Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Dëshmia rrëqethëse e nënës që u dhunua për 9 vite, ja tmerri që përjetoi

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Dëshmia rrëqethëse e nënës që u dhunua për 9 vite, ja tmerri që përjetoi

Ditët e fundit theksi është vendosur tek dhuna në familje dhe denoncimi i rasteve kur gratë dhe vajzat janë dhunuar. Një tjetër dëshmi rrëqethëse është denoncuar në media nga një nënë e dhunuar. Ana është nëna e 5 fëmijëve dhe sonte në emisionin “Tonight Ilva Tare” rrëfeu se si jetoi me terrorin për 9 vite me radhë. Ajo solli dëshmi tronditëse të dhunës sistematike të përjetuar nga ish-burri i alkoolizuar, duke i shkaktuar plagë mjaft të rënda. Ish-bashkëshorti i Anës ishte liruar pas tre muajsh megjithëse ligji parashikonte se mund të dënohej nga 3 në 6 vite burg.   

Rrëfimi i Anës

U njoha me shkuesi, ishte shumë i dhunshëm, pinte alkool dhe nuk më linte të dilja nga shtëpia. Kërkonte gjëra që nuk ishin sepse ai shpenzonte nëpër klube. Më rrihte, shante, nuk më linte të takoj familjarët. Nuk kisha guxim ti thoja as familjes që të mos i përplas familjet bashkë. Dhe nga shteti nuk kisha besim, kisha frikë se kthehem prapë dhe ma bën dhe më keq. Jetova për 9 vite. Dy herë u shkëputa dhe ika tek familja ime, u ktheva prapë me shpresën se po ndryshon. Ai nuk ndryshoi dhe më keq ma bëri. Denoncimin e fundit që bëra ishte pas 9 vitesh. Nuk e duroja dot më. Filloi të rrihte dhe fëmijët, pinte alkool dhe vinte në shtëpi. E denoncova vetë.

Po thua gjëra shumë të rënda dhe unë e kuptoj se fatkeqësisht je mësuar dhe me dhunën, e ke duruar shumë. 9 vjet janë shumë për të duruar dhunë mbi veten tënde dhe fëmijët e mitur. Pse kaq shumë?

Ku të shkoja? Do ta denoncoja në polici, ai do vinte prapë në shtëpi. Do dënohej tre muaj, do vinte prapë. Më keq do bëhej puna. Dy herë që e denoncuan lagja që panë shamatë në shtëpi, shkoi në klub me policin e zonës dhe i rregulloi gjërat. Makina e policisë që erdhi në lagje, iku. Nuk erdhi të më shihte mua në shtëpi si isha e dëmtuar. Isha e larë në gjak në shtëpi. Kur erdhi nga klubi në shtëpi më keq ma bëri. Nuk më bën gjë shteti mua, më tha. Pse më denoncove? Edhe më keq, edhe më zi. Mbeta pastaj, ku të shkoja me fëmijët. Në shtëpi nuk më linte, familjarët e tij më thoshin ik se e ke denoncuar, e ke çuar burrin në burg. Mbeta mes rrugëve. U dorëzova në një shoqatë dhe shoqata më solli në Tiranë.

Çfarë ndodhi në momentin kur ti vendose të mos e falësh më?

Më lau në gjak, më rrahu fëmijët, i hodhi përtokë, bërtisnin kur më shihnin mua të larë në gjak. Nëse nuk bënte gjë shteti do mbytesha në ujë, nuk kthehesha mbrapsht. Nuk kthehesha të takohesha me të. Ika e gjakosur, fëmijët i lashë në shtëpi se kisha frikë që më del para dhe më mbyt mua dhe fëmijët. Mos ta kuptonte që ika unë. Shkova dhe denoncova në polici. Më panë dhe më çuan në spital, ku qepa kokën. U ktheva dhe u thashë të më çojnë tek fëmijët, kisha hall ku i lashë. Më sollën në shtëpi. Më shoqëruan policia. Pastaj e arrestuan.

Çfarë ndodhi pastaj, e padite?

Po. Për dhunë. E kishte për tu dënuar 3-6 vjet por doli për 3 muaj.

Çfarë ndodhi, u largove nga qyteza dhe kërkove ndihmë?

Kërkova ndihmë tek një shoqatë, më dhanë urdhër-mbrojtjen, më sollën këtu në Qendrën e grave të dhunuara. Jetova 9 muaj bashkë me fëmijët. Por prapë mbeta mes rrugëve me fëmijët. Urdhër-mbrojtjen e kisha për një vit. Kam kërkuar sërish por nuk ma kanë dhënë, më thonë sill faktet. Faktet është kur të vdes, ose kur të çaj prapë kokën. Kisha disa fakte por nuk i pranuan.

Tags: Anadenimdenoncimdhunagjakgrua

TË LIDHURA

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aktualitet

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:26 | 10/02/2026
Protestuesit hedhin molotovë mes turmës së policisë. Ka të pl*gosur
Kryesore

Protestuesit hedhin molotovë mes turmës së policisë. Ka të pl*gosur

20:05 | 10/02/2026
Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut
Kryesore

Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

17:29 | 10/02/2026
Next Post
Pallati i Kensingtonit në pritje të fëmijës së tretë, çfarë do ndodhë nëse është djalë

Pallati i Kensingtonit në pritje të fëmijës së tretë, çfarë do ndodhë nëse është djalë

Shtypi i ditës, 5 shtator 2017

Shtypi i ditës, 5 shtator 2017

Shtypi nga bota, 5 shtator 2017

Shtypi nga bota, 5 shtator 2017







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë
Politikë

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë

by mirseda
22:41 | 10/02/2026
0

Kokteje molotovi ranë si shi mbrëmjen e sotme në Tiranë mbi selinë qeveritare të kryeministrit socialist Edi...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:26 | 10/02/2026
Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

21:38 | 10/02/2026
Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

21:11 | 10/02/2026
Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

20:51 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com