Monodrama “Vajza me kukull” zhvendoset nga teatri “Migjeni” në Shkodër, në teatrin “Istref Begolli” në Pejë.
Pasi përloti publikun shkodran, aktorja Drane Xhaj do të performojë sonte në Pejë, ku do të luhet monodrama e shkruar nga Fadil Kraja dhe vënë në skenë nga Agron Dizdari.
Kjo monodramë flet për jetën e një vajze, e cila në adoleshencë përjeton ndarjen e prindërve, martesën e nënës, zhdukjen e babait dhe prezencën e njerkut në shtëpi, i cili më vonë i shkatërron jetën.
Kjo shfaqje do të nisë në orën 20:00, ndërsa njëkohësisht hap sezonin për pjesën e dytë të vitit në teatrin “Istref Begolli” në Pejë.