Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Një ritual magjie shmangu pushtimin e Britanisë nga Gjermania

8 vjet ago
in Të Gjitha
Një ritual magjie shmangu pushtimin e Britanisë nga Gjermania

Në shkurtin e këtij viti, një magji masive e organizuar në mediat sociale, dhe ekzekutuar nga shtrigat në SHBA dhe në mbarë botën, u bë virale. Synimi? POTUS # 45, Donald J. Trump.

Disa anëtarë të bashkësisë pagane e përqafuan me entuziazëm këtë ide,dhe filluan të punonin me padurim. Të tjerë mendonin se kishte alternativa më të mira.

Një pjesë e mire e njerëzve u shqetësuan nga kjo ide, duke përmendur “rregullin e treshit”,dhe arsye të tjera se pse ata mendonin se në fakt në botë nuk ka shtriga të vërteta.

Përkundrazi, të tilla ka pasur. Dhe ato kanë vepruar në momente të ndryshme historike. Ekziston një precedent historik në përdorimin e magjisë me shënjestër një figurë politike.

Në vitin 1940, një grup magjistaresh britanike u mblodhën për të organizuar Operacionin “Koni i Pushtetit”, duke synuar askënd tjetër përveçse udhëheqësit nazist, Adolf Hitler.

Tradicionalisht, Koni i Pushtetit, është një metodë e rritjes dhe drejtimit të energjisë nga një grup njerëzish. Ata që janë të përfshirë në këtë ritual, formojnë një rreth për të formuar bazën e konit, dhe mund të lidhen fizikisht me njëri-tjetrin duke u mbajtur nga duart apo thjesht mund të përfytyrojnë energjinë që rrjedh midis anëtarëve të grupit.

Teksa energjia ngrihet – qoftë duke kënduar, kërcyer apo metodave të tjera – një kon do të formohet mbi grupin, dhe në fund ai mbërrin kulmin më lart.

Sapo koni formohet plotësisht, kjo energji pastaj dërgohet në univers, e drejtuar për çfarëdo qëllimi magjik mbi të cilin po punohet.

Në vitin1940, Hitleri e kishte rritur dukshëm forcën ushtarake të Gjermanisë, e cila kishte qenë e reduktuar pas Traktatit të Versajës në fund të Luftës së Parë Botërore.

Në fillim të majit të atij viti, ushtria gjermane pushtoi Holandën dhe filloi të përparonte, duke depërtuar në drejtim të perëndimit.

Pas një sërë sulmesh aleate të dështuara, gjermanët arritën në bregdet, duke i ndarë forcat aleate në dy pjesë, me ushtrinë franceze në jug, dhe forcat e ekspeditës britanike dhe trupat belge në veri.

Sapo mbërritën buzën Kanalit Anglez, gjermanët filluan të lëviznin drejt veriut, duke rrezikuar pushtimin e porteve franceze.

Sikur kjo të mos mjaftonte kjo, trupat britanike dhe ato belge, së bashku me disa njësi franceze, mund të kapeshin në rast se nuk do t’i shpëtonin ndjekjes së forcave gjermane.

Në 24 maj, Hitleri nxori një urdhër për ndalimin e përparimit të trupave gjermane – dhe arsyeja e vendimi debatohet ende sot nga historianë dhe studiues. Cilido qoftë motivi, kjo ndalesë shkurtër e lejoi Marinën Mbretërore Britanike të evakuonte trupat britanike dhe aleatët e tjerë. Rreth 325.000 njerëz u shpëtuan nga Dunkirku përpara se të mund t’i kapeshin nga nazistët.

Trupat aleate ishin të sigurta nga Vermahti, por në horizont lindi një problem tjetër. Kryeministri i ri britanik Winston Churchill, dhe shumë anëtarë të parlamentit ishin të shqetësuar se Anglia mund të pushtohej nga gjermanët.

Pyjet e Reja të Britanisë së Madhe, shtrihen në bregun jugor të ishullit, jo shumë larg qyteteve portuale të Sauthemptonit dhe Portsmuthit.

Ndonëse asnjëra prej tyre nuk qe pika më e afërt me bregdetin francez, ishte krejtësisht e mundur që çdo pushtim gjerman nga Evropa të mund të mbërrinte shumë shpejt edhe aty.

Kjo do të thoshte,që njerëzit që jetonin përgjatë bregdetit jugor të Britanisë, kishin interes të mbronin vetveten me mjete të zakonshme apo edhe ritualet e magjisë.

