Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në takimin me homologun e tij zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli tha se u arritën një sërë marrëveshjesh të rëndësishme për dy vendet. Më e rëndësishmja ishte eliminimi i barrierave tregtare Shqipëri-Kosovë. Në këtë kuadër porti i Durrësit do të kthehet një port që do ti vijë në ndihmë Kosovës për zhdoganimin e mallrave.
Bushati: Është nder që Kosova do ketë ministër të jashtëm Behgjet Pacollin. Do të punojmë për një koordinim më të mirë për përpjekjet e përbashkëta.
Në fund të vitit do të këtë një mbledhje të dy qeverive. Diskutuam për heqjen e të gjitha barrierave të tregtisë së dy vendeve. Por gjithashtu në këtë kuadër porti i Durrësit do të kthehet një port që do ti vijë në ndihmë Kosovës për zhdoganimin e mallrave.
Pacolli: Në të ardhmen ndërmjet dy vendeve nuk do të ketë më ndarje të dy vendeve me kufij por mallrat do të dhe njerëzit do të lëvizin lirshëm. Mallrat do të zhdoganohen në Durrës si për Kosovën dhe për Shqipërinë.