtron shqiptarët me shifra marramendëse

Meksikë, tërmet i fuqishëm 7.1 ballë, 5 të vdekur dhe qindra njerëz të bllokuar në banesa

Meksikë, tërmet i fuqishëm 7.1 ballë, 5 të vdekur dhe qindra njerëz të bllokuar në banesa







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
“Unë e vrava”/ Merr kthesë vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos, dyshohet se u ekzekutua…

“Unë e vrava”/ Merr kthesë vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos, dyshohet se u ekzekutua…

09:41 | 26/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

Balla paralajmëron opozitën për ‘Territorialen’: Nuk bëj ultimatume, por nëse s’merrni pjesë …
Politikë

Balla paralajmëron opozitën për ‘Territorialen’: Nuk bëj ultimatume, por nëse s’merrni pjesë …

by mirseda
12:54 | 02/02/2026
0

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, foli në një prononcim për mediat këtë të...

Debate në seancën gjyqësore, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda

Debate në seancën gjyqësore, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda

12:33 | 02/02/2026
Ambasadori i Spanjës mbërrin në SPAK, takim me Klodjan Brahon

Ambasadori i Spanjës mbërrin në SPAK, takim me Klodjan Brahon

11:26 | 02/02/2026
Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”

Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”

10:50 | 02/02/2026
“Videot janë në dosjen e SPAK, rrugaçe e ligjit”, Berisha: Irena Gjoka këshilltare e Ergys Agasit

“Videot janë në dosjen e SPAK, rrugaçe e ligjit”, Berisha: Irena Gjoka këshilltare e Ergys Agasit

10:44 | 02/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com