Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ja kush është pakti që bashkoi familjet më të pasura të botës

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT
Ja kush është pakti që bashkoi familjet më të pasura të botës

Disa nga familjet më të pasura të botës kanë nënshkruar një pakt për të investuar pasuri të tyre në funksion të përmirësimit të jetës së të tjerëve.

Grupi “ImPact”, përbëhet nga shumë miliarderë. Është ideuar nga Justin Rockefeller, stërnip i John D. Rockefeller dhe Josh Cohen.

Themeluesit e këtij grupi janë Liesel Pritzker Simmons (trashgimtar i Hyatt Hotels ), Jason Ingle (nipi i Henry Ford) dhe Jim Sorenson (biri i biznesmenit James LeVoy Sorenson).

Ideja është e ngjashme me atë të Bill Gates dhe Warren Buffett, “The Giving Pledge”, që kërkon nga nënshkruesit gjysmën e pasurisë së tyre. Ndryshimi qëndron se investimi duhet të jetë në funksion të së mirës.

“As bamirësia e as ndihmat nuk do të zgjidhin problemet me të cilat bota po përballet sot,” tha CEO, Abigail Noble. “Na duhet të përdorim bizneset dhe kapitalin”.

Noble tha se ajo është përqendruar në bashkëpunimin me “familjet më me ndikim në nivel global”, dhe pikërisht te të rinjtë që vijnë nga këto familje. Ata duan të rrisin investimet e bamirësisë që kanë nisur prindërit dhe gjyshërit e tyre.

Që nga themelimi i ImPact në 2015 në këtë organizim bëjnë pjesë 125 anëtarë. Së fundmi është bashkangjitur edhe Brazili dhe Koreja e Jugut.

Detyrimi moral për të investuar për të mirën

Pakti është një “detyrim moral”, dhe jo një dokument i detyrueshëm ligjor. Nuk është përcaktuar niveli minimal i investimeve, dhe madje ImPact nuk di as se sa është investuar. Anëtarësimi realizohet përmes një ftese dhe Noble tha se pasuria mesatare e familjeve arrin rreth 700 milionë dollarë. ImPact kontrollon performancën financiare dhe ndikimin e investimeve të anëtarëve të saj. Ky informacion ndahet edhe në rrjet.

“Familjet jo vetëm që mund të shohin investimet e tyre, por edhe t’i krahasojnë me investimet e familjeve të tjera dhe të mësojnë si të marrin vendime në mënyrë më efektive”, tha Noble.

Fuqia e bashkimit

Jean Case mbështet “ImPact” përmes fondacionit që ajo dhe burri i saj, Steve Case kanë bashkë themeluar në vitin 1997.

“Ideja e bashkimit të fuqive me anëtarët e tjerë të pasur dhe ndërveprimit pavarësisht se nuk po investohet në të njëjtat gjëra është mjaft të fuqishme”, tha Case.

Ajo tha se të rinjtë e familjeve të pasura po distancohen nga metodat tradicionale të investimit.

Përqindja e individëve që janë të interesuar të investojnë në ImPact u rrit nga 32% në 2015 në 45% në vitin 2017, sipas një studimi të US Trust, departamenti i menaxhimit të pasurisë private të Bankës së Amerikës (BAC).

“Përmes organizimit të pronarëve të pasurive më me ndikim në botë, ne mund ta ndryshojmë këndvështrimin e investimit në funksion të së mirës,” tha Noble.

Përshtati për Tirana Today, Refxhei Tola

Tags: bashkoifamiljeinvestimkapitalPaktte pasura

TË LIDHURA

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?
Bota

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?

21:55 | 17/07/2025
Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për masën e sigurisë arrest me burg për Beccetin
Bota

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për masën e sigurisë arrest me burg për Beccetin

16:07 | 17/07/2025
Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane
Bota

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

22:07 | 16/07/2025
Next Post
Bllokimi i anijes në Libi, ambasadori Sulo: Ja pse u ndaluan marinarët shqiptarë

Bllokimi i anijes në Libi, ambasadori Sulo: Ja pse u ndaluan marinarët shqiptarë

VIDEO/ Shqiptari i infektuar me HIV: Lufta me sëmundjen dhe plani për fëmijë

VIDEO/ Shqiptari i infektuar me HIV: Lufta me sëmundjen dhe plani për fëmijë

Skandali në Pezë, Shkëlzen Berisha: Me foton e diktatorit s’po merrem se…

Skandali në Pezë, Shkëlzen Berisha: Me foton e diktatorit s'po merrem se...

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

by mirseda
20:43 | 19/07/2025
0

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Shkopet, ku për pasojë janë djegur edhe dy banesa. Fatmirësisht,...

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

15:56 | 19/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com