Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Merkel vs Schulz, përballja më e dobët e parë ndonjëherë

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Merkel vs Schulz, përballja më e dobët e parë ndonjëherë

Ky nuk ishte duel. Nuk kishte aspak shkëmbim replikash. I ashtuquajturi “Dueli televiziv” i organizuar nga televizionet më të mëdha në Gjermani, i pesti me radhë, ishte mbase më i dobëti që nga premiera në vitin 2002. Kjo do të thotë shumë për politikën gjermane dhe televizionet gjermane.

Bisedë jo duel

Angela Merkel kundër (më saktësisht së bashku me) Martin Schulzin. Biseda televizive – e partnerëve në koalicionin qeveritar – e dy kandidatëve për kancelar së bashku me katër gazetarë mbeti një bisedë pa publik. Jo vetëm në studion Adlershof para portave të Berlinit.

Për gjendjen sociale në Gjermani, ku ka probleme pavarësisht bumin ekonomik, nuk u fol thuajse fare. Nuk u fol për përkeqësimin e gjendjes së shumë familjeve, sfidat dhe shanset e digjitalizimit, globalizimin, për vendet e punës si dhe për arsimin.

Në vend të këtyre temave, u bë një analizë mjaft e gjatë e ardhjes së refugjatëve në vitin 2015 dhe integrimit të tyre. Sigurisht që politikanët duhet të përballen me këto vështirësi, që ekzistojnë në shumë vende. Por këtu u përball populizmi me pedantizmin e  punës së përditshme politike.

Disa aspekte të politikës së jashtme nuk ishin fare me vend. E para: politika ndaj Turqisë. Të dy politikanët, shefja e CDU-së dhe shefi i SPD-së, paralajmëruan ndryshimin e kursit. Nuk ka më negociata për një union doganor, nuk ka më negociata për anëtarësimin e Turqisë në BE. SPD ka dashur një kohë të gjatë që të mbajë të hapur perspektivën e anëtarësimit të Turqisë në BE, ndërsa Unioni donte ta pengonte disi. Ndërsa kundrejt autokratit në Ankara, i cili ka filluar të marrë pengje gjermane, tani politika gjermane po ndryshon qartë.

E dyta: shkallëzimi aktual i gjendjes në Korenë e Veriut, e cila në rastin më të keq mund të çojë në luftë, ishte një temë ku Merkel dhe Schulz shfrytëzuan shumë mirë përvojën e tyre diplomatike dhe folën për bisedimet telefonike me Moskën, Pekinin, Tokion, Seulin dhe Uashingtonin.

E treta: Merkel dhe Schulz mendojnë keq për mbajtjen e Kampionatit Botëror në futboll në vitin 2022 në Katar. Kaq mendime të qarta dëgjohen rrallë. Por ata duhet t’i kujtojnë këto fjalë sërish kur politikanët udhëtojnë herën e ardhshme së bashku me ekonomistët atje.

Koalicioni i madh – jo faleminderit!

Nëse 97 minutat e kësaj mbrëmjeje kanë treguar diçka, atëherë ato kanë treguar se Gjermania nuk ka nevojë më për një koalicion të madh. Ju lutem jo! Dy partitë e mëdha janë kaherë së bashku, shumë gjatë. Edhe biseda televizive tregoi se ata ia dinë njëri-tjetrit të gjitha. Demokracia ka nevojë për një qeveri të fortë. Por demokracia ka nevojë edhe për një opozitë të fortë. Ndërsa dueli pa opozitë nuk çon askund. Kjo u dëshmua edhe njëherë.

Në Gjermani kemi parë vetëm njëherë në vitin 2005 një duel të vërtetë. Kështu edhe duhet të jetë – sepse sistemi politik gjerman është një demokraci e dëshmuar parlamentare dhe jo presidenca (Trumpi është ngritur përmes dueleve të shumta televizive). Sistemi gjerman i njeh zgjedhjet e partive politike, jo të shefit të qeverisë. Ndërsa demokracitë parlamentare nënkuptojnë edhe hartimin e programit qeverisës dhe të drejtën e fjalës së opozitës. Miliona shikues para ekraneve televizive nuk kanë dëgjuar thuajse asgjë për këto gjëra.

Tags: Bisedë jo duelChristoph StrackdobëtMerkelperballjaSchulz

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Vrasja e gjyqtares/ Presidenti merr 4 nisma: Asnjë amnistim për të dënuarit për krime në familje

Vrasja e gjyqtares/ Presidenti merr 4 nisma: Asnjë amnistim për të dënuarit për krime në familje

MOTI/ Bien temperaturat, ja kur kthehen shirat

MOTI/ Bien temperaturat, ja kur kthehen shirat

Shenjat e depresionit, hapat e parë për shërimin e tij

Shenjat e depresionit, hapat e parë për shërimin e tij

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Rusia sulmon Kievin gjatë natës, të paktën 6 të vdekur
Bota

Rusia sulmon Kievin gjatë natës, të paktën 6 të vdekur

by mirseda
08:31 | 31/07/2025
0

Rusia ka ndërmarrë një sulm të përbashkët me raketa dhe dronë ndaj Kievit, duke shkaktuar vdekjen e...

Trump arrin marrëveshje tregtare me Korenë e Jugut, i vendos tarifa prej 15%

Trump arrin marrëveshje tregtare me Korenë e Jugut, i vendos tarifa prej 15%

08:29 | 31/07/2025
Plagosje me armë zjarri në Borsh, i riu qëllon shokun pas debatit

Plagosje me armë zjarri në Borsh, i riu qëllon shokun pas debatit

08:26 | 31/07/2025
Marrëveshja për armëpushimin në Gaza/ I dërguari special i Trump, Steve Witkoff udhëton sot për në Izrael

Marrëveshja për armëpushimin në Gaza/ I dërguari special i Trump, Steve Witkoff udhëton sot për në Izrael

08:24 | 31/07/2025
Degjeneron në dhunë masive protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në Angola, 22 të vdekur. Mes viktimave, një oficer policie

Degjeneron në dhunë masive protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në Angola, 22 të vdekur. Mes viktimave, një oficer policie

08:19 | 31/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com