Barcelona ka arritur më në fund marrëveshjen me Liverpool për yllin brazilian, Philippe Coutinho.
Ky është lajmi i bujshëm i cili është publikuar nga tabloidi britanik “The Sun”, ku shkruan se marrëveshja është arritur për vlerën e 138 milionë paundëve (150 milionë euro).
Coutinhon do të prezantohet si lojtar i ri i Barcelonës sonte nga ora 23:00, me orën lokale spanjolle.
Braziliani shihet si pasardhës i Neymarit i cili u transferua drejt PSG-së e cila pagoi klauzolën e lirimit të lojtarit me vlerë 222 milionë Euro.