Nokia 8 me sistem Android i ka dhënë një rëndësi të madhe kamerës, në tentativë për të konkurruar gjigantë si Samsung dhe Apple.
Pajisja e re që sjell kompania mund të filmojë video në formatin 4K dhe të shkrepë foto 13 megapixel në të njëjtën kohë me të dy kamerat: para dhe pas.
Teknologjia e re quhet “Bothie” dhe në ekran shfaqet e ndarë me “spliter”. Ajo mund të shfrytëzohet edhe në videot “live” në rrjetet sociale.
Një risi që mund ta bëni tuajën për vetëm 600 dollarë.