Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Ekonomia rritet, por 1200 biznese mbyllin aktivitetin çdo muaj

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Zbulohen 24 biznese me evazion fiskal  26 mln euro

Edhe pse vazhdimisht përsëritet që ekonomia po rritet, shumë biznese po mbyllin aktivitetin e tyre. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri në 25 gusht përditësimin e subjekteve që kanë kaluar në regjistrin pasiv.

Që kur lista e bizneseve pasive u publikua për herë të parë, në majin e vitit të kaluar 18 mijë biznese kanë pushuar aktivitetin. Numri i total i bizneseve pasive arriti në 109,099 biznese sipas përditësimit të javës së kaluar. Sipas përllogaritjeve çdo muaj kanë kaluar së paku 1200 biznese në regjistrin pasiv.

Më shumë se 18 mijë biznese në vitet e fundit janë të listën e zezë të borxhit tatimor, ndaj të cilës ka nisur grumbullimi me forcë i detyrimeve, ndërsa qindra biznese të tjera janë në procesin e falimentit.

Sipas QKB bizneset me status pasiv nuk janë subjekt i dorëzimit të bilancit. Nëse subjekti për periudhën gjatë së cilës ka qenë me status aktiv ka qenë regjistruar si subjekt me përgjegjësi tatimore tatim fitimi, atëherë ky subjekt duhet të kryejë depozitimin e pasqyrave financiare, sqaron QKB. Regjistri i bizneseve pasive u krijua për herë të parë këtë vit në zbatim të ligjit të procedurave tatimore që detyrojnë tatimet të seleksionojnë listën e rregullt të tatimpaguesve nga lista fiktive, me qëllim shmangien e evazionit fiskal.

Qëllimi i publikimit të listës është që të vihen në dijeni palët e treta për të mos kryer transaksione (shitje – blerje) me subjekte të cilët janë pjesë e regjistrit pasiv, pasi bazuar në nenin 44, pika7, të ligjit nr.9920 datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore”, i ndryshuar,: “Çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit, persona fizikë apo juridikë, tregtarë, që janë në regjistrin pasiv, konsiderohet shkelje administrative dhe dënohet në përputhje me këtë ligj.”

Një subjekt transferohet nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv në rast se përmbushet, të paktën, një nga kushtet e mëposhtme:

-Nuk ushtron më veprimtari tregtare për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm;

-Nuk dorëzon deklaratën tatimore për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm;

-Deklaron në QKR pezullim veprimtarie tregtare për një periudhë më shumë se 12 muaj të njëpasnjëshëm apo pa afat të përcaktuar.

Qendra Kombëtare e Biznesit bëri të ditur pak ditë më parë se në 7 muajt e parë të vitit janë hapur rreth 10 mijë biznese të reja, ose mesatarisht 1400 biznese të reja. Përafërsisht në vend shtohen vetëm 200 biznese të reja në muaj.

Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve në Shqipëri, mbi 90%, janë mikro, me 1-4 punonjës dhe si rrjedhojë mbyllja dhe hapja e tyre është relativisht e lehtë.

Vitin e fundit është rritur ndjeshëm numri i individëve me të ardhura të larta që regjistrohen si biznese të vogla (për bizneset me xhiro deri në 5 milionë lekë, tatim fitimi është zero), në mënyrë që të shmangin tatimin e lartë mbi të ardhurat nga paga.

Tags: 1200 bizneseçdo muajekonomiambyllin aktivitetinrritet

TË LIDHURA

Kryemadhi paraqitet në SPAK, nuk kursen batuat me gazetarët: Sa të mbaroj gjyqin, kthehemi …
Aktualitet

Kryemadhi paraqitet në SPAK, nuk kursen batuat me gazetarët: Sa të mbaroj gjyqin, kthehemi …

12:15 | 12/02/2026
Berisha: Banorët e Roskovecit t’i heqin mandatin Zegjine Çaushit, është “kone” e Lubisë
Politikë

Berisha: Banorët e Roskovecit t’i heqin mandatin Zegjine Çaushit, është “kone” e Lubisë

12:12 | 12/02/2026
Të shtëna me armë në bankë dhe tentativa për grabitje,reagon policia e Tiranës, si u arrestua autori
Aktualitet

Të shtëna me armë në bankë dhe tentativa për grabitje,reagon policia e Tiranës, si u arrestua autori

12:01 | 12/02/2026
Next Post
Nisi armë me postë, mbrohet Çullhaj: Nuk e dija ç’kishte në pako

Nisi armë me postë, mbrohet Çullhaj: Nuk e dija ç’kishte në pako

Sa ndikon disniveli arsimor mes partnerëve në marrëdhënien e tyre?

Sa ndikon disniveli arsimor mes partnerëve në marrëdhënien e tyre?

Maqedoni/ Nëndega e PDSH shkrihet në Aleancën për Shqiptarët

Maqedoni/ Nëndega e PDSH shkrihet në Aleancën për Shqiptarët







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Kryemadhi paraqitet në SPAK, nuk kursen batuat me gazetarët: Sa të mbaroj gjyqin, kthehemi …
Aktualitet

Kryemadhi paraqitet në SPAK, nuk kursen batuat me gazetarët: Sa të mbaroj gjyqin, kthehemi …

by mirseda
12:15 | 12/02/2026
0

Monika kryemadhi është paraqitur edhe këtë të enjte në ambientet e SPAK. Kryemadhi nuk i ka kursyer...

Berisha: Banorët e Roskovecit t’i heqin mandatin Zegjine Çaushit, është “kone” e Lubisë

Berisha: Banorët e Roskovecit t’i heqin mandatin Zegjine Çaushit, është “kone” e Lubisë

12:12 | 12/02/2026
Të shtëna me armë në bankë dhe tentativa për grabitje,reagon policia e Tiranës, si u arrestua autori

Të shtëna me armë në bankë dhe tentativa për grabitje,reagon policia e Tiranës, si u arrestua autori

12:01 | 12/02/2026
“Qendra e re e Drejtësisë, financimi më i madh për administratën në Shqipëri” Rama: Sistemi  mbrapa

“Qendra e re e Drejtësisë, financimi më i madh për administratën në Shqipëri” Rama: Sistemi mbrapa

11:58 | 12/02/2026
Rama ironi me gjyqtarët dhe prokurorët: Sot rasti që të shkojmë të gjithë në paraburgim …

Rama ironi me gjyqtarët dhe prokurorët: Sot rasti që të shkojmë të gjithë në paraburgim …

11:55 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com