Houston është përfshirë nga një stuhi, e cila rezulton se është më e madhja në historinë e shtetit të Texas.
Stuhia ka “zhdukur” rrugët kryesore, duke i shndërruar ato në lumenj, ndërsa qarkullimi bëhet vetëm me barka. Qindra rrugë janë mbyllur, spitalet janë evakuuar dhe mijëra njerëz janë pa energji elektrike, situatë kjo që nuk kishte ndodhur më përpara në Houston.
Gjithashtu, të gjitha fluturimet nga dy aeroportet krysore të qytetit janë ndaluar për shkak të përmbytjes së pistave. Stuhia tropikale “Harvey” vazhdon të godasë Texas-in, ndërsa deri më tani janë shpëtuar rreth 2.000 njerëz, shumica e të cilave janë evakuuar nëpërmjet helikopterëve.
Guvernatori i Teksasit Greg Abbott i tha medias se nuk mund të konfirmonte raportet për disa vdekje të lidhura me stuhinë.
https://youtu.be/yLQXIJuCCD8