Ka peshuar shumë disfata e dyfishtë në El Clasico për Gerard Pique.
Mbrojtësi që është edhe një prej simboleve të Barcelonës nuk e ka përjetuar aspak mirë faktin që “Los Blancos” dominuan sërish për 90 minuta duke e mbyllur sfidën e dyfishtë të Superkupës së Spanjës me rezultatin e përgjithshëm 5-1.
“Kemi shumë punë për të bërë por për të parën herë në 9 vitet e fundit ndihem inferior ndaj Realit”, shkruan në Twitter shtatlarti katalanas.
Një moment aspak i mirë në kampin blaugranana ku drejtori sportiv, Segura sqaroi se puna për Coutinho dhe Dembele vazhdon, ndërsa Pique shton se Barcelona nuk po kalon një nga momentet më të mira as si skuadër dhe as si klub.
Në krahun tjetër, drejtori Segura hodhi poshtë zërat për konflikte në dhomën e zhveshjes.