Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

5 gjëra pozitive që leximi i sjell trurit tuaj

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
22 libra që kanë lënë gjurmë, duhet t’i lexoni patjetër

Argumentohet shpesh se leximi na bën mirë. Por a është e vërtetë? Dhe konkretisht çfarë efekte pozitive sjell? Sipas studimeve më të fundit shkencore, të kryera në disa universitete amerikane, leximi është shumë i mirë për trurin.

Në veçanti, ajo mund ta bëjë atë të punojë më mirë, duke përmirësuar disa prej kapaciteteve të tij bazike.

1. Leximi rrit aftësinë e trurit për të krijuar lidhje

Nuk është e pazakontë për lexuesit të shprehen se një libër ka ndryshuar jetën e tyre, por ju vetë a e dini se leximi i një romani mund të ndryshojë vërtetë trurin tuaj?

Studiuesit e Qendrës së Neurologjisë në Universitetin Emori, kanë treguar se leximi i një romani mund të shkaktojë ndryshime në tru, jo vetëm në kryerjen e detyrave të përditshme, por edhe për të ashtuquajturën ndërlidhshmëri trunore.

Çfarë do të thotë kjo saktësisht? Sipas studimit, kur ne lexojmë, lidhjet e brendshme në korteksin e majtë temporal të trurit – zona e lidhur me gjuhën – forcohen. Dhe ky forcim, vazhdon për disa ditë, edhe pasi leximi ka përfunduar.

2. I vendos lexuesit në rolin e personazheve, si figurativisht ashtu edhe konkretisht

Sipas studimit të mësipërm të Universitetit Emori, leximi jo vetëm që forcon lidhjen në korteksin temporal, por edhe rrit aktivitetin qendror të trurit, apo rajonin përgjegjës për aktivitetin primar ndijor-motorik.

Kur ne lexojmë, neuronet në këtë zonë të trurit aktivizohen për të krijuar një ndjenjë që na lejon të lidhemi me librin, jo thjesht sikur jemi duke e lexuar, por sikur të kishim pikërisht të njëjtat ndjesi që ai përshkruan.

3. Ripërtërin trurin, dhe prodhon materie të re të bardhë

A dëshironi të përmirësoni aftësitë e komunikimit në trurin tuaj? Mjafton të hapni një libër, pasi sipas studiuesve në Universitetin Carnegie Mellon leximi, të paktën tek fëmijët, mund të ndryshojë pozivitisht indet e trurit.

Në vitin 2009, shkencëtarët Timothy Keller dhe Marcel Just, dëshmuan se leximi intensiv i mësimeve shkakton tek fëmijët një ndryshim fizik tek vetë truri.

Përmes leximit, truri krijon materie të re të bardhë, e cila përmirëson komunikimit ndërtrunor. Rezultatet sugjerojnë se deficitet në lexim tek fëmijët, mund të shkaktojnë problemet të ndryshme tek qarqet e trurit, dhe se ato mund të trajtohen dhe zgjidhen (pjesërisht) nëpërmjet leximit.

4. Përmirëson kujtesën tuaj

Një aktivitet që është një sfidë e vërtetë në nivelin neurobiologjik:leximi, është mënyra më e  mirë për të stërvitur trurin tuaj për shumë arsye. Para së gjithash, duhet kujtuar aftësia për të përmirësuar kujtesën, por në ç’mënyrë dhe si saktësisht përthithja e informacionit me shkrim,  mund të rrisë aftësinë e trurit tuaj për të kujtuar?

Leximi përfshin shumë funksione të trurit, duke përfshirë proceset vizuale dhe dëgjuese, vetëdijes fonematike, rrjedhshmërisë, të kuptuarit dhe kështu me radhë.  Sipas një hulumtimi të Laboratorëve Haskins për Shkencën e Fjalës së Shkruar dhe të Folur, në dallim nga të parit dhe të dëgjuarit, leximi i jep trurit më shumë kohë për të ndaluar, reflektuar, përpunuar dhe  imagjinuar ato që lexojmë. Ky aktivitet mendor i përforcuar, ju ndihmon të mbani kujtesën më të stërvitur, ashtu si ngritja e peshave mban të tonifikuar muskujt tanë.

 5. Rrit periudhën e përqendrimit

Leximi jo vetëm që përmirëson kujtesën, por rrit edhe kohën e përqendrimit, çka favorizon mundësinë për të qëndruar të fokusuar dhe të vëmendshëm për një interval më të gjatë kohor.

Për shkak të strukturës më të madhe të teksteve narrative, që përmbajnë fillimin, mesin dhe fundin, leximi e inkurajon trurin për të menduar sipas një lloj rendi, dhe për këtë arsye për të kaluar më shumë kohë në ndërtimin e narratives, në vend se të kapërcehet nga njëra anë në tjetrën.

Sipas neuroshkencëtares, Susan Greenfield, interneti ka përmirësuar kujtesën afat-shkurtër dhe aftësinë e përdoruesve për të bërë disa gjëra në të njëjtën kohë, por në dallim nga leximi, e redukton kohën e përqendrimit.

Kur lexojmë një roman, priremi të lexojmë çdo gjë, rresht pas rreshti, dhe jo të hidhemi nga një paragraf në tjetrin, si dhe të reflektojmë më ngadalë mbi informacionin që kemi përpara.

Marrja e më shumë kohe për të përpunuar një histori, për të menduar mbi shtresëzimet komplekse në të cilat është strukturuar historia dhe mënyra se si ato kombinohen, rrit aftësinë për të pasur vëmendje për intervale shumë më të zgjatura kohore.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: aftesiakujtesaleximiperqendrimitruri

TË LIDHURA

“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”
Kuriozitete

“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”

18:33 | 10/07/2025
Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi
Kuriozitete

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi

22:44 | 09/07/2025
“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”
Kuriozitete

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

22:25 | 07/07/2025
Next Post
Sony arrin të krijojë imazhe të detajuara tredimensionale (3D)

Sony arrin të krijojë imazhe të detajuara tredimensionale (3D)

Çokollata e zezë mund të parandalojë diabetin

Çokollata e zezë mund të parandalojë diabetin

Shtypi i ditës, 1 shtator 2017

Shtypi i ditës, 1 shtator 2017

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave

by mirseda
22:56 | 11/07/2025
0

Një zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit të Gjirokastrës, në orët e vona të mbrëmjes së sotme,...

U plagos me pushkë në këmbë, 40-vjeçari nga Vora përfundon në spital

Sarandë: Arrestohet personi që iku në det, dyshohet se hodhi një çantë në ujë

22:45 | 11/07/2025
Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

21:50 | 11/07/2025
IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

21:34 | 11/07/2025
Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

21:16 | 11/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com