Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Kredia për biznesin arrin vlerat më të ulëta në 6 vitet e fundit

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Kredia për biznesin arrin vlerat më të ulëta në 6 vitet e fundit

Kredia për biznesin ka prekur nivelet më të ulëta të gjashtë viteve të fundit. Tkurrja e portofolit të huasë së sipërmarrjeve private ka vijuar edhe në gjysmën e parë të këtij viti, ndërkohë që në fund të qershorit, sasia e huasë bankare në përdorim të biznesit ishte 333 miliardë lekë.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, që nga fillimi i vitit vlera e portofolit ka rënë me 10 miliardë lekë të tjera. Kredia për biznesin ka aktualisht vlerën më të ulët që nga mesi i vitit 2011. Por përveç kësaj ky portofol në dy vitet e fundit është tkurrur mjaft edhe nga procesi masiv i fshirjes së kredive të humbura. Në dy vjet, bankat kanë nxjerrë jashtë bilancit afro 300 milionë euro kredi të humbura, shumica e të cilave i takojnë sipërmarrjeve.

Problematika e gjatë e kredive me probleme është bërë edhe një faktor madhor frenues në kreditimin e biznesit. Bankat janë shumë konservatore në kreditimin e biznesit, sidomos të biznesit të madh. Kriza ka goditur ndjeshëm edhe kërkesën, dështimi i disa kompanive të rëndësishme, i ka hequr sistemit bankar klientë të mëdhenj dhe strategjikë, shkruan SCAN.

Nisma investuese e biznesit ngelet e zbehtë; ashtu si edhe gatishmëria e bankave për të marrë përsipër rreziqe të mëdha është kuptueshëm e ulët. Zgjedhjet e përgjithshme dhe tensionet politike në muajt para tyre kanë qenë një tjetër faktor i përkohshëm që nuk ka favorizuar rritjen e kreditimit në gjysmën e parë të këtij viti.

Tags: 6 vitet e funditarrinbiznesiKrediamë të ulëtavlerat

TË LIDHURA

Mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste
Aktualitet

Mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

21:33 | 30/09/2025
“Ai mbante maskë anticovid dhe armë të gjatë, deshi të më qëllojë”, shoku i fëmijërisë rrëfen momentet e fundit të Elis Rroshkodolit
Aktualitet

“Ai mbante maskë anticovid dhe armë të gjatë, deshi të më qëllojë”, shoku i fëmijërisë rrëfen momentet e fundit të Elis Rroshkodolit

20:50 | 30/09/2025
Rama: Qendra e Mirëseardhjes në Sarandë, pika e parë e kontaktit për mijëra vizitorë
Politikë

Rama: Qendra e Mirëseardhjes në Sarandë, pika e parë e kontaktit për mijëra vizitorë

19:06 | 30/09/2025
Next Post
Skandali serb, diplomatët maqedonas: Trupi diplomatik tërhiqet vetëm në raste lufte

Skandali serb, diplomatët maqedonas: Trupi diplomatik tërhiqet vetëm në raste lufte

VIDEO/ Policia maqedonase tallet me skuadrën e Skënderbeut, nuk i lejon të zbresin nga autobusi

VIDEO/ Policia maqedonase tallet me skuadrën e Skënderbeut, nuk i lejon të zbresin nga autobusi

Pas dënimit me burgim të përjetshëm, Arben Frrokut kërkon rigjykim

Pas dënimit me burgim të përjetshëm, Arben Frrokut kërkon rigjykim

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Zelensky lëshon alarmin: Situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhias është kritike
Bota

Zelensky lëshon alarmin: Situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhias është kritike

by mirseda
22:35 | 30/09/2025
0

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën se situata në centralin bërthamor Zaporizhia të pushtuar nga Rusia...

Panik në Ibiza të Spanjës, shirat e rrëmbyeshëm bënë që të mbyllen plazhet dhe shkollat

Panik në Ibiza të Spanjës, shirat e rrëmbyeshëm bënë që të mbyllen plazhet dhe shkollat

22:11 | 30/09/2025
Meloni: Rrezikon planin e Trump për dhënien fund të luftës, karvani i anijeve për në Gaza duhet të ndalet

Meloni: Rrezikon planin e Trump për dhënien fund të luftës, karvani i anijeve për në Gaza duhet të ndalet

21:45 | 30/09/2025
Mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

Mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

21:33 | 30/09/2025
Parashqevi Simaku reagon pas deklaratës së Shqipe Hysenajt: Sot dua t’ju them vetëm kaq: Mua nuk më bëni dot asgjë!

Parashqevi Simaku reagon pas deklaratës së Shqipe Hysenajt: Sot dua t’ju them vetëm kaq: Mua nuk më bëni dot asgjë!

21:14 | 30/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com