Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Rikthehet Nano: Politika sot është shndërruar në biznes, e mbushur me mosmirënjohës

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Rikthehet Nano: Politika sot është shndërruar në biznes, e mbushur me mosmirënjohës

Ish-kryeministri Fatos Nano është rikthyer në një rrëfim për gazetarin Blendi Fevziun në 20-vjetorin e emisionit “Opinion”, duke theksuar se politika tashmë e ka humbur pasionin e dikurshëm dhe është e mbushur me mosmirënjohës.

Duke folur mbi pushtetin e tij, raportet me politikanët më të fuqishëm, përfshirë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe takimin historik me të, Nano shpjegon se politikanët që vijnë nga periudha e sistemit komunist mendojnë në mënyrë krejt konvencionale ashtu si koncepti i Luftës së Ftohtë. Ndërsa sot ka humbur pasioni politik i dikurshëm.        

Intervista:

A është mirë të jesh i pari?

Është e vështirë të jesh i pari, për të mos folur për një filozofi popullore që nënat kur dërgonin djemtë partizanë u thoshin “që mos dil i pari se ha ndonjë plumb qorr dhe as i fundit po ashtu”.

Sa i përket fenomeneve dhe ngjarjeve që kanë ndodhur, është e vështirë të jesh i pari në Shqipëri. Kjo vjen për faktin se politikanët dolën nga një periudhë e gjatë izolimi, dhe ata mendonin si në konceptet e luftës së ftohtës, gati bardh e zi.

Pra, nëse nuk je me mua je kundër meje. Unë nuk kam qenë konvencional, mënyra me të cilën i kam shtruar problemet nuk është goditur nga klasa politike. Por, i pari mbetet i vetëm gjithsesi.

A jeni penduar që jeni marrë me politikë?

Është vonë për ta pyetur veten se çfarë mund të bëja tjetër. Përgjithësisht më del se nuk e kam bërë keq punën e kam bërë me dashuri. Me keqardhje më duhet të pranoj këtë gjë, që politika bëhet pa pasion. Nëse e bëjmë politikën si biznesi nuk ka pasione fare.

A keni fituar apo humbur nga politika dhe pushteti që keni pasur?

Kam fituar në rreth shoqëror, kam fituar në marrëdhëniet reciproke dhe vlerësimin që më japin njerëzit jo vetëm në Shqipëri.

Ju jeni një njeri që keni pasur goxha pushtet duke vendosur për fatet e të tjerëve, madje duke iu dhënë atyre pushtet. A janë mirënjohës ndaj jush në këtë kohë që jeni pa pushtet?

Çështja e mirënjohjes dhe mosmirënjohjes është një sjellje ciklike. Dhe tani që jam në distancë nga politika aktive dhe jam në gjendje ta dalloj. Gjëja e parë është mungesa e mirënjohjes dhe ndjehet sepse duhet të jesh në gjendje të atillë për ta përballuar.

Po njerëz mirënjohës a ka?

Ka, po janë specie e rrallë, dhe janë nga miqtë e mi të palëkundur.

Si e more vendimin për të ardhur në studio dhe për të folur për divorcin dhe çfarë mund të thuash tani?

Ishte një konsumim i martesës së parë me ish-bashkëshorten Rexhina dhe që për fat të mirë i kemi dhënë një zgjidhje që na mundëson të marrim frymë lirisht. Kemi dy familje. Por, që komunikojmë.

A të mungon pushteti?

Nëse pushtetin do ta quajmë për të vendosur mbi fatet e të tjerëve, jo, sepse ka qenë një përjetim shpesh në zgrip. Duhet të kishe një mekanizëm të caktuar për ta rregulluar më pas nga dëmet që kishe marrë për fatin e njerëzve. Nëse pushtet do të thotë emër i mirë dhe admirim nga njerëz të rinj, mund të them se po.

Tags: Biznesfatos nanokthyermbushurmosmirenjohespolitika

TË LIDHURA

“Arlis Ndërtim” premton rindërtimin e plotë të apartamenteve të dëmtuara
Aktualitet

Pse zjarri ishte agresiv? Kreu i Zjarrfikëses: Shtresa e jashtme shpërndau flakët

22:39 | 15/04/2026
Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar
Kryesore

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

21:24 | 15/04/2026
Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë
Aktualitet

Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë

20:50 | 15/04/2026
Next Post
FOTOGALERI/ Fuqia e grimit për t’ju shndërruar totalisht

FOTOGALERI/ Fuqia e grimit për t'ju shndërruar totalisht

Mbi 50 mijë barra hipotekore, bllokohen pasuritë e bizneseve

Mbi 50 mijë barra hipotekore, bllokohen pasuritë e bizneseve

Golem, u fut në det për tu larë, mbytet 69-vjeçari

Golem, u fut në det për tu larë, mbytet 69-vjeçari







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

“Arlis Ndërtim” premton rindërtimin e plotë të apartamenteve të dëmtuara
Aktualitet

Pse zjarri ishte agresiv? Kreu i Zjarrfikëses: Shtresa e jashtme shpërndau flakët

by mirseda
22:39 | 15/04/2026
0

Drejtori i Zjarrfikëses në Tiranë Shkëlqim Goxhaj, në një intervistë sonte në 15 prill dha më shumë...

“E dija që ishim bërë për njëri-tjetrin”/ Selin rrëfehet për marrëdhënien me Gimbon

“E dija që ishim bërë për njëri-tjetrin”/ Selin rrëfehet për marrëdhënien me Gimbon

22:20 | 15/04/2026
Nuk kanë fund golat në pjesën e parë, Reali udhëheq ndaj Bayern në Champions

Nuk kanë fund golat në pjesën e parë, Reali udhëheq ndaj Bayern në Champions

21:55 | 15/04/2026
Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit

Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit

21:36 | 15/04/2026
Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

21:24 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com