Problemet te skuadra e Partizanit vazhdojnë të jenë prezentë. Pasi kapiteni Alban Hoxha ka kërkuar falje para skuadrës dhe ka dorëzuar shiritin e kapitenit, në prag të ndeshjes ndaj Kukësit trajneri Mark Iuliano duhet të bëjë llogaritë me mungesat.
Kjo, pasi janë tre futbollistë që kanë shfaqur probleme ditët e fundit dhe mund të mos jenë të gatshëm në këtë sfidë. Fejzullahu është mungesë e sigurt, ndërkohë që Adorjan e Malota janë të dëmtuar, por për aktivizimin ose jo të tyre do të vendoset të hënën para takimit.
Por, mungesa kryesore është ajo e sulmuesit Edgar Çani. Edhe pse ky i fundit luajti në Kupë ka shfaqur sërish shqetësime dhe nuk dihet nëse do të jetë gati për këtë përballje.