Trupat e regjimit sirian, me mbështetjen e aviacionit të aleatit rus shënuan një fitore të rëndësishme kundrejt grupit xhihadist të Shtetit Islamik (ISIS)duke e rrethuar thuajse totalisht në rajonet shkretëtirë në qendër të vendit.
Gjatë dy ditëve të fundit, trupat e mbështetura kryesisht nga milicë proregjimit kanë avancuar gjerësisht në rajonin shkretëtirë që shtrihet mes provincave qendrore të Homsit dhe Hama dhe në Deir Ezzor.
Ofensiva e nisur në maj synon të largojë xhihadistët në këtë zonë shkretëtirë nën kontrollin e tyre që prej 2014 që shtrihet nga qendra e vendit deri në kufirin irakian, shkruan ATSH.
Deir Ezzor është provinca e fundit siriane thuajse plotësisht nën kontrollin e ISIS-it. Trupa qeveritare janë vendosur në një pjesë të qytetit.