Gjykata e Lartë e Apelit në Egjipt, ka konfirmuar të shtunën dënimin më burg të përjetshëm për Muhamed Morsin, presidentin e parë të Egjiptit që është zgjedhur në mënyrë demokratike, i cili u përmbys me anë të një grusht shteti në vitin 2013.
Burime nga gjykata bëjnë të ditur se Apeli ka mbështetur edhe dënimet me vdekje për tre të akuzuar tjerë të cilët njëjtë sikur Morsi, janë dënuar se kanë spiunuar për Katarin në kohën kur ky i fundit ishte president i shtetit në periudhën e shkurt kohore, nga mesi i vitit 2012 deri nga mesi i vitit 2013.
Në gusht të vitit të kaluar, shtatë të dënuar, përfshirë ish presidentin, ankimuan dënimet e shqiptuara ndaj tyre.
Procesi përfshin 11 të akuzuar, (katër në arrati) të cilët ngarkohen me veprën se “kanë spiunuar për një shtet tjetër” dhe “lidhje me një grup të paligjshëm”, duke iu referuar Vëllazërisë Muslimane lider i së cilës ka qenë Morsi, shkruan aa.
Një numër i të pandehurve në këtë rast kishin punuar për transmetuesin e lajmeve nga Katari, “Al Jazeera” gjatë ose pas rrëzimit të Morsit nga pushteti.
Në qershor të vitit të kaluar, Gjykata Penale e Kajros i shqiptoi Morsit një dëmin 40 vjeçar me burg për “spiunim për Katarin”.