Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Sulmet terroriste në Evropë, policia shqiptare me shërbim të përforcuar

9 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Sulmet terroriste në Evropë, policia shqiptare me shërbim të përforcuar

Pas sulmeve terroriste në Barcelonë në të cilat 14 persona u vranë, policia shqiptare ka reflektuar sërish shërbim të përforcuar.

Por, burimet pohojnë se ndryshe nga masat e mëparshme, Drejtoria e Antiterrorit është në gjendje gatishmërie prej kohësh dhe një ndër arsyet është edhe fluksi i hyrjeve në vendin tonë gjatë sezonit turistik.

Sikurse edhe pas sulmeve terroriste në Londër, Mançester, Paris dhe Berlin, policia shqiptare ka shtuar vëmendjen në objekte dhe zonat që konsiderohen me risk, sikurse janë ambientet publike, por edhe zonat turistike, raporton “TCH”.

Burimet thonë se masa kryesore e Policisë së Shtetit lidhet me angazhimin e agjentëve të antiterrorit që po mbajnë nën vëzhgim personat me prirje radikale, por edhe lidhjet e tyre.

Kjo procedurë e drejtuar nga Antiterrori, por edhe Shërbimi Informativ po zbatohet në mënyrë të pandërprerë për shkak të dy dosjeve të bujshme gjyqësore që kanë në brendi që nga akuzat e terrorizmit, deri tek rekrutimet për luftime në Siri.

Njëra nga dosjet është e njohur si “Imamët”, tashmë të shpallur fajtorë edhe nga Apeli i Krimeve të Rënda. Dosja e dytë ka nën akuzë vetëm në Shqipëri 4 të dyshuar dhe në Kosovë 18 të tjerë, që dyshohen se po planifikonin një sulm terrorist në stadiumin ku do të mbahej ndeshja Shqipëri-Izrael.

Gjatë këtij sezoni turistik bëhet e ditur se, veçanërisht në pikën kufitare të Morinës dhe të Qafë-Thanës agjentë të Antiterrorit që gjenden në gatishmëri kanë intervistuar persona që fillimisht janë vlerësuar si të dyshimtë për të udhëtuar drejt Shqipërisë.

Por, megjithë masat e policisë, ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale parashikojnë transferimin për shqyrtimin e veprave të terrorizmit nga Krimet e Rënda në gjykatat e rretheve.

Tags: evropepolicia shqiptareSulmet terroriste

TË LIDHURA

Nafta tremb fermerët, rrezik për më pak të mbjella
Ekonomi

Nafta tremb fermerët, rrezik për më pak të mbjella

19:59 | 12/03/2026
Meta mbetet në burg, Kryemadhi: S’ka asnjë firmë apo vendim
Aktualitet

Meta mbetet në burg, Kryemadhi: S’ka asnjë firmë apo vendim

19:43 | 12/03/2026
Rama: 2030 bashkon Ramazanin me Krishtlindjet, shpresoj mandatin e fundit jashtë BE-së
Politikë

Rama: 2030 bashkon Ramazanin me Krishtlindjet, shpresoj mandatin e fundit jashtë BE-së

18:55 | 12/03/2026
Next Post
INSTAT: Inflacioni shkon në 2%, rënie e lehtë

Analiza/ Tregtia, më e lehta nga të gjithë sektorët e ekonomisë

Studimi/ Çokollata përmirëson memorien dhe mbron shëndetin mendor

Studimi/ Çokollata përmirëson memorien dhe mbron shëndetin mendor

Paris, rikthehen në teatro shfaqjet mbi jetën e Nënë Terezës

Paris, rikthehen në teatro shfaqjet mbi jetën e Nënë Terezës







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Osmani: Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit kushtetues
Kosovo

Osmani: Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit kushtetues

by mirseda
20:20 | 12/03/2026
0

Presidentja Vjosa Osmani ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese komentet lidhur me kërkesat e parashtruara me të cilat...

Nafta tremb fermerët, rrezik për më pak të mbjella

Nafta tremb fermerët, rrezik për më pak të mbjella

19:59 | 12/03/2026
TotalEnergies pezullon 15% të prodhimit global të naftës dhe gazit

TotalEnergies pezullon 15% të prodhimit global të naftës dhe gazit

19:59 | 12/03/2026
Analiza e REL: Arsyet pas përçarjes Osmani-Kurti

Analiza e REL: Arsyet pas përçarjes Osmani-Kurti

19:56 | 12/03/2026
Shtëpia e Bardhë mohon raportet për një sulm të mundshëm iranian me dron në Kaliforni

Shtëpia e Bardhë mohon raportet për një sulm të mundshëm iranian me dron në Kaliforni

19:54 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com