Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Avullojnë paratë për kullat e vrojtimit; plazhet lanë pas 28 viktima

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Avullojnë paratë për kullat e vrojtimit; plazhet lanë pas 28 viktima
Të paktën 28 turistë të mbytur numëron sezoni veror në Shqipëri. Një vëzhgim i emisionit “Stop” konstaton, se përgjatë gjithë vijës bregdetare, ose mungojnë kullat e vrojtimit, ose edhe kullat edhe personat, që duhet të shpëtojnë jetë. Një VKM rregullon mënyrën e funksionimit të këtyre strukturave, por as që është vënë në jetë nga njësitë vendore.

Gazetari i emisionit “Stop” ka realizuar një vëzhgim përgjatë vijës bregdetare nga kur rezultoi se ekzitojnë vetëm kulla, por asnjëra prej tyre nuk ka vrojtues. Emisioni Stop ka investiguar pjesën dërrmuese të bregdetit shqiptar ku ka evidentuar një sërë problematika, një ndër prej tyre dhe mungesa e kullave të vrojtimit, pajisur edhe këto edhe me vrojtuesin i cili duhet tu vijë në ndihmë pushuesve.

28 është numri i të mbyturve në sezonin veror e 2017, ndoshta ky numër do të ishte më i vogël nëse do të ishin marrë masa dhe gjërat do të funksiononin siç duhet në Shqipëri. 

Ligji shqiptar parashikon krijimin e një ambienti të sigurt për turistët e huaj dhe shqiptarë. Një VKM  e dalë në 18.05.2016 në Nenin 6. Pika c, parashikohet që pushteti lokal që jep ambientet me qira, bizneseve private duhet t’i detyrojë ata në bazë të VKM që të ndërtojnë një kullë vrojtimi dhe të punësojnë një vrojtues.

Gazetari i emisionit Stop ka bërë një investigim në qytetet bregdetarë dhe asnjë prej tyre nuk ka një vrojtues që të qëndrojë në punë për t’i ardhur në ndihmë pushuesve që mund të gjenden në rrezik kur janë me pushime. 

 

Në 27 prill të vitit 2017 është tenderuar nga agjencia  Kombëtare e Bregdetit një kullë me shumën prej 41 milion lekë të vjetra, adresa e dhënë është në Dhërmi.

Gazetari ka shkuar në Dhërmi për të parë, se ku është kulla, se çfarë ka ajo që kushton aq shumë.

Por edhe pse gazetari kontrolloi të gjithë vijën bregdetare në Dhërmi nuk gjeti asnjë kullë që të kishte të bënte me tenderimin e Agjencisë së Bregdetit.

E vetmja kullë që ishte në Dhërmi ishte një kullë e cila ishte ndërtuar nga një subjekt privat.  Por gazetari nuk e ka lënë më kaq, ai ka kontaktuar me Auron Taren kreun e Agjencisë së Bregdetit, i cili tha se publikimi i tenderit 41 milionë lekë për një kullë që nuk u bë kurrë, është lapsus. Ndërsa investimi në kulla pa njerëz, është thjesht shumë parash e hedhur dëm.

Auron Tare: Në fakt tenderimi që është që bërë në Maj dhe në Qershor dhe është një tenderim i mbartur nga viti i kaluar për vendosjen e 13 kullave të cilat janë dhe në dokumentacion me një vlerë prej 5 milion lekësh të vjetra, nga subjekti që u fitua. Këto kulla janë vendosur në Vlorë, Lungomare, Orikum dhe plazhin e vjetër sipas kërkesës së bërë nga Bashkia e Vlorës, për arsye të fluksit të vizitorëve. Këto kulla, 13 copë brenda këtij tenderimi janë vendosur në plazhin e Vlorës.

Gazetari: Pra është një lapsus me të dhënat që janë Agjencia e Prokurimit Publik, adresa është Dhërmi dhe kullat janë bërë në Vlorë ?

Auron Tare: Ne mund të bënim dhe 100 kulla dhe t’i shpërndanim në shumë qytete ku bashkitë kanë nevojë, por duke qenë se bashkia e Vlorës ka bërë kërkese me shkresë zyrtare për t’i vendosur në këto zona, i është dhënë përparësi këtyre zonave. Unë do të thoja se një kullë pa vrojtues nuk ka asnjë rol. Kullat nuk kanë vrojtues, por nuk do të thotë së nuk do të kenë./tvklan.al    –

Tags: 28 viktimaavullojneKullatparatëplazhetvrojtimi

TË LIDHURA

Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim

14:26 | 22/01/2026
Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses
Aktualitet

Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses

14:21 | 22/01/2026
Ankimimi i Ramës për pezullimin e Ballukut, Prokurorja e SPAK në Kushtetuese
Aktualitet

Ankimimi i Ramës për pezullimin e Ballukut, Prokurorja e SPAK në Kushtetuese

13:49 | 22/01/2026
Next Post
KE: Vetëm 4 vende të BE-së nuk janë prekur nga vezët e infektuara

KE: Vetëm 4 vende të BE-së nuk janë prekur nga vezët e infektuara

Zjarrfikësja nuk ka ujë, fikin zjarret me fshesa dhe lopata

Zjarrfikësja nuk ka ujë, fikin zjarret me fshesa dhe lopata

Shtypi i ditës, 6 shtator 2017

Shtypi i ditës, 6 shtator 2017







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim

by mirseda
14:26 | 22/01/2026
0

Ka përfunduar këtë të enjte seanca në Gjykatën Kushtetuese lidhur me masën e sigurisë “pezullimi i ushtrimit...

Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses

Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses

14:21 | 22/01/2026
Ankimimi i Ramës për pezullimin e Ballukut, Prokurorja e SPAK në Kushtetuese

Ankimimi i Ramës për pezullimin e Ballukut, Prokurorja e SPAK në Kushtetuese

13:49 | 22/01/2026
Përdorim i gjuhës jo parlamentare, Peleshi i tërheq vëmendjen Gazment Bardhit, masë edhe për Palokën

Përdorim i gjuhës jo parlamentare, Peleshi i tërheq vëmendjen Gazment Bardhit, masë edhe për Palokën

12:52 | 22/01/2026
Presidenca: Kushtetuta ndalon pezullimin e anëtarit të Këshillit të Ministrave

Presidenca: Kushtetuta ndalon pezullimin e anëtarit të Këshillit të Ministrave

12:45 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com