Në fundin e viteve 1930, një nëpunës civil britanik me emrin Gerald Gardner, u rikthye në shtëpinë e tij pas shumë vitesh udhëtimi jashtë vendit.

Gardner, i cili më vonë do të bëhej themeluesi i Shtrigërisë moderne, u bashkua me një grup shtrigash në Pyllin e Ri.

Sipas legjendës, në Lammas Eve, në 1 gusht 1940, Gardner dhe disa shtriga u mblodhën në afërsi të qytetit Highcliffepër të hedhur një magji mbi Hitlerin,dhe mbajtur larg ushtrinë gjermane nga pushtimi i Britanisë.  

Rituali që u zhvillua atë natë, u bë i njohur si Operacioni Koni i Pushtetit. Ekziston shumë pak informacion rreth asaj se çfarë përfshinte rituali, por disa historian kanë bërë bashkë disa pjesë të ngjarjes.

Studiuesi Philip Heselton thotë: “Shtrigat formuan një rreth, dhe filluan magjinë e tyre. Në vend të një zjarri tradicional – ndoshta për shkak të frikës së dallimit nga avionët armiq–u përdor një elektrik dore, në drejtim të Berlinit, si një fokus për sulmet e tyre magjike”.

Më pas, gratë tërësisht të zhveshura,filluan të vallëzojnë sipas një modeli spiral rreth rrethit, duke ndërtuar një gjendje të përbashkët ekstaze, që ato besonin se mund të kontrollonte forcat magjike.

Ato u kapën për duar dhe me njëra-tjetrën, ngritën konin e madh të pushtetit dhe e drejtuan mendimin tek truri i Hitlerit: “Ti nuk mund ta kalosh detin!”, “Ti nuk mund ta kalosh detin!”, “Ti nuk je në gjendje ta bësh këtë!”.

Interesat është fakti se stërgjyshërit e tyre, kishin bërë të njëjtën gjë kundër Armadës së pathyeshme Spanjolle me fjalët: “Vazhdoni, ikni”, “Vazhdoni, ikni”, “Ju nuk mund të zbarkoni dot në tokë tonë!”. Gardner thotë se nuk beson se ai ritual magjik e ndaloi Hitlerin. “Gjithçka që mund të them, është se pashë një ceremoni shumë interesante, dhe që u përsërit disa herë më vonë; dhe ndonëse të gjitha mjetet e pushtimit ishin gatshme, fakt është se Hitleri nuk u përpoq kurrë të pushtonte Anglinë në rrugë tokësore”.

Gardner më vonë e përshkroi ritualin në detaje, duke pretenduar se vallëzimi dhe këndimi i tërbuar, solli pasoja të rënda për shumë nga pjesëmarrëset.

Madje disa prej grave, vdiqën nga rraskapitja gjatë ditëve që pasuan. Edhe pse Gardner dhe kolegët tij krijues të magjisë nuk e zbuluan kurrë vendndodhjen e ritualit, disa autorë janë munduar të gjejnë vetë atë, duke hamendësuar disa vende konkrete.

Gjithsesi, konsensusi i përgjithshëm, është se 17 apo më shumë shtriga u mblodhën vërtet atë natë për t’i bërë magji Hitlerit, me qëllimin përfundimtar mbajtjen e tij jashtë Britanisë. 

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Britania e MadheGjermaniaLufta e Dytë Botërorepushtimirituali i magjise

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
(FOTO) Telefonat më të çuditshëm që janë krijuar ndonjëherë

(FOTO) Telefonat më të çuditshëm që janë krijuar ndonjëherë

Si ndikoi eklipsi në shpikjen e llambës elektrike nga Thomas Edison

Si ndikoi eklipsi në shpikjen e llambës elektrike nga Thomas Edison

Trump shton 4.000 ushtarë në Afganistan

Trump shton 4.000 ushtarë në Afganistan







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Trump planifikon vizitë zyrtare në Greqi, ambasdorja e SHBA në Athinë zbulon arsyet
Bota

Trump planifikon vizitë zyrtare në Greqi, ambasdorja e SHBA në Athinë zbulon arsyet

by mirseda
22:40 | 02/02/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po planifikon një vizitë zyrtare në Greqi, njoftoi të dielën ambasadorja amerikane...

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

22:03 | 02/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

21:07 | 02/02/2026
Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

20:39 | 02/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com