Bryan Calder nga Angusi i Skocisë, e ka kultivuar një lakër me diametër prej një metër e gjysmë.
Megjithëse kishte shfrytëzuar një farë të zakonshme, lakra është rritur sa 50 herë një lakër normale.
“Më duhej karroca për ta mbajtur, por jam i lumtur, sepse gjatë gjithë dimrit mund të ha sallatë çdo ditë dhe të mos më mbarojë”, ka thënë Calder lidhur me rastin.