Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Femrat i vrasim dy herë

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Femrat i vrasim dy herë

Në Shqipëri femrat i vrasim dy herë. Hera e parë është vrasja fizike, që denoncohet nga të gjithë. Por ky denoncim zbehet shpejt dhe pothuajse menjëherë zëvendësohet nga një murmurimë shoqërore që thotë se “diçka kish bërë ajo se kot nuk e vrau ai”. Në shoqërinë tonë maskiliste, femrat kanë faj edhe kur vriten prej burrave, të cilët në analizë të fundit mbeten viktima të manipulimit djallëzor femëror. Këtu fillon vrasja e dytë e femrës shqiptare.

Vrasja e karakterit dhe personalitetit të saj. Është vrasja që e bën media jonë e dashur me artikuj apo intervista “që hedhin dritë” mbi karakterin problematik të viktimës, që shpjegon se përse një burrë “u detyrua” ta vrasë. Është një vrasje makabre, sepse bëhet për së vdekuri. E vdekura nuk mund të mbrohet, ndërkohë që familjarët e vrasësit, në vend që të heshtin, japin argumente dhe arsyetime se përse vrasja, në fund të fundit, u nxit nga viktima.

Ky skenar po zhvillohet sot me gjyqtaren Fildes. Menjëherë pas vrasjes fizike, filloi vrasja e saj morale. Në gazetat kryesore u shfaq një intervistë e vëllait të agresorit, që na shpjegonte se si vrasësi ishte një burrë i mirë që gruaja e kish çuar drejt krimit, sepse tallej me të. Ende pa u kallur viktima në dhè, fillon vrasja e dytë e saj, sipas refrenit universal të shoqërive maskiliste: ajo ishte një femër djallëzore që manipuloi një burrë naiv.

Ndërsa i shoqi e vrau fizikisht, vëllai i të shoqit e vret moralisht. Është e trishtë që media thjesht i vë mikrofonin përpara vëllait të vrasësit për të justifikuar aktin e këtij të fundit, pa bërë asnjë verifikim nëse ato që ai thotë janë të vërteta apo jo. Është tronditëse që mediat na ofrojnë versionin e vrasësit përpara se të marrim vesh versionin e viktimës. Sepse ne nuk e dimë historinë e jetës së Fildesit, ne dimë vetëm historinë e vdekjes së saj. Ne nuk dimë se çfarë e detyroi atë të kërkonte divorcin, se në çfarë rrethanash u martua me të shoqin, se çfarë vuajtjesh kalonte ajo në martesën e saj. Dhe nuk ka përse t’i dimë të gjitha këto detaje.

Nuk na duhet të dhunojmë intimitetin e jetës së Fildesit për t’u revoltuar me vrasjen e saj. Aq më pak duhet të lejojmë që mbi viktimën të hidhet baltë nga justifikuesit e vrasësit të saj.

Fakti që media shqiptare vrapon për të bërë pikërisht këtë gjë, tregon se sa të thella janë rrënjët e mendësisë maskiliste te ne. Përbaltja e viktimës shërben për të zhvendosur debatin nga problemi i dhunës ndaj grave te ndarja e fajit mes vrasësit dhe viktimës.

Ndaj, në vend që të pyesim “Përse burrat shqiptarë po i vrasin dhe i dhunojnë në masë gratë dhe vajzat e tyre?”, shtrojmë pyetjen “Si e nxisin gratë dhunën ndaj vetes duke i ngritur nervat burrave?”.

Mesazhi është i qartë, gratë duhet të ulin kokën dhe mbyllin gojën, përndryshe ne i vrasim jo një, por dy herë.

Fatkeqësisht jemi ende larg ndaj zhdukjes së vrasjes fizike të femrave. Hapi i parë është eliminimi i vrasjes morale që shërben si justifikim i vrasjes fizike. Për këtë mjafton të kemi pak respekt për të vdekurit, veçanërisht kur janë viktima të krimeve për të cilat ne si shoqëri maskiliste kemi përgjegjësi. (Panorama)

Tags: Blendi Kajsiudy herefemratFildes HafizigjyqtarjaMediavrasim

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Cilët janë fëmijët e familjeve mbretërore në botë?

Cilët janë fëmijët e familjeve mbretërore në botë?

“Fluturojnë” çmimet, rritja më e madhe tek ushqimet dhe pijet joalkoolike

“Fluturojnë” çmimet, rritja më e madhe tek ushqimet dhe pijet joalkoolike

Bloodlands, filmi i parë horror shqiptar shfaqet për publikun në Tiranë

Bloodlands, filmi i parë horror shqiptar shfaqet për publikun në Tiranë







JU REKOMANDOJMË

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026




TË FUNDIT

Sot ndeshja e kombëtares/ Policia polake ndalon festimet e shqiptarëve, kontrolle të imtësishme
Aktualitet

Sot ndeshja e kombëtares/ Policia polake ndalon festimet e shqiptarëve, kontrolle të imtësishme

by mirseda
17:43 | 26/03/2026
0

Në prag të ndeshjes së kombëtares sonë të futbollit me Poloninë, forcat e policisë polake janë shpërndarë...

Merret vendimi për naftën, a sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve

Merret vendimi për naftën, a sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve

17:18 | 26/03/2026
Çfarë po ndodh mes tyre? Brikena debaton me Mateon, shkak u bë..

Çfarë po ndodh mes tyre? Brikena debaton me Mateon, shkak u bë..

17:13 | 26/03/2026
Tragjedi në Roskovec: Vret bashkëshorten dhe veten, fëmijët refuzojnë varrimin e tij

Tragjedi në Roskovec: Vret bashkëshorten dhe veten, fëmijët refuzojnë varrimin e tij

17:05 | 26/03/2026
Washington Post: SHBA mund të përdorë armët e destinuara për Ukrainën në Lindjen e Mesme

Washington Post: SHBA mund të përdorë armët e destinuara për Ukrainën në Lindjen e Mesme

16:51 | 26/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com