Samir Ujkani, kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, ka folur pas vendimit të marrë nga zyrtarët që ndeshja Kroaci-Kosovës të pezullohet. 29-vjeçari ka sqaruar se kanë qenë kroatët ata që kanë insistuar për shtyrje të ndeshjes, ndërsa shtoi se UEFA do të vendosë nesër për datën e zhvillimit të takimit.
Sipas tij, kroatët kishin frikën e ndonjë lëndimi, duke çuar në këmbënguljen e tyre për shtyrjen e ndeshjes:
“Ne synonim të vazhdonim por kroatët insistuan për jo. Frika ishte më shumë për lëndimet. Kështu që s’ka lojë dhe nesër (sot) UEFA vendos për datën e kësaj ndeshje”, ka thënë Ujkani dje pas pezullimit të ndeshjes.