Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ende alarmante situata nga zjarret, shënohen 10 vatra në 24 orët e fundit

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Shfaqen 13 vatra zjarri në vend, ndërhyjnë 130 forca ushtarake dhe helikopterë

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 10 vatra zjarri në disa qarqe të vendit.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 100 punonjës zjarrfikës, 14 automjete zjarrfikëse, 90 forca ushtarake, 10 FNSH, rreth 70 punonjës të Pyjores e të bashkive dhe vullnetarë, të mbështetur edhe nga helikopterë.

Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

QARKU SHKODËR
Zjarri i rënë 3 ditë më parë në pyllin me shkurre, ferra, dushk dhe pishë të rrallë, në Malin e Taraboshit në Shkodër është shuar plotësisht. Shërbimi zjarrfikës, forca ushtarake, banorë të zonës kanë punuar për disa orë deri derisa kanë arritur të izolojnë dhe të shuajnë flakët. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe me shkurre, dushqe dhe pisha.

Ditën e djeshme ka qenë aktiv zjarri i rënë prej disa ditësh në shkurre dhe pisha në Malin e Munellës Pukë. Shërbimi zjarrfikës së bashku me forca të njësisë administrative dhe të pyjores kanë punuar për shuarjen e tij. Pas rënies së temperaturave dhe reshjeve të shiut vatrat e zjarrit janë shuar plotësisht. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe me shkurre, dushqe dhe pisha.

QARKU LEZHË
Zjarri i rënë në zonën malore të fshatit Lajthizë, Mirditë është shuar plotësisht. Zjarrfikëset të mbështetura nga forca ushtarake dhe vullnetarë kanë arritur të izolojnë flakët në orët e para të mëngjesit. Si pasojë është djegur një sipërfaqe me shkurre dhe pisha.

QARKU DIBËR
Zjarri i rënë dy ditë më parë në fshatin Nelçu, Bulqizë është shuar. Forcat zjarrfikëse të mbështetura edhe nga vullnetarë kanë punuar deri në orët e mbrëmjes duke izoluar flakët. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej 20 ha me pyll pishë dhe dushku.

Në fshatin Sopot, Bulqizë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me dushk dhe ferra. Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë menjëherë duke shuar flakët. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 1 ha me dushk dhe ferra.

QARKU FIER
Në fshatin Peshtan, Fier, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll pishe të re, shkurre dhe ferra. Shërbimi zjarrfikës kanë ndërhyrë menjëherë ndërkohë në ndihmë kanë shkuar edhe 10 forca të Ndërhyrjes së Shpejtë, të ushtrisë dhe vullnetarë, të cilët kanë punuar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe kanë shuar plotësisht zjarrin. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 10 ha me pyll pishë e re, shkurre dhe ferra.

QARKU GJIROKASTËR
Në fshatin Shëndriadh, Gjirokastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra pranë një ish-repartit ushtarak. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët janë shuar. Si pasojë është djegur një sipërfaqe me shkurre dhe pisha.

QARKU ELBASAN
Në fshatin Çopanaj, Peqin zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej 0.3 ha me shkurre dhe ferra.

Në fshatin Selitë, Cërrik, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ullinj, shkurre dhe ferra. Zjarrfikëset kanë ndërhyrë menjëherë duke mos lejuar që zjarri të përhapej. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 0.6 ha me shkurre dhe ferra dhe 150 rrënjë ullinj.

Në Malin e Konjatit, Gramsh ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll pishe të re. Shërbimi zjarrfikës i mbështetur nga forca vullnetare kanë punuar me mjete rrethanore për shkak të terrenit malor. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej 0.1 ha me pyll pishë e re.

Tags: 10 vatraalarmantedisa qarqesituatazjarret

TË LIDHURA

Homazhe në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja/ Trupi i tij do të prehet në Shkodër
Aktualitet

Homazhe në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja/ Trupi i tij do të prehet në Shkodër

11:00 | 08/10/2025
Karamuço tregon detaje mbi sulmin ndaj gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes
Aktualitet

Karamuço tregon detaje mbi sulmin ndaj gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

08:53 | 08/10/2025
Hekurudha Durrës-Rrogozhinë: Elektrifikimi shtyhet për më vonë
Aktualitet

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë: Elektrifikimi shtyhet për më vonë

08:47 | 08/10/2025
Next Post
Gafa e UEFA-s: De Biasi ende trajner i kuqezinjve

Gafa e UEFA-s: De Biasi ende trajner i kuqezinjve

Koreja e Veriut tjetër test bërthamor, shkakton tërmet artificial 6.3 ballë

Koreja e Veriut tjetër test bërthamor, shkakton tërmet artificial 6.3 ballë

UEFA vendos: Ja kur do të luhet sfida Kroaci-Kosovë

UEFA vendos: Ja kur do të luhet sfida Kroaci-Kosovë







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Homazhe në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja/ Trupi i tij do të prehet në Shkodër
Aktualitet

Homazhe në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja/ Trupi i tij do të prehet në Shkodër

by mirseda
11:00 | 08/10/2025
0

Këtë të mërkurë, 8 tetor, në Pallatin e Kongreseve mbahen homazhet në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja,...

Sot afati i fundit për të aplikuar për “vendin” e Altin Dumanit

Sot afati i fundit për të aplikuar për “vendin” e Altin Dumanit

09:37 | 08/10/2025
Nxiste të miturin të vidhte, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Nxiste të miturin të vidhte, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

09:27 | 08/10/2025
Transportonin barna dhe ushqime, Izraeli bllokon sërish anije ndihmash për Gazën

Transportonin barna dhe ushqime, Izraeli bllokon sërish anije ndihmash për Gazën

09:11 | 08/10/2025
Karamuço tregon detaje mbi sulmin ndaj gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

Karamuço tregon detaje mbi sulmin ndaj gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

08:53 | 08/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com