Policia ka arrestuar dje personin që dhunoi gazetarin Elvi Fundo. Ngjarja ka ndodhur më 8 mars 2017, ndërsa Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Ilir Gj., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Ky i fundit dyshohet se është një nga autorët e ngjarjes së ndodhur në mars, ku është goditur me sende të forta gazetari Fundo.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal.