gamdom girişjojobet girişjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet girişJOJOBET GİRİŞjojo girişholiganbetjojobetjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Koha duket se ikën më shpejt me kalimin e viteve, ja si ta “ngadalësoni” atë

9 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Koha duket se ikën më shpejt me kalimin e viteve, ja si ta “ngadalësoni” atë

Studimet kanë treguar se teksa plakemi, koha duket sikur ecën më shpejt. Nuk ekzistojnë  më ato stinët e stërgjata të verës kur qemë fëmijë. Ekzistojnë teori të ndryshme se mbi këtë dukuri. Kur jemi të rinj, ne hasim në shumë “gjëra të para”, si puthja, dashuria, dita e parë e shkollës, apo ngarja e makinës sonë të parë.

Çdo “gjë e parë” është interesante, pasi ne i kushtojmë vëmendje çdo detaji të veçantë të ngjarjes në fjalë. Sa më të hollësishme të jenë kujtimet tona, aq më mirë i sjellim ndërmend ato. Kur përjetojmë vazhdimisht eksperienca të ngjashme, koha ka prirje të ikë më shpejt.

Në mënyrë të ngjashme, kur jemi me pushime, ditët e para duket sikur fluturojnë. Pastaj, krejt papritur, duket sikur pushimet zgjasin më shumë në kohë, dhe pastaj fillojnë të lëvizin shumë më shpejt. Para se të vetëdijesohemi për këtë, ka ardhur koha për t’u kthyer në shtëpi. Kjo ndodh për shkak se gjërat bëhen më familjare gjatë pjesës së fundit të udhëtimit.

Neuropsikologu Dejvid Igëllmen (2009), i cili studion perceptimin e kohës, e quan atë “një gjë të luhatshme” që ndryshon në bazë të vendit ku ndodhemi, dhe angazhimit tonë mendor me përvojën tonë. Sa më shumë të angazhuar të jemi me përvojën tonë, aq më tepër zgjat ajo.

Me fjalë të tjera, koha ngadalësohet në qoftë se ne i kushtojmë vëmendje asaj, pasi priremi të vëmë re më shumë. Kjo është veçanërisht e zakonshme gjatë ngjarjeve emergjente apo traumatike, sepse jemi më të prirur të përqendrohemi mbi detajet e situatës.

Nëse keni patur fatin e keq të jeni përfshirë në një aksident me makinë, iu është dukur sikur ambulanca nuk do të mbërrinte kurë. Pranimi se koha ngjan sikur ecën më shpejt, na kujton se ekzistojnë edhe mënyrat për ta “ngadalësuar” atë.

Një mënyrë e mirë për t’ia filluar, është të mbetemi pozitivë dhe të vetëdijshëm për momentin aktual. Të jesh i vetëdijshëm, do të thotë t’u kushtosh vëmendje detajeve të një përvoje, duke përfshirë të gjitha shqisat tona të procesit të kujtesës. Me fjalë te tjera…ndaloni për t’u marrë erë trëndafilave.

Ne mund ta praktikojmë këtë gjatë ngrënies duke shijuar çdo pjesë të ushqimit, duke u përtypur dhe ngrënë më ngadalë. Në praktikën budiste, kjo quhet “ngrënie e vetëdijshme”. Një tjetër mënyrë për të ngadalësuar kohën, është të dilni të shëtisni jashtë në natyrë, vëzhgoni pemët, apo dëgjoni zogjtë tek këndojnë, apo vëzhgoni valët e detit.

Jo vetëm që është diçka relaksuese, por në një mënyrë magjike e “ngadalëson” kohën. Një mënyrë tjetër për ta bërë këtë, dhe kujtuar detajet e përvojave, është t’i ndani ato me të tjerët –  me gojë, me shkrim, apo nëpërmjet fotografive.

Më poshtë janë disa këshilla të thjeshta praktike, se si të “ngadalësoni” perceptimin e ikjes së kohës:

Shkruani diçka të veçantë në lidhje me vitin e kaluar.

Shkruani mbi çdo lindje apo vdekje të kohëve të fundit, që ka patur ndikim tek ju.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Dikurikenkohaperceptimshpejt

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Shtypi i ditës, 30 gusht 2017

Shtypi i ditës, 30 gusht 2017

Çfarë ka ndodhur më 30 gusht?

Çfarë ka ndodhur më 30 gusht?

Shtypi nga bota, 30 gusht 2017

Shtypi nga bota, 30 gusht 2017







JU REKOMANDOJMË

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, vendimi në Fletoren Zyrtare
Kryesore

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, vendimi në Fletoren Zyrtare

by mirseda
23:02 | 25/03/2026
0

Është publikuar në Fletoren Zyrtare vendimi i Kuvendit të Shqipërisë me 82 vota pro për rrëzimin e...

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit

22:53 | 25/03/2026
Trump hedh poshtë propozimin e Netanyahut për të bërë thirrje për kryengritje në Iran

Trump hedh poshtë propozimin e Netanyahut për të bërë thirrje për kryengritje në Iran

22:53 | 25/03/2026
Zelensky: Rusia tentoi të shantazhojë SHBA-në përmes inteligjencës ushtarake për Iranin

Zelensky: Rusia tentoi të shantazhojë SHBA-në përmes inteligjencës ushtarake për Iranin

22:26 | 25/03/2026
Gazetarja franceze përball Edi Rama: BE dyshon për luftën ndaj korrupsionit

Gazetarja franceze përball Edi Rama: BE dyshon për luftën ndaj korrupsionit

22:23 | 25/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com