Objektivi i ardhshëm i ISIS është Italia. Shteti Islamik ka kërcënuar Italinë pas sulmeve në Spanjë, Finlandë e Rusi.
Objektivi është bërë i ditur me anë të një komunikimi në internet, ndërsa Italia është vendosur në gatishmëri të lartë.
Sipas medieve të huaja, qeveria italiane ka rritur masat e sigurisë veçanërisht ne Romë dhe Palermo për të parandaluar sulme të mundshme terroriste.
Italia u kërcënua nga ISIS edhe në 2016-ën, ku terroristët paralajmëruan se objektivi i radhës do të jetë Roma.
Në tre ditët e fundit Europa është përfshirë nga një valë sulmesh nga Barcelona me 14 të vdekur, Finlanda dy të vdekur, Gjermani dhe Rusia me disa të plagosur.